Ion x Rave = new parties on the block
Një bashkëpunim i ri në skenën muzikore po sjell festivalin e njohur ndërkombëtar ION nga Dhërmiu në Prishtinë. Kemi folë pak me Kushtrimin nga Rave për këtë kombinim të fuqishëm muzikor .
Suzanne dhe RAVE sjellin bashkëpunimin e rradhës e ju lexues jeni përfitues. Për çdo subscriber që ja bën share storjeve tona nga substack, si dhe tag dy personave në Instagram mund të fitojnë bileta falas nga ne. Do ti shpërndajmë 6 bileta për 3 fitues, pra nga dy bileta për fitues.
Arlinda: Tung Kushtrim, Rave tash e disa vjet është shëndrruar në pikën kryesore për bileta dhe informata rreth koncerteve dhe partyve. Cka po na pret ne Kosovë dhe jashtë vendit ne javët dhe muajt e ardhshëm?
Kushtrim Dushi: Ka shumë evente dhe ndodhi në vend e ne rajon sidomos këtë sezon, në javët e muajt e rradhës fillojnë te pakësohen eventet me shkuarjen e sezonës mirëpo gjithmonë ka diqka që po ndodhë, që është gjë shumë e mirë për rininë dhe komunitetin tonë. Eventi i rradhes i madh do te jete bashkepunimi mes ION Festival dhe RAVE me 17 Gusht në Pallatin e Rinisë, pastaj kemi permbylljen e festivaleve ne bregdet me ION Festival në Dhermi, poashtu eshte Hardh Fest ne Rahovec, në Shtator, një festival shumë i mirë të cilët po ashtu këtë vit do të mirepresin të mëdhenjtë, Gipsy Kings. Pastaj javën e parë të Nëntorit kemi Prishtina Music Week që do të ketë shumë evente të mëdha dhe koncerte e përcjellur nga Prishtina Music Conference.
Arli: ION njihet si festival i Dhermisë, me koxha linepup inovativ dhe super publik nga mbarë bota, qysh erdh deri te bashkëpunimi me e pru në Kosovë, dhe a është kjo hap për zgjerimin afatgjatë të ION ne Kosovë?
Kushtrim Dushi: Me ION dhe organizatorët e saj punojmë ndër vite që nga edicioni i parë i Kala Festival 2018 si dhe mbi te gjitha jemi miq të mirë.
Kanë ardhë disa here në RAVE Festival dhe janë mahnit me turmën dhe audiencën tonë plot energji të mirë. Edhe pse target audiencën ata e kanë kryesisht në Angli, eksperienca në RAVE i motivoi që të terheqin edhe nga këtu pjesëmarrës në ION, dhe aty lindi ideja që ta sjellim ION në Prishtinë për një natë.
Arli: Sivjet ka pasur koxha festivale, nëpër krejt qytetet e Kosovës, por edhe në zona ma pak të qasshme rurale dhe malore. Cili është recepti për një koncert apo festival të mirë? Cka duhet me pasë?
Kushtrim Dushi: Ka shumë punë dhe detaje që shkojnë në organizimin e një festivali apo koncerti të mirë dhe se di a mund ti pergjigjet dikush në një pyetje. Perveq logjistikës, production, e krejt kto detajeve teknike që kërkojnë punë të madhe, për ne eksperienca e pjesemarrësit është kryesore. Duke qenë që dhe ne si ekip shkojmë në evente të mëdha, jashtë e këtu, ku te mundemi dhe kemi nje eksperiencë edhe si pjesemarrës, element kryesor e kemi eksperiencën e të pranishmëve. Detajet qe lehtësojnë qasjen e audiencës dhe krijojnë një ambient të rehatshëm, me muzikë që nuk harrohet është mbi qdo element tjetër organizativ.
Arli: Me pas pare pa fund, kon e kishe sjellë për koncert në Kosovë?
Kushtrim Dushi: Një Prishtina Music Week me buxhet pa limit në edicionin e saj do të sillte këta në lineup duke e mendu se qka më shumë kërkon edhe audienca jonë:
- Një natë veq për Metallica që mendoj e perfshinë kogja një gjeneratë të madhe.
- Një natë Stromae dhe Tame Impala
- Hip Hop Night
Kanye West
Kendrick Lamar
Pusha T
Metro Boomin
- Electronic Night
Këtu është një listë e gjatë për të cilën jemi duke punu fort që me i sjell në eventet e radhës së RAVE.
Po disa emra që mendoj që nuk kanë qenë në Kosovë edhe dhe që i kerkojnë audienca janë: Richie Hawtin, Jeff Mills, Laurent Garnier. Po ka edhe shumë e shumë emra të tjerë që janë edhe artistë të rinjë.
Love it! Hugs for Arli & Kushtrim
Perveq qe e adhuroje podcastin ton e adhuroje edhe kete pjesen qe dhuron bileta falas per festivale te ndryshme! Kisha pas shume deshire me i fitu dy bileta e me shku me u knaq me partnerin tem, po ashtu kish me qene edhe date i yn i pare si qift!!! 🫶🏻