Tupanat e Kushtrimit
Për talentët e rinj të Kosovës, ka mbetur edhe një ditë (deri me 23 gusht) të aplikoni për një super set tupanash si dhuratë nga Fondacioni Kushtrim Mehmeti.
Fondacioni Kushtrim Mehmeti është një iniciativë e veçantë që nderon kujtimin për Kushtrimin. Kushtrimi ishte një muzikant i ri dhe i talentuar i Prishtinës. Edhe pse prindërit e tij nuk kishim mundësi në atë kohë me ia ble tupanat, ai nuk u dorëzua.
Me pasion dhe kreativitet, Kushtrimi improvizoj dhe i krijoi tupanat e tij dhe vazhdoi të ndjekë ëndrrën e tij muzikore me të njëjtin zell.
Për të nderuar trashëgiminë e tij dhe për të mbështetur talentë të rinj, Fondacioni Kushtrim Mehmeti ofron një set të plotë te tupanave për një të ri ose të reje, të talentuar e që nuk kanë mundësi financiare me i ble.
Kjo bursë do të jepet një herë në vit, në ditëlindjen e Kushtrimit, si një nderim dhe kujtim për pasionin dhe dedikimin e tij ndaj muzikës. Për këtë vit, afati i aplikimit përfundon nesër (me 23 gusht).
Nëpërmjet kësaj iniciative, familja shpreson të inkurajon dhe të mbështetë të rinjtë që kanë dëshirë të zhvillojnë aftësitë e tyre muzikore dhe të kontribuojnë në kulturën muzikore të Kosovës, duke ndjekur gjurmët e Kushtrim Mehmetit.