Monday Marks, 8 korrik
Plot shkojnë në pushime por lista jonë javore se çka me pa, me bo e çka me dëgju vazhdon me rekomandime fresh, përfshi festivale, ekspozita, muzikë jazz PR-NYC e një seri e mirë dhe një birthdayparty
U bënë 11 javë qe po ju sjellim Monday Marks çdo të hëne, një listë të kurume nga na, me ngjarjet që mund t’i eksperienconi, restoranet t’i frekuentoni dhe libra e artikuj interesant që mund t’i lexoni në këto ditë vape. Ju ftojmë të na shkruani në rrjete sociale apo këtu në Substack për propozime apo evente që vetë jeni tu i organizu apo vizitu, se me qef i mbulojmë në faqen tonë. Pra, what’s cooking këtë javë?
Me marr pjesë: NGOM Fest, Prizren
NGOM Fest organizohet qe më shumë se një dekadë në Prizren dhe organizohet nga aktivista të kulturës që promovojnë muzikë dhe arte tjera në qytetin që tashmë është etablu si tokë e plleshme për ngjarje kulturore dhe festivale prej Doufestit e Autostrada Bienales e deri tek ngjarjet te Kino Lumbardhi e plot tjera, gjë që shihet edhe te na në Monday Marks se gjithmonë kemi diçka nga Prizreni. Sivjet festivali mbahet prej 11 deri 14 korrik dhe ka program të pasun: prej P.I.N.T e YA NINA mbramjën e parë si headliners e deri te DUB FX e Mr Woodnote natën e dytë dhe vazhdon tutje Jennifer Cardini e Roman Flügel natën e tretë. Për krejt eventet dhe programin e plotë, ma shumë informata keni këtu.
Me pa: Ekspozita “Shallow Shadow” nga 3lla Wang Olsson
Lambda Lambda Lambda është një galeri e vockël, ama me program tepër të pasun e konsistent. Ekspozita e artistes suedeze-kineze 3lla Wang Olsson me titull “Shallow Shadow” sjell diçka të re, një kombinim punimesh, pikturash bile edhe tesha / merch me ble të inspirume nga punimet e artistës në fjalë. Arti i ekspozum është tepër lit, i ndikum prej kulturës së memes në internet the eksperiencave të artistës, psh një tiketë denimi nga policia në Hong Kong, kombinuar me imazhe të kartelave koleksionare të stripave manga dhe referenca tjera super-kontemporane nga pejsazhi i pop kulturës. Siç tham edhe ma herët, artistja ka pru edhe disa tesha me motive të artit të vet (Arlinda i ka veshë shorcet e Olsson në fotografinë në ballinë për ata që janë të intrigum me merchin). Ekspozita është hapë vikendin që shkoj por do të jetë e hapun deri me 7 shtator. Galeria gjendet te rrugica mrapa cafe Metro në rrugën Garibaldi.
Me dëgju: “Visa for Aliens”, album nga Taulant Mehmeti
Koha pak për jazz po na doket që ka ardhë dhe s’kemi qysh mos me ju rekomandu në këto ditë të nxehta me chillit me muzikën e kitaristit Taulant Mehmetit. Si muzicient i ri në Kosovën e pasluftës, Taulant Mehmeti mahniti audiencën vendase me talentin në shkrimin dhe performance e kangëve të veta. Nën mentorimin e kitaristit të njohur vendas të xhazit Armend Xhaferi, ai u shndërrua në një xhazist të njohun në Kosovë dhe Shqipëri. Taulanti braktisi këto treva u bajt anej Oqeanit Atlantik dhe tashmë është një interpretues aktiv në skenën e Nju Jorkut, ku ka lujt në ambiente të njohuna, duke përfshirë Blue Note, B.B.Kings dhe Iridium, veç me i përmendë disa. Albumi i fundit e ka emnin “Visa for Aliens” dhe e ka mysafir edhe jazz kitaristin e njohun Peter Bernstein.
