Dhuratë për juve! Libri për Petrit Halilaj
Na dërgoni një recenzion të një filmi, ekspozite, libri, albumi muzikor a TV seriali dhe fitoni një dhuratë nga ne librin nga Met Museum dedikuar ekspozites ikonike "Abetare" të Petrit Halilaj në NYC.
Së shpejti do ta festojmë edicionin e 20-të të rubrikës Monday Marks këtu në platformën botuese Suzanne Substack. Çdo javë ju sjellim paralajmërime për ngjarjet kryesore të javës, recenzione të shkurta të serialeve, filmave apo muzikës që mund ta dëgjoni, ushqimeve të shijshme apo gjësendeve të bukura që mund t’i bleni.
Për ta shënuar këtë shoqërim me juve, e kemi një ftesë dhe dhuratë për ju: na dërgoni një recension apo review të juaj të ndonjë ekspozite, apo libri, serali televiziv, albumi muzikor, radio stacioni interesant, apo objekti arkitektonik, restorani lokal apo koncerti muzikor dhe fitoni dhuratë librin për ekspozitën Abetare të Petrit Halilaj.
Minimumi për tekstin që na dërgoni është 150 fjalë dhe duhet ta përcjellni me së paku një foto apo imazh tjetër ilustrues. Tre autorët e parë do t’i botojmë këtu në Suzanne Substack dhe do t’ja dhurojmë librin dedikuar ekspozites ikonike “Abetare” të artistit më të madh kosovar Petrit Halilaj, që ende qëndron e ekspozuar në hapësirën e kulmit të Muzeut Metropolitan të Nju Jorkut.
Për librin dhe ekspozitën “Abetare” të Petrit Halilaj
Libri “Abetare”, nga David Breslin dhe Iria Candela
Artisti kosovar Petrit Halilaj (lindur më 1986, në Kostërc, Kosovë) krijon instalacione komplekse dhe përfshirëse që krijojnë hapësira për lirinë, dëshirën, intimitetin dhe identitetin, ndërsa shpreh dëshirën e tij për të ndryshuar rrjedhën e historive personale dhe kolektive.
Në instalacionin e tij të parë madhor në hapësirë të hapun në kulmin e Met Museum në Nju Jork, artisti reflekton mbi përvojën e tij si refugjat dhe eksploron ndërthurjen e realitetit dhe fantazisë përmes botës së pasur të vizatimeve të fëmijëve. Ky libër shqyrton frymëzimin e Halilajt për këtë vepër në mbishkrime, gdhendje dhe shkarravina të gjetura nga bankat e ish-shkollës së tij fillore dhe nga shkolla të tjera në Evropën Lindore — një regjistër i fantazive, frikërave dhe mesazheve private të të rinjve të transmetuara në shumë gjuhë.
Një intervistë me Halilajn lidh praktikën e tij me ato të artistëve si Louise Bourgeois dhe Julio González, e vendos këtë projekt brenda karrierës së tij më të gjerë dhe konsideron se si kujtesa, identiteti dhe historia janë të pranishme në veprën e tij. Ky botim zbulon se instalacioni i tij i ri është njëkohësisht një histori e fëmijëve në një kohë dhe vend të shënuar nga konflikti social dhe politik, dhe një reflektim universal mbi imagjinatën rinore, shpresat, dëshirat, ankthet dhe ëndrrat.
David Breslin është Kuratori Kryesor Leonard A. Lauder në Departamentin e Artit Modern dhe Bashkëkohor në Muzeun Metropolitan të Artit, New York.
Iria Candela është Kuratorja Estrellita B. Brodsky për Artin e Amerikës Latine në Departamentin e Artit Modern dhe Bashkëkohor në Muzeun Metropolitan të Artit, New York.