Monday Marks, 7 tetor
Sezoni i gripit ja nisi, vaksinohuni, e dilni shlirë nëpër ngjarje të shumta! Plot ekspozita në galeria të Prishtinës, koncert najs në Prizren, një klub leximi, festival filmi dhe party kërcimi.
Pas një vere shumë zhegitëse, erdh një vjeshtë shumë lagëse, këtë Monday Marks po i bojm ma s’pari nja dy thirrje shëndetësore: festivali “Shliroj cicat” veç sa mund me i përkujtu gratë lexuese me shku me bo mamografi falas për me parandalu kancerin e gjinit - dhe për lexuesit e krejt gjinive e orientimeve tjera - me marrë vaksinën e gripit që me kursy kohën e kalume smutë n’shpi, për me përjetu edhe ma shumë ngjarje këtë fall/winter season.
Ndërsa këtë javë ka ekspozita në Galerinë Kombëtare, galerinë Qahili dhe galerinë 17; në Kino Armata mundeni m’i nxanë tre ditët e fundit të Festivalit të filmit frankofon; Kino Lumbardhi po e përfundon serinë e koncerteve Skaj Sessions me një koncert të bendit të njohur shkupjan Blla Blla Blla dhe multi-instrumentalistës portugeze Riga Bragen. Nëse keni qef me lexu dhe me diskutu librat, “Dukagjini” po vazhdon me book clubin e vet e për natë pak ma krejzi e keni një event në AMC hall. Trust me u desht m’i hjek do propozime tjera për me i mbulu ton këto ngjarje! Kënaquni dhe sh’net!
Me u vetëdijesu: Festivali “Shliroj cicat”, Prishtinë
Edicioni i katërt i festivalit Shliroj Cicat do të mbahet nga data 11 deri më 13 tetor në Prishtinë, tu e sjellë një mesazh të fuqishëm me sloganin e tij “PASQYRË MOJ PASQYRË, UNË E DUA VETEN!” Ky është më shumë se një festival – është një lëvizje për dashninë ndaj vetes dhe me luftu për një të ardhme më të shëndetshme dhe më të fortë, duke bërë ndërgjegjësimit përmes artit dhe aktivizmit dhe grumbullim të fondeve për të prekurat me kancerin e gjirit.
Gjatë ktyne tre ditëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë me përjetu plot aktivitete, tu e përfshi mbledhjen e sytjenave, panele diskutimi, 3 koncerte kryesore (me muzikë nga Edona Roshitaj, La Fazani, Mesnata, e deri tek DJ-të Lekë, Anita, etj. Festivalit i bashkohen artistë nga Shqipëria dhe Maqedonia.
Na thamë edhe në fillim, ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja ma e mirë eshtë i shlironi cicat dhe shkoni e boni mamografinë!
Me këqyr: Festivali i Filmit Frankofon, Kino Armata, Prishtinë
Oh la la! Tetori është për frangjisht-folësit dhe frangjisht-adhuruesit. Në kuadër të javës frankofone, tash veç ja ka nisë Java e Filmit Frankofon me titullin “Atmospheres Cinematographiques” (besoj e kuptoni thelbin), me plot filma që mundeni m’i pa me 7, 8 dhe 9 tetor, nga vendet frankofone dhe Kosova në Kino Armata dhe Kolegji AAB. Ka filma për fëmijë, ka edhe filma që definitivisht s’janë për fëmijë, e ka edhe filma me dedikim sporteve, për me shënu Lojnat Olimpike të mrekullueshme që sivjet u mbajtën në Paris. C’est magnifique!
Me pa: Ekspozita “Kur qeniet takohen”, Galeria Kombëtare
Galeria Kombëtare e Kosovës po vazhdon me ekspozitat me punime nga koleksioni i vet dhe tash e ka hapë ekspozitën kolektive me vepra të përzgjedhura e titulluar “Kur Qeniet Takohen”. Hana Halilaj ëshytë kuratore dhe thotë: “Ndër vite, imazhet e kafshëve kanë marrë rol të rëndësishëm në ekspolorimet artistike, shpesh duke kapërcyer racionalen e duke i dhënë jetë të re krijesave që na mundësojnë të vëmë në pyetje ekuilibrin ekologjik.”
Pra shumë krijesa, shtazë, qenie animale dhe antropomorfike. Ekspozita prezanton 24 artistë përfshi disa prej artistëve ma t’mirë nga koleksioni: Agim Çavdarbasha, Tahir Emra, Mikel Gjokaj, Adem Kastrati, Florika Ket, Hyrije Krypa, Ibrahim Kodra, Ivan Lovrenčić, Lizzie Lundberg, Muslim Mulliqi, Helmtrud Nyström, Sava Sandić, Nysret Salihamixhiqi, Zef Toçi, Fevzi Tüfekçi, etj.
