New window of opportunities
Plot ngjarje edhe në mesjavë! Aq sa na u desht këtë javë me botu edhe një shtojcë top listës së ngjarjeve kryesore javore në kulturë, art, film... Ja dritarja e mundësive Wednesday Window
Po shpërthen shtatori! Pas rekomandimeve të hanës qe edhe rekomandimet e mërkures te na, plot 20 ngjarje të vogla e të mëdha, për gjithkond edhe gjëthkah, prej Prishtines, kah Prizreni e deri Tiranë.
Këtë javë festojmë përvjetorin e Nanës Tereze me premierën kosovare të filmiy La Voce (1982) në Prizren, ku Bekim Fehmiu luan në një nga rolet kryesore. Në Prishtinë, No Borders Orchestra sjell Mahler, Strauss e Schoenberg, Ema Bilbilaj hap ekspozitë te Hani i Dy Robertëve, Lavjerr’s mban natë poetike, e Anna’s Art Atelier jep mësime pikturimi.
Për dashamirësit e natës: Servis Fantazia, Bubble, Posht’ dhe Serpent Claws ofrojnë muzikë, kokteje dhe atmosferë verore deri në pikën e fundit. Ndërkohë, Tirana pret European Youth Film Festival me filma të rinj e të guximshëm, biseda dhe open air te “Agimi”.
Qe lista e apdejtume Wednesday Window! Ishmenada!
Me shënu dhe m’u krenu: Premiera kosovare e filmit “La Voce” dedikum Gonxhe Bojaxhiut / Shtëpia e kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren
Këtë javë shënohet 28 vjetori i vdekjës së shenjtores shqiptare Nanës Tereze dhe me këtë rast, për herë të parë në Kosovë do të shfaqet filmi italian “La Voce” (Zëri), prodhim i vitit 1982, me aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu në një nga rolet kryesore. I realizum nga regjisori Brunello Rondi, filmi rrëfen historinë e hershme të Gonxhe Bojaxhiut si 17-vjeçare në vitet ’20 dhe vendimin e saj për t’u bërë murgeshë me emrin që sot e njeh mbarë bota – Nënë Tereza. Shfaqja e filmit osht sonte më 3 shtator, ora 18:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Hyrja është falas. Filmi u siguru nga CHwB Kosova përmes koleksionuesit Edmond Jusufi.nga Oliver Sedaj.
Me dëgju: Koncert i No Borders Orchestra / Pallati i Rinisë, Prishtinë
No Borders Orchestra vjen në Prishtinë me turneun Turning Point, një udhëtim muzikor që, sipas organizatorëve, reflekton pasigurinë globale dhe fuqinë e njerëzve m’u përshtatë e me rezistu. Në program janë vepra të fuqishme të Mahler, Strauss dhe Schoenberg, kompozitorë që kapën shpirtin e botës në tranzicion, bash qashtu qysh osht bota jonë sot. Përndryshe, NBO osht një projekt unik rajonal që bashkon muzikantë nga vende dhe fusa të ndryshme për m’i çmontu paragjykimet e me kriju ura komunikimi përmes artit. Me 4 shtator, në Pallatin e Rinisë, dhoma e ateljesë.
Me pa: Ekspozitë personale e Ema Bilbilaj / Hani i Dy Robertëve, Prishtinë
Hani i famshëm po vazhdon me ekspozitat simpatike dhe diverse, të mëdha e të vogla, të kurume kryesisht nga dosti jonë Shkelzen Maliqi. Kësaj rradhe me 4 shtator, në ora 19:00, mundeni me pa ekspozitën e titullume “Arti përtej funksionit” të dizajneres Ema Bilbilaj, e cila ka me sjellë objektet e saja të inspirume nga pop-arti.
