Monday Marks 12 gusht
Ju ndoshta jeni në pushime, por Monday Marks nuk pushon. Po na pret një javë me plot ngjarje, festivale, përfshi evente me shumë disiplina, shumë ngjyra, shumë muzikë.. Kemi edhe shpërblime për juve!
Prej Mitrovicës (me dy festivale!) dhe Alban Skenderajt e deri te ardhja e ION në Pallatin e Rinisë, këtë javë ka gjithcka për gjithkë. Ne do t´ju dhurojmë 6 bileta për 3 fitues që i kemi followersa në Substack e rrjete sociale e që ja bëjnë tag dy personave në Instagram të Suzanne. Shihemi në Ionian night me RAVE travel!
Me përjetu: ION x RAVE, Pallati i Rinisë
Kush e përcjellë skenën e festivaleve dhe muzikës elektronike, me siguri ka dëgju për festivalet simotra ION dhe KALA në Dhërmi që organizohen nga një kolektiv ndërkombëtar me publik kryesisht nga mbarë Europa dhe line-up kontemporan. Eh, tash ION po zbarkon në Prishtinë, në një ngjarje të organizume në bashkëpunim me RAVE travel, që tashmë është bo institucion i organizimeve dhe shitjes së biletave për ngjarje muzikore në Kosovë e rajon. Line-upi është serioz: Eramah, Fernando Constantini, Magda, Ryan Elliott, Sean Od dhe Toske. Lokacioni është qendror dhe super i qasshëm, te Pallati i Rinisë. Data është me 17 gusht. Biletat i gjeni ku tjeter pos RAVE. Shihemi te veni.
Me përjetu: GREEN FEST, Mitrovicë
Mitrovica ka plot ngjarje kulturore që shërbejnë si ura lidhëse në mes njerëzve. Green Festi është ndër ngjarjet më të mëdha vjetore. Nuk është thjesht një festival komercial po ka mision përdorimin e arteve dhe kulturës për me eduku dhe frymëzu individë, komunitete dhe shoqëri me ndërmarrë veprime me luftu ndryshimet klimatike drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme. Noble aim! Programi ka aktivitete të ndryshme ndërsa mysafirë muzikorë janë: Shpat Deda, Oda Haliti, Adrian Berisha, Alban Skenderaj, etj. Tema sivjet është aktuale, lumenjtë dhe ujërat tona, me titullin që funksionon për bukuri me shumë kuptime: ¨LUM NA¨. Mitrovica ka lezet.
Me përjetu: Etno-Fest, Kukaj
EtnoFesti apo Festival i Arteve dhe Kulturës Tradicionale ka koxha një histori që ja vlen të rrëfehet. Çdo gjë fillon në fitin 2009 kur në fshatin Kukaj (një fshat me vetëm tre shtëpi banimi afër Prishtinës) xhirohej filmi "Gomarët e Kufirit" ku pas përfundimit të xhirimeve, aktori Bislim Muçaj, i mrekullum nga pamjet magjike të këtij fshati të braktisun e blen një shtëpi rrënojë dhe e fton shokun e tij, profesorin e artit skenik, Fadil Hysaj që ta vizitojë këtë fshat. I maxhepsur me bukurinë e këtij fshati Fadil Hysaj poashtu e blen një tokë me shtëpi të cilën e veshë me gurë, ndërsa shtëpinë e vjetër që përdorej si ahur për kafshë në vitin 2010 do ta ktheje në Etno Teatrin e parë në Kosovë. Tash aty po organizohen ngjarje të ndryshme me fokus në artin tradicional etnik. Na e kishim përzgjedh një bashkëpunim nga dy yje: dizajneren e modës Yllka Brada dhe artistin Jakup Ferri. Ka edhe ndeja, punëtori dhe muzikë kështu përcjelleni programin.
Me pa: Daisies, Kino Armata Prishtinë
Dyshja ma e re artistike e Prishtinës me emnin e bukur “Daisies”, po lanson për herë të parë platformën e tyne krijuese në Prishtinë. Qëllimi është me prezantu një program të ri kushtum eksplorimit dhe diskursit pak ma ndryshe të filmit, fotografisë dhe arteve. Kjo ngjarje në Kino Armatë do të fokusohet në ¨hulumtimin tematik të miqësisë në mes njerëzve, tu u thellu në ndërlikimet dhe nuancat e shoqërimit përmes objektivit të kinemasë¨. Më 14 gusht, osht pra eventi inaugurues i "Daisies", me një shfaqje të një filmi të rëndësishëm çek të new wave me filmin me titullin e njejtë "Daisies" nga Vera Chytilová. Ky film, me gjasë ka pasë edhe ndikimin kryesor mrapa krijimit të platformës, dhe u përzgjodh me shënu fillimin e një rrugëtimi krijues të dy themeluese. Po doket inovative, emocionale, intriguese, premtuese.