Me dëgju e me festu: Besa Mati në Servis Fantazia
Servisin e kemi përmend edhe ma heret për kokteje ama pak ka vende në Ballkan me sound sistem ma të mirë (Funktion-One), edhe Servisi e potencon tu e qujt vehtën audio bar. Programi veror është zakonisht i pasun - edhe pse pronarët dijnë me shku nëpër festivale gjithandej dyjasë tu lshu e ngu muzikë tjetërkah :) Këtë javë mysafire e kanë DJ Besa Matin, një grua të cilën e kemi dëgju tu lëshu muzikë groove-progressive-house tash e shumë vjet në klubat ma t’mirë të Prishtinës e Tiranës e gjetiu. Besa, e cila është artiste multi-disiplinare, e ka edhe ditëlindjën me 13 korrik & e ka pregaditë një DJ set për birthday bash, kështu që Urime ditëlindjën Besa - dhe shihemi te veni.
Me pa: Welcome to Utmark, seri televizive nga HBO
Vitet e fundit Norvegjia ka sjellë koxha do seria inovative që kanë bo audiencë globale, prej vikingëve super-funny (përnime funny është!) në “Norsemen” e deri te drama politike “Occupied” dhe mini-hiti bizar në Netflix “Post Mortem: No One Dies in Skarnes”. Masi është vera dhe kohë e reprizave, ndoshta keni dëgju po ndoshta edhe s’keni - ama është një seri “Welcome to Utmark” që është poashtu seri e mirë norvegjeze nga HBO (na s’e kemi kqyr pirat, përnime), plus i ka dy aktore superbe kosovare Majlinda Kosumovic dhe Rozafa Çelaj! Seria është e 2021 ama neve na ka llakë (mezi pe presim sezonën e dytë) dhe recenzionet i ka të mira, e edhe ngjarja është intriguese: Dikah in middle of nowhere në Norvegji ndodhet Utmark, një vend që jeton sipas rregullave të veta, jashtë civilizimin normal. Këtu jetojnë, mes tjerëva: një shef policie i korruptum, një pronar dyqani i posesum nga shpirtnat e liga, një çoban alkoolik, një prift që e urren zotin dhe karaktere tjera shumë-ngjyrëshe. Kqyreni!
Me lexu (e me bo): Engjëll Rodiqi dhe kompostimi në bashqe
Koxha jena adhurues të kompostimit, apo mos-hudhjes së ushqimit në bërllog. Përdorimi i kompostimit gjithmonë ka mujt me qenë i rëndësishëm për Kosovën për shkak të avantazheve të shumta që sjell për mjedisin dhe bujqësinë. Kompostimi ju lejon të ricikloni mbeturinat organike për me prodhu pleh të pasun për tokën, që përmban nutrientë të rëndësishëm për rritjen e bimëve. Në një vend si Kosova, e cila ka nevojë për me zvogëlu bërllogun nëpër rrugë, e me rritë prodhimin ushqimor dhe me i rujtë burimet natyrore, praktika e kompostimit mundet mu bo veprim i randësishëm për me ulë sasinë e mbeturinave dhe me kriju një mjedis më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Prandaj na pëlqej shumë artikulli i arkitektit Engjëll Rodiqi që e kishte botu në Kosovo 2.0 për kompostimin. Mirë i shkrum e i shtjellum për diçka që ju kishim rekomandu të tonve, sidomos gjeneratën e re të “bujqve” urbanë qe keni nisë me mbjellë perime e barishte nëpër ballkone të banesave dhe bashqe të shpijave.
Me hangër: sandwich me vo dhe avokado
Na te Suzanne jemi tepër fansa të duos dinamike të senduiçit me vo dhe avokado dhe, pa hajgare, hajmë ka disa herë në javë, t’pregaditun te shpija. Kombinimi i ka kaplu krejt kafet e hipsterave nëpër botë se ka diçka shije-mbresë-lënëse te ky kombinim, si ktyneherë kër fëmijët e qytetit (avokadoja) vizitonin kusheritë në katun (voja). Tekstura smooth e avokados (mundeni me përzi dhe me shtyp edhe me pak kepë të reja, biber të zi e pak krypë për guakemole të thjeshtë) me lagështinë valë-valë të vove të tundme (bon edhe n’sy) në një copë tosti, plus me kombinime ekstra si përshutë apo djath të mirë, sallatë, qepë, radish rep të vockëla, sjell ngazëllim për shqisën e shijes e rehati për bark. Mmmm, këtë të hane në mëngjez po ja nisim pra me tostin tonë të preferuar.