Me dëgju: Koncert Blla Blla Blla & Riga Braga, Kino Lumbardhi, Prizren
Me datë 12 tetor Kino Lumbardhi ju pret për Skaj Session të fundit për këtë vit. Krejt verën ka pasë koncerte/sesione t’mira e tash për fund në Prizren kanë me performu Blla Blla Blla… dhe Rita Braga. Blla Blla Blla… veç e njifni tash e do dekada. Është bend që eksperimenton në stile dhe forma të ndryshme muzikore me stilin e tyne që ata vetë kanë quajt: “Oversky balkanishe Re-formë”, që është dhe titulli i albumit të tyne të dytë. Ndërsa Rita Braga është muzikante nga Portugalia, muzika e së cilës frymëzohet nga pionerët e post-punk-ut, elektronikës dhe kabaretit. Koxha miks i mirë, bileta veç 3 euro. E Prizreni qet edhe çaj të mirë këto ditë vjeshtore.
Me lexu dhe diskutu: Book club i librarisë Dukagjini, Prishtinë
Bash super osht me marr pjesë ne book club. Me lexu krejt një libër e masnej me diskutu. Takimi i radhës i klubit të leximit të Dukagjinit ka me u mbajt më 10 tetor. Në takimin e radhës osht përzgjedhë libri "Dhe malet oshëtinë" nga Khaled Hosseini - një libër që “eksploron lidhjet që na formësojnë jetën tonë, mënyrat se si i ndihmojmë të dashurit në nevojë, dhe se si vendimet që marrim rezonojnë nëpër histori.” Përveç diskutimeve që bohen në mes lexuesve, Dukagjini premton benefite për lexuesit në klub, përfshi 30% të çmimit të librit!
Me kcy: Party Jump&bazz, AMC Hall, Prishtinë
AMC Hall tash veç o bo pikë reference për elektro dhe tash rendi i ka ardhë edicionit të Jump&Bazz. Llajnapi osht i çart, prej Likatek, Zogai e Besa M (hi Besa! Hello Zogai! Ciao Lika!) e deri te Hiver, Der e Almarin. S’kemi çka me zgatë ma shumë. Biletat i gjeni në Rave Travel, si gjithmonë.
Me pa: Ekspozita “Njerëzit tek njerëzit - Azia Qendore”, Galeria Qahili, Prishtinë
Galeria Qahili po e hap sezonin me ekspozitën “Njerëzit tek njerëzit: Azia Qëndrore” me 10 tetor 2024, ora 19:00. S’ka pasë kurrë te na ma heret ekspozita me fokus në Azinë Qendrore, e në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet e 18 artistëve nga Kirgistani: Momun Astar, Jylldyz Asangaly, Tynumov, Nurlan Kudabaev, Yuldash Nurmatov, Shimova Halida, Sarkyn, Kim Aida, Nyurguyna Innokentyeva, Sadyk, Alapai Abdykasymov, Berebin, Rasul Kochkorbaev, Ernis Bekjamov, Asmat Abdysadyr Yylu, Kanybek Davletov, Jakypov Jylkychy, Sheishanaliev. Sipas organizatorëve, “skena e artit e Kirgistanit dallohet me kombinimin e lëvizjeve të artit bashkëkohor si dhe prejardhja nomade, që trajton sfida shoqërore.”
Me pa: Ekspozita “In the making III”, Galeria 17, Prishtinë
Me 8 tetor vjen ekspozita e Dion Zeqiri/Nina Kuttler “In the Making III”, pjesë e projektit “Art Space Unlimited” të Galerisë 17. Teksti kuratorial osht koxha i ngjeshun dhe intrigues: “Ekspozita “In the Making III” shpalos rëndësinë e bashkëpunimit mes specieve të mikrokozmosit për të arritur një baraspeshë të qëndrueshme në makrokozmos… Punimet e artistëve Nina Kuttler dhe Dion Zeqiri, ofrojnë reflektim të thellë mbi këto çështje. Duke iu referuar ekologjisë queer dhe natyrës si një entitet i pavarur, ne ftohemi të mendojmë për rolin tonë në krijimin e një harmonie më të madhe mes specieve si dhe të trajtojmë natyrën si një partner, e jo si një burim shfrytëzimi.”
Sooo, that’s all folks për këtë Monday Marks. Bonani subscribe e share if you really care. Ama stay healthy first. Kiss.
Nese dëshironi me shkrujt recenzione librash, filmash, ekspozitash apo veprave tjera arti, mund të fitoni një liber falas nga ne, botuar nga Met Museum i Nju Jorkut dedikuar artistit tonë të famshëm Petrit Halilaj. Per me shume: