Wednesday Window, 4 mars
Java e festave të para para-pranverore, me plot ngjarje që i shtohen agjendës kulturore në art, muzikë, teatër, film... Ja Wednesday Window!
Java e parë e marsit sjell një agjendë të pasun kulturore në Kosovë dhe Shqipëri: në Gjimnazi Xhavit Ahmeti jepet premiera e forum-teatrit “Prapa Ekranit” me regji nga Zana Hoxha, që hap debat mbi dhunën psikologjike online; në Grand Hotel Prishtina mbahet shfaqja në mesnatë e filmit Lola (1981) nga Rainer Werner Fassbinder si dhe mbrëmja muzikore “From Berlin to Prishtina – In Queer Transit”, me muzikë nga Yazzus, VG1RL dhe Rebsiwan b2b Elise; Filharmonia e Kosovës vazhdon programin “Arti në Shkolla” në Pallati i Rinisë dhe Sportit me prezantimin e kornos; ndërsa klubet Posht dhe Bubble Pub sjellin line-up-e energjike gjatë gjithë javës.
Në Tiranë, lokali legjendar Kino feston ditëlindjen në Vila 37 me tri ditë art, muzikë e brunch, ndërsa në Prishtinë, Luledielli Art Atelier ofron gift card-e për kurse vizatimi dhe një masterklasë me kompozime florale të frymëzuara nga feminiteti dhe pranvera.
Me pa: Premiera e shfaqjes teatrale “Prapa Ekranit” / Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, Gjilan
Shfaqja forum-teatër “Prapa Ekranit”, me dramaturgji dhe regji nga Zana Hoxha, rikthehet për me hapë një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të guximshëm mbi dhunën psikologjike dhe abuzimin në hapësirën online. Prezantimi i radhës do të jetë më 04 mars 2026, në ora 14:00, në ambientet e Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, në Gjilan.
Me pa: Shfaqje në mesnatë e filmit Lola (1981) / Grand Hotel, Prishtinë
Kolektivi “Hyjneshat” bashkë me Daisies po ju ftojnë për shfaqje në mesnatë të filmit Lola (1981) nga Rainer Werner Fassbinder në Grand Hotel. Filmi i njohun përqëndrohet në Lolën, një këngëtare kabareje, që ndriçon kompromiset morale të Gjermanisë Perëndimore të pasluftës në lulëzim me sharmin e saj. Një romancë në dukje e pafajshme shndërrohet shpejt në një valle të hollë dëshire dhe intrigash, tu ekspozu vlerat labile të një shoqërie në tranzicion.
Me kcy: Mbramje muzikore “From Berlin to Prishtina – In Queer Transit” / Grand Hotel, Prishtinë
Qe edhe një ngjarje nga “Hyjneshat” në Grand, me 6 mars, ngaora 23:00. Një natë që lidh skena, qytete dhe lëvizje queer, ku energjia e klubeve të Berlinit takohet me undergroundin lokal në një festë të shkëmbimit kulturor dhe bashkëpunimit përtej kufijve. Në bashkëpunim me Ambasadën e Gjermanisë, ngjarja pasqyron se si lidhjet mes skenave dhe shkëmbimi komunitar ndihmojnë kulturën queer mu rritë dhe me lulëzu. Në llajnap janë Yazzus (Berlin), VG1RL (Shkup) dhe Rebsiwan b2b Elise (Prishtinë).
Me dëgju: Prezantimi i instrumentit të kornos nga Filharmonia e Kosovës / Pallati i Rinisë, Prishtinë
Në kuadër të programit “Arti në Shkolla”, më 5 mars 2026 prej orës 13:00 vazhdon cikli i koncerteve për nxënës, kësaj here me prezantimin e instrumentit të kornos. Kornistët e Filharmonisë së Kosovës dhe studentët e klasës së kornos (Prof. Ilir Kodhima) do të prezantojnë një program të përzgjedhur, si dhe do të prezantojnë instrumentin e veçantë të kornos në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit. Gjatë muajit mars, Filharmonia e Kosovës do të realizojë edhe programin e dytë në kuadër të “Artit në Shkolla”, këtë herë me Korin e Filharmonisë së Kosovës nën drejtimin e Hajrullah Sylës.
Me kcy: Erleta e La Baresha rioting në Posht’ / Posht’, Prishtinë
Llajnapi këtë javë në mikro-klubin Posht’, dedikohet çikave krye-ngritëse dhe muzikës pasion-ngritëse me Erletën që lëshon muzikë me 6 mars ndërsa La Baresha me 7 mars. Super end of the grrrrrly week!
Me kcy: Llajnapi javor super krejzi në Bubble / Bubble Pub, Prishtinë
Marsi magjik poashtu i trokitë derës së Bubble dhe këtë javë vjen me një llajnap të ngjeshun: të mërkurën energji disco nga Tuttseoul, të enjten një përzgjedhje franceze nga Imjeton dhe Yohan Nnd, të premten Leart Rama dhe Dimension Genc vijnë në një krejzi set b2b, ndërsa të shtunën javën e mbyll Flutura Celaj.
Me festu: Ditelindja e Kinos / Villa 37, Tiranë
Lokali legjendar Kino në Bllokun e Tiranës po e feston ditlindjën! Nga 6 deri më 8 mars Kino i hap dyert e Vila 37 për ma shumë art, muzikë dhe komunitet, tu i mbledhur të gjitha hapësinat, njerëzit, muzikën e juj të preferum në vendin ku krijohen kujtimet. Keni brunch, kopsht zanor, kllabing, gjëthçka ka pak!
Me dhuru: Orë vizatimi për të dashurit tuaj nga “Luledielli” Art Atelier / Prishtinë
Atelieja simpatike e çelun nga aktivistja dhe artistja ukrainase Anna Koshtyna ka disa oferta tetëmarsore. Mundeni me ble një gift card për të dashurën tuaj me shku në kurs vizatimi e poashtu mundeni me marrë pjesë në masterklasë të artit me lule! Krijoni një kompozim unik floral të frymëzum nga feminiteti, forca dhe ripërtëritja pranverore. Gjatë këtij masterklasi punoni me lule dhe gjethe të vërteta dhe mundeni me dizajnu veprën tuaj ekspresive. Nuk nevojitet përvojë e maparshme - mjafton kureshtja dhe dëshira për me kriju diçka të bukur me duart tuaja.










