The Eternal Sunshine of Zana Daka
E bonëm një llaf me Zana Daka, një pionere kosovare të kitesurfing e rally driving, kampione e shpejtësisë dhe adrenalinës, dhe burim i pashterrshëm i pozitivitetit. E gjetëm, ku tjetër, në Ulqin.
ARLINDA: Zana, të njohim si vozitëse të çartë të kerreve në rally, por tash e do vjet je bo koxha e çartë edhe në sportin e kite surfing. A po na tregon ma s’pari çka është kite surfing edhe qysh e zgedhe sportin?
ZANA DAKA: Faleminderit Arlushka, kite surfing është një sport që thjeshtë më mahnite, e nxjerr magjiken prej meje, diçka që ma kujton nje copëz të vetës që e kisha harru, si një person i rritur që jam sot.
Sa i përket sportit kite surfing, vetë fjala e spjegon. Kitesurfing elementin kryesore e ka erën. Pa erë ky sport nuk praktikohet. Sa ma shume erë, qaq ma happy jemi kitersurferat. Na vetem një gajle e kena... a ka erë?! Prej pajisjeve, sendin kryesore e ka kite-in, a po si i thojm na parashuta, mandej është dërrasa e surfit. Poenta është me përdor eren me parashute që me surfu. Mos ta harroj që është edhe harnesi, nje rryp i trashë rreth belit e që të lidhë me kite-in dhe në fund bari që është timon me e drejtu dhe dirigju kitein. Kur kyçna në kite, vetja mdoket si në filmin Avatar kur kyçen me flokë në sistemin nervor të shtazes tyne ma të shenjtë që e kan, që njihet si Toruk. Kitei mu m’doket si Toruk.
Kam qef skijimin dhe kontrollin total të trupit mbi skija në pista të borës kur shkoj shpejtë teposhtë në Qafen e Luanit në Brezovicë, e du vozitjen në kerret e ndreqta nga baba ja vëllau, për vozitje të shpejtë, kthesave të rrugëve malore në gara rally.
Por në kite jam një zanë e vertetë në zemër – hahaha - në habitatin e vet, dhe zanat shkëlqejnë në natyrë, a po jo? Të kisha dijtë këtë sport nga fëmijeria, e di sigurt që kisha me qenë një kategori e jashtzakonshme...por megjithatë prapë mendoj që jam me shumë fat qe e boj këtë sport sot.
Është komuniteti i kajterave poashtu që më përmbush si njeri social.
Arli: A ka shumë kajtera shqiptarë?
Zana: Ka nga Kosova, ka pak edhe nga Shqipëria, por ende nuk është masa kritike. Shumicën absolute e gjen çdo verë në Ulqin, disa janë edhe instruktorë shqiptarë, se Pllazha e Madhe e Ulqinit është ndër vendet ma të mira në krejt Evropën për kite, si për nga gjansia e hapësinës ashtu edhe për nga kushtet meteorologjike se shpesh ka erna të mjaftueshme. Është edhe e sigurtë shumë se ska rreziqe si koralet, gurë, drunj. Sendin ma të mirë që e ka pllazha e madhe në Ulqin, që krejt e kanë urrejtë përpara, e që duhet me ecë me kilometra për me mbëri thellësinë, për kitesurfing ky send është SHUME i përshtatshem kur starton me mësu.
Arli: Masi i përmende kurset, a është vështirë të mësohesh me kite surfing edhe çka duhet me pasë? A është sport i shtrejtë?
Zana: Paj nuk është lehtë që mundesh menjëherë se as surfi mbi vale nuk është i lehtë. Vyn me mësu balancin mbi dërrasë, duhet një inner feeling me nxan të kontrollit të kite në erë dhe qysh me i jep drejtim.
Shumë varet edhe nga instruktori për besë. Një instruktor i mirë e pershtatë metodologjinë adekuat individit. Nuk është bash one size fits all. Prandaj, duhët mirë më dijtë ku po shkon me mësu. Gjithë duhet me u interesu për instruktorë, sa dhe cfarë experiencë kanë këta instruktorë, çfarë pajisje për me mësu mban shkolla, a janë të reja, apo janë pajiset shumë të vjetra.
