Wednesday Window, 13 maj
Të hanën i propozum plot 15 ngjarje, por kjo javë sjell hala mundësi argëtimi, dëgjimi, inspirimi e kërcimi. Qe Wednesday Window me rekomandimet e mesjavës!
Kjo javë po vazhdon me ju pru gjithçka, prej teatrit intrigus e filmave inspirus deri te najtllajfi eksplodus.
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës vjen komedia kult “Art” e Yasmina Reza nën regjinë e Bashkim Ramadani, ndërsa Kino Armata vazhdon vikendet me animacione franceze për krejt gjeneratat.
Për ata që dojnë me kcy, Prishtina e ka menynë e plotë: La Fazani e Ylli Megi n’Bubble X, Adrian Berisha, Marshall Jungle e Art Haliti n’Zone Club, Erleta n’Juno’s Social Hub dhe Genc Elezaj te Spirito Santo në Juliet of Spirits.
Jashtë Prishtinës, Kino Jusuf Gërvalla sjell filmin “Karma” të Esat Fejza, ndërsa Filharmonia e Kosovës udhëton për herë të parë në Korçë me një mbramje simfonike që bashkon Verdin me muzikën shqiptare.
Ishmenada!
Me pa: Shfaqja “Art” / Teatri Kombëtar, Pallati i Rinisë, Prishtinë
Nën regjinë e Bashkim Ramadanit, komedia “Art” e dramaturges franceze Yasmina Reza, vepër e shkrume në vitin 1994, ju själ përpara publikut një rrëfim ironik për artin, vlerat personale dhe krisjet e padukshme të një shoqnie të vjetër. Ekipi osht superb me aktorët Ard Islami, Ylber Bardhi, Butrint Lumi, dramaturge: Zoga Çeta Çitaku, kompozitor: Tomor Kuçi, skenograf: Burim Arifi dhe kostumografe: Yllka Brada. Shfaqjen e keni me 13 maj, në ora 20:00.
Me pa: Ekspozita personale e Arbnor Karaliti “Can you feel the ground hesitate?” / Galeria e Arteve, Gjilan
A po e hetoni tokën kah heziton? Ky osht titulli i ekspozitës personale të Arbnor Karaliti, hapja e së cilës mbahet me 14 maj, në ora 19:00. Ekspozita i qaset jetës si një gjendje e pezullume: mes dokumenteve dhe përkatësisë, mes kaluarës dhe tashmes, mes intimitetit dhe izolimit. Secila seri funksionon si një kapitull i veçantë, por së bashku ato ndërtojnë një portret ma të gjanë të jetës bashkëkohore, të formësume nga migrimi, trauma, administrata dhe format e heshtuna të intimitetit.
Me rreh shuplakë: E premtja me La Fazanin dhe Ylli Megin / Bubble X, Prishtinë
S’kena nevojë me ju tregu ma shumë për La Fazanin, ama Bubble X po vazhdon me t’premte premtuese, zbavitëse, vallëzuse, fluskuse - kësaj rradhe me kangëtarin eklektik dhe tutje DJ Ylli Megi. Mas orës 3, party vazhdon me Genc Elezaj n’Trouble, në të njejtin lokacion.
Me kcy: Spirito Santo me Genc Elezaj / Juliete of Spirits, Prishtinë
Juliet of the Spirits qe koxha do muaj osht the best kept secret e najtllajfit, e seria e ngjarjeve Spirito Santo janë sidomos të preferume për ata që dojnë pak kllabing, pak shoqnim, pak muhabet, pa e bo t’madhe. Të shtunën, me 16 maj, prej orës 23:00 e tutje.
Me kcy: Mbramje me Adrianin, Marshall Jungle, Artin & co. / Zone Club, Prishtinë
Kombinimi i DJ-ave vendor që sjellin vajbin ma t’mirë n’shehër, me Adrian Berishën, Jungle, Art Haliti e plot tjerë. Party vazhdon me Chvare në Billiard Room, e krejt kjo shpaloset t’premtën, me 15 maj. Kllasikë.
Me kcy: Mbramje me Erletën / Juno’s Social Hub, Prishtinë
Erletën e kemi pas mysafire në podkast, edhe kurdo dhe kudo që lëshon muzikë, dijeni që mirë keni me kalu. Hapësina e re për shoqni të mendjehapun dhe zemërmbushun e kanë Erletën mrapa dekave me 15 maj!
Me këqyr: Filmi “Karma” nga programi Kinemaja Kombëtare / Kino “Jusuf Gërvalla”, Pejë
Kino “Jusuf Gërvalla” osht tu prezentu program t’mirë dhe t’llojllojshëm, taman si një boutique cinema. Me 14-15 maj, nga ora 19:00, shfaqet filmi “Karma” i Esat Fejzës. Rrëfimi fokusohet në tre miq që ribashkohen pas plot do vjetëve dhe vendosin me sfidu fatin përmes një plani absurd që s’ju dhez bash sipas parashikimeve. Rolet Kryesore: Agron Shala, Labinot Lajçi, Agron Krasniqi, Xhemi Agaj, Vedat Haxhiislami, Ilir Prapashtica, Kumrije Hoxha, Melihate Qena.
Me pa: Shfaqja e filmave “Funny Birds” and “Charlie Belin” / Kino Armata, Prishtinë
Dy filma francezë, të shfaqun nën organizim të Institutit Francez, për gjeneratat ma të reja, ama jo veç për ta, kanë mu shfaqë në Armatë këtë të diele, tu e mirëmbajtë traditën e vikendit të dedikum animacionit dhe rrëfimeve magjike. Filmat shfaqen në mesditë. Belle opportunité avec de belles films.
Me dëgju: Korça mirëpret Filharmoninë e Kosovës / Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, Korçë
Për herë të parë, Korça i çel dyert per Filharmoninë e Kosovës, në një mbramje që pritet me pru the best of the best prej muzikës klasike në qytetin e serenatave. Më 16 maj, në ora 19:30, Korça ka me qenë nikoqire me skenë të një ngjarjeje madhështore, me program që përfshin Verdin, Mulliqin, Beqirin, ku tradita, identiteti dhe arti simfonik bashkohen në një mbramje të jashtëzakonshme.











