Stand-up for Shuki
A ka njeri në Prishtinë qe nuk e njek Shukin? A ka najkush që s'ka kesh me shakatë e tij? Ylli ikonik i radio emisionit "Drive Time me Shukin", këtë të shtune po i kthehet stund-up komedisë.
Nëse keni jetu apo ju ka ra me kalu kah Prishtina prej luftës e deri sot, vështirë keni pasë me injoru Shukin (emni i njoftun i Mentor Shukit). Në vitet e para të pas luftës ka qenë njëri prej ftyrave kryesore të Radio Urban FM, që për shumë vite ishte burimi i soundit urban në Prishtinë. Ka pasur emisione zbavitëse në televizione në kohërat kur televizionit prodhonin diçka ma shumë se junk.
Në Urban FM përpara, dhe tash në Paper Radio 91.1 FM, e udhëheq emisionin “Drive Time me Shukin”, në primetime prej orës 5 deri në 7, çdo ditë pune, tash e do dekada. Medemek dy sende funksionojnë çdo ditë në Prishtinë, semaforat dhe Drive Time me Shukin. Përpos që semaforat shpesh nuk funksionojnë, kështu që Shuki mbetet i vetmi burim stabil i qetësisë për shoferat jo bash qetë të Prishtinës në komunikacion. Nëse tu i grah kerrit në kaosin e komunikacionit kur krejt dalin prej punëve, shkollave dhe zyrave, në mes fytyrave të zymta e të idhnushme e shihni nëjnjo tu buzëqeshe a tu kesh vetmevete, dijeni që sagllam është tu e dëgju në radio Shukin tu jep informata, tu bo intervista, to tregu sene t’randësishme, gjeth të kryposuna me një lehtësi dhe humor të pasforcum, origjinal, jobanal.
Shuki është funny me foret e veta gjatë emisionit të vet dhe kanihere i teket me i grumbullu foret ma të mira edhe me mbajt stand-up, një formë skenike humori që jo shumë njerëz e zotërojnë në Kosovë. Me 21 shtator e ka një sesion të ri stand-up, në restoranin e ri Culaccino në Prishtinë, një vend i ri italian në fillim të lagjes Pejton, që ka super ushqim. S’keni me mujt me hangër rahat edhe ju tu kesh me Shukin, shokun tonë. Shihemi te veni pra.