Qe qeramika!
Nëse kërkoni një hobi të ri, konsideroni qeramikën/poçerinë. Nëse kërkoni ta zbukuroni shtëpinë, bleni produkte të qeramikës nga Kosova. Pra, për shpirtin tuaj dhe shtëpisë suaj, qe qeramika!
Qeramika është një art që bashkon bukurinë estetike me një farë ndjenje të qetësisë dhe krijimtarisë. Çdo copë qeramike është një dëshmi e përkushtimit dhe pasionit, tu e transformu baltën në forma unike dhe të veçanta. Procesi i krijimit të qeramikës (që kërkon durim dhe përqendrim, duke e bërë atë një mënyrë të shkëlqyer për t'u relaksuar dhe për të lënë mendjen të qetësohet. Ndërsa duart prekin baltën dhe fillojnë të formojnë diçka, çkado, lind një ndjesi e thellë e lidhjes me materialin ma bazik të mundshëm, vetë tokën - dhe vetveten.
Po ju sjellim disa rekomandime se qysh me u njoftu me artin e qeramikës te na, ku me ble gjësende apo vepra arti vendor nga qeramika dhe ku ka kurse për qeramikë:
MOLOS/MONET, galeri për qeramikë vendore dhe punëtori qeramike
Molos Art gallery and Store që menagjohet nga familja e njohur artistike Blakçorri (e njohur më parë si Monet), është në Prishtinë që nga 2017-ta me mision “për të nxitur një komunitet të zhvilluar artistik.” Kanë ekspozita dhe ngjarje të ndryshme me piktura, ilustrime dhe skulptura nga artistë vendor, por janë të specialuzuar edhe për prodhim unik të qeramikës, sidomos pjata dhe kupa origjinale për kuzhine, copëza arti nga qeramike të punume me një minimalizëm të bukur kosovar (ku shumë pak çka na rrethon është minimaliste). Shpesh organizojnë edhe punëtori për ata që dëshirojnë ta gjejnë vehten në artin e qeramikës. Punëtoria e ardhshme është me 4,5 dhe 13 shtator.
Fitore Syla Studio
Fitore Syla është dizajnere nga Prishtina që tash e shumë vite eksploron, dizajnon, shpërfaq ide të bukura në dizajn enterieresh. Tash e ka një studio personale ku edhe prodhon objekte vetanake për enteriere shtëpishë dhe lokalesh, gjithmonë të inspirum nga temat arkaike shqiptare, vija organike, por me një twist super modern. Ndër shumë drejtime dhe inspirime, e veçojmë serinë e llambave me emrin LEKA nga forma e kungulleshave që mbillen, rriten në natyrë pastaj përpunohen dhe marrin një shkëlqim dhe plasticitet materiali si të qeramikës. Llambat janë të shumëllojshme, aso që vjerren apo që qëndrojnë, por ua rekomandojmë ato që t’ja shtoni një touch kosove enterierit t’juaj.
DHÉ by Granita
Emër i bukur dhe shitore e ngrohte e punimeve nga qeramika, nga artistja Granita Grezda-Lila e cila vetë punon pjata, gota, bizhuteri, dhe gjësende tjera nga dheu/qeramika. Inspirimin shpesh e gjen në motivet e qilimave shqiptarë, por ka edhe punime tjera tepër të lezetshme, jo të shtrenjta dhe të llojllojshme. Na kanë pëlqy sidomos pjatat “Dashni” por edhe plot sende tjera, ashiqare të punume me dashni dhe përkushtim.
Studio URA
Një pikë tjetër ku mund të bleni eksponate arti apo praktike por mund të merrni edhe pjesë në punëtori të qeramikës, është studio URA, e artistes Laura Sllamniku Kryeziu. Shitorja është në Bregun e Diellit por e keni edhe online, ku gjeni plot gjësende argjile, vazo, kupa, pjata, elemente dekorative - shpesh me motive shqiptare. URA ka disa seri të ndryshme të produkteve prej vazove me motive fëmijërie dhe skulptura me motive etnike, deri te gota dhe gjësende kuzhine inspirume nga dizajni më modern dhe praktik.
Lirije Buliqi
Fare në fund nuk mund mos ta përmendim edhe artistën kosovare që ndoshta e para ka përdorur qeramiken në shprehje artistike. Lirije Buliqi ka pasur ekspozite muaj më parë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës. Ajo punoi në Galerinë Kombëtare të Kosovës për katër dekada dhe ishte në qendër të institucionit të parë publik që merret me promovimin e artit modern dhe bashkëkohor. Me prapavi akademike në skulpturë, Buliqi u orientua në artin e qeramikës në fillim të viteve 2000 kur ajo u njoh me teknikën raku. Praktika e saj artistike i jep formë dhe shprehje përvojës së saj të gjerë në arte dhe botës përreth saj. Kontaktojeni drejtëpëdrejtë nëse dëshironi punime origjinale arti nga një rrugëçelëse e vërtetë në shprehjen bashkëkohore të qeramikes tek ne.