Me dëgju e diskutu: Nata Poetike / Lavjerr’s, Prishtinë
Këtë t’ejte me 4 shtator, lokali i vockël me shpirt të madh në Prishtinën e moçme, po e organizon natën poetikë të dytë. Poetët që kanë me prezentu vargje janë Eranda Bokshi, Dhurata Hoti dhe Fisnik Egër. Në përcjellje me sint piano osht Viola Rrecaj. Pas pjesës së leximit të poetëve ka me qenë mikrofoni i hapur për lexues e dëgjues nga publiku.
Me mësu e m’u inspiru: Klasë për pikturim teksturash / Anna’s Art Atelier, Prishtinë.
Anna Koshtyna osht pjesë e komunitetit të vogël por shumë aktiv të ukrainasve që jetojnë e veprojnë në Kosovë. Ajo edhe kontribuon pejsazhit kulturor me disa nisma përfshi qendrën artistike Anna’s Art Atelier. Këtë javë aty mundeni me mësu e me ushtru pikturim teksturash me Elsa Hotin, por keni program të mirë gjatë krejt shtatorit!
Me kcy: Java me muzikë e kokteje / Servis Fantazia, Prishtinë
Ndoshta keni qef koktell me bazil e gin, ndoshta jeni për negroni, e ndoshta thjesht një birrë e ftoftë ju mjafton me ja nisë (e me vazhdu) natën. Servis Fantazia krejt i ka, po i ka edhe DJ-të e mirë, me rranjë në komunitet dhe mysafirë të veçante. Sonte, të mërkuren muzikën e mbajnë me Petritin dhe Trimin, të premten me Ledionin dhe të shtundën me Artin. Super duper.
Me kcy: Programi javor me fluska energjie / Bubble, Prishtinë


Kush s’ka qef me maru ballona me ujë e deterxhent? Të tont gëzohemi ka pak ku lujmë me fluska. E Bubble po e vazhdon programin javor me fluska shumëngjyrëshe, me muzikë të ndryshme për kejt moshat, shijet dhe gjinitë (t’u përfshi edhe ata që hala s’janë të sigurtë për shije dhe gjini). Sonte me 3 shtator e keni Edona Vatocin, të premten me 5 shtator e keni Leart Ramën, dhe te shtunën e keni Gimin. Full house.
Me kcy: Fundvera me Erletën / Posht’, Prishtinë
Me siguri e keni pa lokalin Posht’ që osht ‘simotër’ e Lavjerrs’it, me program pak ma të dhezt e me muzikë pak ma t’qart. Këtë muj keni program çdo vikend, por vikendi i parë fillon të premten me Erletën. Këtë gru që po bon dallgë e valë e fortunë në skenën e muzikës e kemi mysafire edhe në podkastin Suzanne në fund të shtatorit. Mos harroni me këqyr!
Me kcy e me mingle: Serpent Claws me Doruntinë dhe Laurent / Serpent Claws, Prishtinë.
Para pak muajve patëm bo muhabet me Matalen për studion e vet artistike, estetike, muzikore Serpent Claws në sheshin Nana Terezë. E këtë të shtunde, me 6 shtator në ora 8 keni mysafirë special, Doruntinë dhe Laurentin që kanë me lëshu muzikë enkas në këtë hapsinë të shprehjes artistike alternative. Ja vlen një vizitë.
Me këqyr: Tirana European Youth Film Festival / Qendra e artit “Agimi”, Tiranë
“Agimi” osht një kinema e vjetër e Tironës, që këto vitet e fundit osht shëndrru në epiqendër alternative e ngjarjeve kulturore në kryeqytetin e Shqipnisë po edhe ma gjon. Këtë javë ju ftojnë mu bo gati se po vjen një festival filmash të prodhum nga regjisorë të rij, nga 5-10 Shtator, dhe ky edicion osht ma i madh se kurrë! Zbuloni zanat ma të rinj dhe ma të guximshëm të kinemasë evropiane, me një program që sjell filmat ma të mirë artistikë debutues (dhe të dytë). Keni me pa filma të jashtëzakonshëm, me marr pjesë në biseda frymëzuese, party me muzikë t’mirë në Qendrën e Artit Agimi dhe në Open Air Tirana.