Një javë të shkon mbi zallë me mësu kontrollin e kite, masnej ndoshta edhe një javë në siperfaqe të cekët të detit me mësu hypjen mbi dërrasë dhe kontrollin simultan të kite por nevojiten masnej nja dy sezona me u ba mjaftueshëm i mirë që me arrit më u kënaq e jo me u frustru. Si në çdo sport, patience is everything. Do brufena duhen në ditët e para po ashtu, sepse përdoren muskujt që as vetë nuk e din që ekzistojnë.
E sa i përket pajisjeve, ato kushtojnë. Kite që të reja kushtojne 700 deri 2000 euro varësisht prej madhësise apo brendit, masnej dërrasa prej 350 deri 1000, vyn edhe shkopi apo control bar dhe harnesi, që poashtu kushtojne do qinda euro. Natyrisht mundesh me i ble edhe të përdorta shumë ma lirë, m’u kompletu me 1000 euro, ose mundesh nëse je fillestar veq me i rentirat derisa të mësohesh. Masnej s’ka kosto tjera. Shumë prej kiterave janë edhe do hipstera që rrijnë krejt verën në pllazhë edhe presin kur ja nis era, por nuk shpenzojnë shumë pos nëj birre të ftoftë në pllazhë.
Arli: Kur u pate kthy prej Amerikës, dostat e tu repera, sidomos NR-at m’kanë kallxu që kishe pru CD-ja origjinale me muzikë hip-hop, çka ngon tash me kite?
Zana: Si zakonisht, kultura dhe interesimi pë muzikë ja nisë në shpi, vazhdon në mahallë e në shkollë. Une nanën e kom pasë insistuese me na shti muzikën klasike në qef, me na mësu instrumente, edhe sot jam pishmon pse se kam dëgju. Por tash e shoqëroj nanën në koncerte të Filharmonisë apo Operës te na.
Ama. une jam rritë në North Carolina, edhe e mbaj mend kur i kam pasë 7 vjet dhe vëllau Ernesti i pat pru 2 CD-ja, Whitney Huston dhe Tony Braxton si dhuratë.. Nuk di me pershkru efektin. Mrenda natës kam ndryshu, qaq powerful ka qenë efekti i kësaj muzike në mu. Menjëherë ka pas efekt në dokjen, stilin tem, i kam kopju ato 100%.
North Carolina ka pru plot muzicientë botës, prej Nina Simone e deri te John Coltrane e George Clinton. Bile edhe Tori Amos osht e North Carolina, po ndikim te une ka pas krejt diapazoni I muzikës amerikane, country music, alternative, blues, soul, jazz, natyrisht hiphop, RNB, disco, pop.
Kite surfing është komuniteti ku gjithcka dëgjohet, mbahen edhe muzikë live me hite të ndryshme, e deri te dance and chill.
E vërtetë osht që kom pru CD-ja. Ishin lirë në Amerikë, ka 10 centë i porositshim prej një gazete dhe unë shumë muzikë kam dëgju ton kohën. Bile edhe prindët e mij gjithmonë kanë pas problem me valixhet e mija se kom marrë me qindra CD-ja. Patën kalu vite e vite edhe kur jam kthy në Prishtinë e e kisha CD-jat e Naughty by Nature, Bone Thugs and Harmony, Method Man, u patën tranu... Dostat i kom për merak, my OG’s forever, deri sot e në përjetësi.
Arli: Edhe komuniteti i kajterave është i veçantë?
Zana: Po, edhe qaj komunitet mu shumë më pëlqen. Kena super bond me njëri-tjetrin. Qetash para do jave e pata lexu që te Homeri grek, zoti i erës e ka emnin Aeolus. Eh na jena krejt adhurues të Aeolus. Kqyrim a është dita me fryme apo jo, dëgjojmë muzikë shumë, jetojmë bashkë si një komunitet, këto vitet e fundit në Pacha në Ulqin. Ka njerëz prej krejt botës, edhe shumica vijnë çdo vjet. Është shoqni “pure” se s’ka aty diskutime për financa a politikë a tema t’randa. Ka disa që janë ndoshta të pasun, ka disa që asnje cent s’e kanë. It’s friendship of wind and sea. My type of crowd.