Tetori rozë vazhdon...
Suzanne përkrah vetëdijësimin për muajin rozë të tetorit dhe eventet dedikuar parandalimit të kancerit në gjinj. Krenohemi me plot nisma që poashtu po jepin kontributin e tyne!
Muaji rozë, tetori, është i dedikum ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në Kosovë. Ky muaj na kujton randësinë e parandalimit dhe të kujdesit për shëndetin e grave. Në Kosovë, kanceri i gjirit mbetet një nga sëmundjet më të shpeshta, por me zbulimin e hershëm, shanset për shërim rriten tepër shumë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore mu bo kontrollet e rregullta mjekësore dhe vetë-kontrolli. Le ta mbështesim njana-tjetrën tu e përhapur informacionin, tu inkuraju kontrollet dhe tu kriju një kulturë të kujdesit për shëndetin e grave. Tetori është edhe muj kur krejt mamografitë në spitale publike janë falas!
Këtë të diele po ja bojmë një shout-out dy nismave të ndryshme rozë:
Premiera e filmit Big Mamma
Premiera e filmit Dear Mamma: një ngjarje bamirësie në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Club Alpbach Kosova në bashkpunim me Kino Armata po shfaqe filmin “Dear Mamma” në Kino Armata, me 30 tetor 2024 nga ora 19:00. Ky dokumentar mbledh zërat e grave që jetojnë me kancerin e gjirit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Evropë. Ai fillon, ashtu si historia jonë DearMamma, në Detin e Vdekur, ku një grup grash nga spektri fetar u bashkuan për të diskutuar përvojat e tyre me kancerin e gjirit. Këto gra të guximshme iu bashkuan edhe individë dhe mjekë nga e gjithë bota, të cilët dëshironin t’u jepnin shpresë motrave të tyre duke ndarë historitë dhe dijet e tyre. Krejt të ardhunat shkojnë për gratë e prekuna nga kanceri i gjinjëve.
Pink Pong, Breast Cancer Awareness Tournament
Dosti jonë dhe i krejt sportit të Prishtinës Kastriot Orana dhe Klubi i Pingpongut PRiPING, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta Vita, me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojnë turneun tradicional, "PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament" për vetedijesimin nga kjo sëmundje.
Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën andaj KPP Priping me anë të sportit të pingpongut dëshiron të ngritë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje qysh në hapat e parë. Klubi ka me siguru pajisjet e nevojshme për kete ngjarje, kurse juve krejt çka ju duhet është të vini në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, me datë 28 tetor 2024, nga ora 17:00 deri ne ora 18:30.