Monday Marks, 22 korrik
Është jave e festivalit ma të madh muzikor Sunny Hill, po kemi edhe plot rekomandime tjera prej Prishtinës në Tiranë, se çka me pa, çka me dëgju, ku me hangër e çka me lexu këtë javë.
Ka ardhë koha kur shumica e postimeve në rrjete sociale janë nga pllazhat a pishinat. Për dallim nga vitet e shkume, kur shumica ishin në Shqipëri a dikah afër, tash kosovarët e çlirum prej vizave, ja kanë m’sy në krejt drejtimet - prej vikend pushimeve urbane në qytete europiane deri te pllazhat e Italisë, Greqisë e Spanjës. Por na në Monday Marks fokusin e kemi çka me bo në trevat tona kështë që ja edhe një liste rekomandimesh modeste dhe diverse për javën që sapo filloi.
Me eksperiencu: Sunny Hill Festival 2024
Duhet me ja nis me ngjarjen kryesore, festivalin Sunny Hill të themeluar nga Dua dhe baba i saj Dukagjin Lipa me një ekip fantastik çikash e djemsh. Sivjet line-up është i llojllojshëm: Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, Black Coffee, The Blaze, DJ Snake, Martinez Brothers dhe një dyzinë a dy yjesh vendore. Lokacioni është te Bërnica ndërsa komuna ka nda linjë të posaçme të autobusave për koncert që do të lëviz non-stop prej Sunny Hill deri te parkingu i Pallatit të rinisë. Për kategorinë Believers ka edhe lirime të posaçme 40% për mysafirët e tyne. Sivjet i kemi edhe dy stejxha, me premtim që party do të vazhdon deri në orët e hershme të mëngjezit, por festivali zgjat katër ditë kështu që ka edhe aktivitete tjera gjatë ditës për ata që i kanë ikë vapës së asfalltit të Prishtinës. E ju nëse doni bileta dhurata nga Suzanne, bonjani subscribe këtu dhe në YouTube.
Me dëgju: The Milksnatchers, në Lavjerr’s
Lavjerr’si është një hapësinë e re që është hapur para pak vjetëve. Është hapësinë pune për nomadët digjitalë me krejt kushtet për konektivitet, kafe dhe qetësi, por mbramjeve ka edhe evente, dans dhe muzikë, e kësaj rradhe me një mini-koncert të bendit kosovar The Milksnatchers. Lekë Morina është një ndër muzicientët tonë të dashtun, e bendi i tij pesë-anëtarësh premtojnë natë me rock të mirë, birrë të ftohtë dhe zbavitje pak ma ndryshe prej elektronikës omniprezente që po dëgjohet në klube tona. Lavjerri'si gjendet në rrugën kryesore menjëherë prapa Muzeut Kombëtar.
Me shiju: Pop-up bistro Pépins, Biblioteka Hivzi Sylejmani
"Pépins" është një platformë kulinarë dhe kulturore e bazume në Luksemburg. Bistroja në Librarinë Hivzi Sylejmani është projekti i tyne i parë i stilit Pop-up në Kosovë ku do të shërbehet vera natyrale nga e gjithë Europa. Ideja është që pasionistët e verës do të kanë mundësinë të provojnë dhe më pas të porosisin verat që do të jenë në menynë e tyne, duke krijuar kështu një platformë për shkëmbim të hedonizmit ushqimor dhe veror (a i bjen verëror?) të vazhdueshëm. Ushqimi është prej kuzhines moderne të bistrove sidomos në vendet frankofone, ama me ndikime nga e gjithë bota, nga një shef i ftuar lokal dhe një meny të ndryshme çdo ditë. Nga data 25 deri më 28 korrik në Librarinë Hivzi Sylejmani e keni Pop-upin ma interesant të muajit.
Pasi që jemi te biblioteka “Hivzi Sylejmani”, mu në këtë hapësinë me 23 korrik nga ora 18:00, organizata ‘Etea’ do të mban dialog socio-kulturor, ku të ftuar do të jenë prof. Dominik Kukeli dhe prof. Nehat Sadiku, për të biseduar mbi temën “Inteligjenca artificiale dhe narrativat e mëdha”.
