Vitruvian Woman: A Vision of Feminist Freedom and Fairness
Të hënën më 16 shtator në ora 18:00 në Kino Armata do të mbahet një event që kombinon artin, aktivizmin dhe agjendën progresive feministe. Pak fjalë për këtë ngjarje...
Në këtë ngjarje do të shfaqet premiera e video-performancës artistike “VITRUVIAN WOMAN“ nga artistja feministe Ms. Indefinite – një adaptim konceptual feminist i veprës ikonike “Vitruvian Man” të Leonado da Vincit, përcjellur nga një panel diskutimi për temën “Puna e kujdesit pa pagesë dhe ndërrimi i dyfisht” me panelistët: Dita Dobranja, Visar Ymeri, Luljeta Demolli, dhe Hana Bacaj, moderuar nga Dafina Halili.
Gruaja Vitruviane rikrijon vizionin famshëm të Leonardo da Vinçit për Njeriun Vitruvian, një simbol i përjetshëm i përsosmërisë dhe proporcionit njerëzor. Në këtë instalacion, forma mashkullore zëvendësohet me atë femërore, duke sfiduar këndvështrimin historik që ka vendosur burrat në qendër të harmonisë dhe ekuilibrit.
Kjo rikonceptim artistik, kombinuar me temën e panelit debatues, thekson betejën e vazhdueshme të grave për barazi, drejtësi në të drejtat e punës dhe njohjen e tyre në vendin e punës dhe në shoqëri, duke ofruar një vizion ku gratë zënë vendin e tyre të merituar në rrëfimin e arritjeve të njerëzimit në aspektin ma të gjanë te mundshëm, dhe do drejtave bazike në aspektin e nevojave të grave kosovare.
Kjo ngjarje është pjesë e një serie aktivitetesh të bashkëpunimit në mes të Friedrich Ebert Stiftung, Indefinite Institute dhe Institutit Musine Kokalari, përmes së cilave elaborohen më tutje mbi temat që lidhen me barazinë dhe drejtësinë gjinore, si pjesë e një kampanje lansimi të studimit « Analizë Gjinore: Një Pasqyrë e Shumëanshme e Drejtësisë Gjinore në Kosovë.
Diskutimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe do të ketë përkthim në gjuhën angleze, si dhe video-performanca do të ketë titra në gjuhën angleze.
Platforma mediale Suzanne do ta mbulon ngjarjen.