Me dëgju e me ble: Babetronixx/vintage pop-up, Pijetore Prishtinë
Babetronixx është një seri eventesh që promovon gratë në muzikë. Me 17 gusht në Pijetore (që e mban mysafirja e podkastit tonë Jeta Deva!) bashkë vintage shopat dhe butikat @be_younique___ , @butikuvintage , @bitterbabies, @chromatic__shop dhe @izlet_kafe, po mbahet nji pazar i hapun ku munesh me gjetë tesha, mbathje, aksesor, punime e pllaka vinyl. Për muzikë përkujdesën @erletakk , @gemza.b & @mirandamuharremi.
Me pa: Futja ngjyrë, Mitrovicë
Futja Ngjyrë është në të vërtetë emni i organizatës që ka një program tepër simpatik, prej Kampit Nomad që fillon këtë javë në Bistricë, e deri te punëtoritë kreative me artistë nga artet urbane që vijnë javën pasuese e deri te festivali i muraleve Nomad, që mbahet javën e parë të shtatorit. Ky ekip nga Mitrovica kanë edhe podkast me emnin Promaja dhe po dokën koxha t´mirë dhe kreativ me idetë e tyne edhe moton e thjeshtë ¨kualitet, jo kuantitet¨. Edhe na jemi subcribers të kualitetit kështu që mezi s’po presim të shohim se cka po na bijnë!
Me pa: ¨Stories of Ongoingness¨, Qendra Barabar
Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR) është ndër organizatat ma të rrespektume në rajon, me program përnime të dedikum krejt temave progresive, prej të drejtave të grave deri te mbrojtja e komunitetit LGBTQ+ e deri te pajtimi në mes komuniteteve. Këtë jave po e sjellin ekspoziten që ma së lehti po na bjen me përkthy “Rrëfimet e vazhdimësisë”, në qendrën e arteve Barabar në Prishtinë. Veprat e artit janë të rinjëve që kanë marrë pjesë në programt e shkëmbimit të YIHR, ndërsa kurator është Simon Kurti. Sipas organizatorëve: ¨Tregimi i rrëfimeve ka qenë gjithmonë një mënyrë me përpunu të kaluamën, me spekuluar mbi të ardhmen dhe me përshkru udhëtimin tonë nëpër ndryshimet e pashmangshme në jetën tonë. Ekspozita "Historitë e Vazhdimësisë" shfaq histori të shumta nga këta të rinj, duke zbuluar të kaluarën e tyre, udhëtimet e tyre personale të rritjes, shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë dhe zbulimet e tyre të ngjashmërive midis popujve.¨
Me hangër: Bukë e vo, Dit’ Nat´
Duket thjeshtë por mas festivaleve, koncerteve e partive, njeri nganjëhere ka nevojë për kafjall tḿirë, t´pasun, me dozë të mirë të proteinave e yndyrnave. S´po thojmë për hangover, ama thjeshte me ja nisë mirë ditën. Eh, bash vo me bukë nuk gjen lehtë në Prishtinë. Ka mengjez në do vene, por kryesisht llokuma dhe brumëra. Në Dit’ e Nat’, e kemi gjetë një meny t’mirë ku mundesh mu ul në ambient kreativ, rrethekum me njerëz t’bukur e inspirues, me porosit një kafe a caj, me hangër vo n´sy me tost dhe sallatë dhe me soditë jetën dhe me mendu për javën qe po vjen.
Me pa: filmin Crow
Filmi origjinal ¨Korbi¨ pat dalë me 1994, domethanë para rrumbullak 30 vjetëve dhe menjëherë ka hy në legjenda filmike për shkak të tragjedisë që e ka përcjellë. Fillimisht, The Crow ishtë paramendu si një film me superhero gotik amerikan, bazum në serinë e stripave nga vizatuesi James O'Barr. Korbin në film e ka lujt Brandon Lee, djali i vetëm i Bruce Lee, në rolin e tij të fundit në film, si Eric Draven, një rock muzicient që ringjallet nga të vdekurit për me kërku hakmarrje kundër bandës që e vrau atë dhe të fejuarën e tij. Por Lee u vra ne një aksident me arme gjatë xhirimeve të filmit. Ndërsa Lee kishte përfundu shumicën e skenave të tij, filmi u përfundua me efekte speciale dhe hyri në analet e historisë filmike. Këtë gusht po vjen versioni i ri i këtij filmi, ku Korbin superhero e luan Bill Skarsgård, të dashurën e vrarë FKA Twigs, e një nga arsyejt pse po ju rekomandojmë bash këtë film është se një aktor shqiptar Dukagjin Podrimaj e luan njanin prej roleve. Krejt në fund, për pak inspirim po ja u rikujtojmë përkthimin e Fan Nolit të fillimit te vjershës Korbi të Edgar Alan Poe:
Një mes-nate të bezdisur
Tek këndonja i zalisur
Disa pralla dhe magjira
Të një shkence të harruar,
Tek dermitnja i kapitur
Befas vjen një e trokitur,
Me ngadalë e goditur
Përmi derë t’odës sime.
“Dikush është, thashë, jashtë
Që troket mi derën time”.
Vetëm kjo, dhe asgjë më.
…
Shihemi të hanen e ardhshme!