Me eksperiencu: Dokufesti në Shkodër
Dokufesti ende s’ja ka nis, por e ka një event t’vockël në Shkodër, në Bujtinen dhe kafen Bed Station. Shfaqja e filmave të metrazhit të shkurtë, specialitet i Dokufest, do të përcjellet me muzikë nga DJ’te Geri Syka dhe Rea. Shkodra e bukur dhe rrugica të vjetra me kalldërm po mbushet me turista dhe po rinovohet çdo vjet e ma shumë, duke e rust shaman e të vjetres edhepse plot evente kontemporane pe begatojnë menine kulturore të qytetit. Ky even organizohet nga Qendra e artit kontemporan Harabel, e cila tash e disa vjet po organizon ngjarje të mira në Tiranë e qytete tjera. Për ata që janë në Shqipëri veriore fundjavën që e kemi përpara, ndaluni në Shkodër. Harabeli x Dokufest janë kombinim i mirë.
Me pa: Ekspozita “Ëndërra e një nate vere” e Fatlum Doçi, Galeria NAAN, Tiranë
Pasi që veç e përmendëm Shqipërinë ku rëndom gjenden dhjeta mijëra Kosovarë çdo javë verore, mund të ndalemi edhe në Tiranë te Galeria NAAN, ku kuratorja Ajola Xoxa sjell ekspozitë të artistit Fatlum Doçi. Sipas tekstit kuratorial: “burimi më i rëndësishëm për "Ëndrra e një Nate Vere" nga Shekspiri është "Metamorfozat" nga poeti romak Ovidi, një poemë epike që ndërthur shumë mite greke dhe romake. Shekspiri luan me ato mite, duke u ndier i lirë për t'i rikrijuar ato, po ashtu edhe Fatlum Doçi kur krijon, një proces i cili për të është një vend transformimi, një lehtësim nga rendi i ngurtë, ashtu siç është pylli për Shekspirin. Veprat e artit të Fatlumit janë plot simbolizëm, ose aspak: ato janë thjesht të lira.” NAAN dhe organizata Harabeli që e menaxhon këtë galeri, po spikaten me art intrigues nga gjenerata e re e artistëve kontemoranë, ndërsa punimet e Fatlumit e prekin një diapazon të gjanë si në medium (pikturë, instalacion, prin) ashtu edhe në diversitetin vizuel dhe simbolik.
Me shfletu: Arkivin digjital të Rilindjes dhe Bujkut, FLOSSK
Duhet me pranu që një pjesë e madhe e ditës na shkon tu scroll nëpër rrjete sociale, shpesh edhe pa nëj cak a në benefit, veç se osht ba shprehi. Ja një platformë ku mund të shfletoni mai 200,000 faqe të gazetave te vjetëra Rilindja dhe Bujku. Rilinjd ka qenë e botume si organ shtetëror dhe ka plot lajme politik, natyrisht nga perspektiva e partisë komuniste, ndërsa Bujku ka qenë fillimisht gazete e bujqësisë, por më 1991, pasi Serbia e mbyll Rilindjen, Bujku bohet gazeta e vetme ditore e lirë, së paku deri sa ka dal Koha Ditorie me 1996. FLOSSK është organizata që e ka bo punën masive të digjitalizimit dhe për studjuesit por edhe për lexues të thjeshtë, me shfletu këto faqe është si me ecë me makinë që ta kthen kohën mrapa. Prej lajmeve për Titon dhe liderët komunistë, deri te interesimi i jashtzakonshëm për politikën e jashtme në Afrikë, Azi dhe shtetet e painkuadruara, por faqet e kulturës dhe zbavitjes (Anza) janë shpesh edhe funny, sidomos karikaturat e Tafë Kusurit dhe Therrë Murrizit. Platforma gjendet në këtë faqe dhe është lehtë e përdorshme.
Me kçyr: Sezona 3 e TV serisë “The Bear”
Një seri televizive e shkëlqyshme është "The Bear", e cila i ka kapë zemrat e shikuesve (edhe numrin rekord të nominimeve për Emmys!") me fokusin e saj në historinë e një kuzhinieri ekscentrik që përjeton aventurat e tij personale dhe profesionale në botën e gatimit. Përveç vëmendjes në gatimin e mrekullueshëm, seria eksploron theme të ndryshme familjare dhe miqësore, duke sjellë emocione dhe super humor. Dialogjet inteligjente dhe super performanca e aktorëve a kanë bo “The Bear” një magnet për shikuesit. Në këtë sezonin e fundit derl edhe shefi i famshëm shqiptaro-danez Rene Rexhep. Edhe Rexhep vetë e ka një seri të re dhe për te kemi shkru ma heret. Gjithsesi e rekomandojmë “The Bear” në këto ditë me vape kur shumë prej juve jeni tu flikirat kanalet në televizion dhe streaming.
Mos harroni që kemi me i dhanë 4 bileta dhuratë nga Suzanne Podcast & Monday Marks. Shikoni detajet ketu: