(Not) Monday Marks. Halloween edition.
Java e Halloween parties, cosplay soires, trick & treating dhe under-mask flirting. E na po ju sjellim listën e eventeve kryesore në Prishtinë e Tiranë për natën e shtrigave e shtriganave. Booo!
Çdo të hane e keni Monday Marks, por këtë javë po ju sjellim edhe edicionin special të MM, dedikum krejt eventeve të 🎃Halloween🎃, se koxha shumë janë, knej e anej kufinit. Prishtina ka evente në Servis Fantazia, Pijetore, Grand Hotel, EDHE e Tirana ju pret të maskum në Soma Vinyl dhe në Qendrën e Artit “Agimi”. Sagllam ka edhe plot ngjarje tjera, po kryesorja osht me pas maskën, disponimin e mirë - dhe natyrisht pak afinitet për horror. Shihemi (apo nashta edhe s’shihemi, se na me maska jemi!)
Mu tut 👻: Servis Fantazia, Prishtinë
Në Servis Fantazia, lokalin e preferum për muzikë elektronike dhe koktella elektrik, vjen DJ’i Genc Elezaj. Party është me datën 31 tetor, në ora 21:00. Mas mesnatës dihet, dalin lugatat…
Mu frikësu 👺: Qendra e Artit “Agimi”, Tiranë
Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë osht hapësina e sallës së vjetër të kinemasë. Mysafir janë Lura, Amor Del Rey, Nica2Cica, etj. Ngjarja e ka emnin “Vejusha e Zezë”, dhe premton mu kanë një cosplay soiree e frikshme, ose frikshëm fun. Data: 31 tetor, ora 20:00.
Mu tremb 🎃: Pijetore, Prishtinë
Pijetorja osht lokal i mahallës së Ulpianës, po natën dihet që osht pak dodgy, vend perfekt për dhompira e dhompiresha. Muzikën për Halloween e selekton DJ Grika Mashi. Maskat ma t’mira kanë shotsa pa parë. Data: 31 tetor, ora 19:00.
Mu dreqav 😈 : Grand Hotel, Prishtinë
Grand Hoteli është vend perfekt për horror filma. Hyjneshat, CEL e CSGD ju ftojnë në lokacionin ma t’frikshëm për edicioninin e 5 të Dreqi Show me muzikë diabolike të DJ AYA dhe Hassandra. Plus thats not all, DJ Aya-s do ti bashkangjitet the iconic ELISE, ndërsa Hassandra-s our fabulous queens DIVA, BRIANKA dhe SULLTANESHA. Me 1 nëntor, ora 23:00
Mu shashtris 🧙: Soma Vinyl Station, Tiranë
Soma dihet për kombinim të hipsterave në bluza t’zeza dhe diplomatëve me kostume gri, ama këtë natë maskat kanë mu kon krejt tjera për “Spooky Show” me DJ Hektor Jubanin. Vendi osht te Piramida, ku hala enden do fantazma t’frikshme… Data: 01 nentor, ora 20:00.
Mu dridh 😱: Posht’, Prishtinë
Lokali simpatik Posht’ gjendet definitivisht n’lokacion të tutshëm, në podrumin e shpisë mrapa muzeut, e titulli “Grave Rave'‘ premton atmosferë vdekjepruese. Nol Jashari, Ksenark, Matale dhe Tuana lëshojnë muzike. Eventi osht me datën 01 nentor, në ora 23:00. Këtu definitivisht kanë me ardh dreqnit…
Mu hallashtis 👹: Edhe, Prishtinë
Edhe osht pak larg vendbanimeve, vend perfekt për frikësim deri n’palcë. Ngjarja organizohet prej Buyrumit, kolektivit ma t’mire hallouniesk ndër shqiptarët me DJ Secret47, Nokin dhe Armir. Vllaznit Rizaj kanë me sjell natyrisht atmosferën “best ever” me plot zana t’malit. Data: 30 tetor, ora 22:00