Monday Marks, 30 March
Prilli po na vjen pak dyftyrësh, një javë e ftohtë me vikend ma të ngrohtë, me ditën e rrenave në midis. Por gjatë krejt javës keni ngjarje kulturore, sidomos muzikë të tona llojeve. Qe Monday Marks!
Kjo javë sjell një kalendar të pasun kulturor e muzikor në Prishtinë, Pejë, Ferizaj e tutje: më 4 prill në AMC Hall performon cellistja dhe këngëtarja kubane Ana Carla Maza, ndërsa në Teatri Kombëtar i Kosovës rikthehet më 1 dhe 2 prill shfaqja “Kamarja e Turpit” e bazuar në veprën e Ismail Kadare.
Muzika live vazhdon më 3 prill në Lavjerr’s me grupin rock Garazhat e Bardha, ndërsa në Kino Jusuf Gërvalla shfaqet filmi klasik Queen Margot në kuadër të programit të kinemasë franceze. Teatri rikthehet edhe me “Bretkosa” të regjisores së ndjerë Burbuqe Berisha në Teatri Kamertal AAB Faruk Begolli.
Fundjava sjell edhe disa elektronikë n’plot vende: Ray Okpara me Lekë Berisha në e.d.h.e., edicioni i parë “Galaxy” në POSHT, si dhe Alex Niggemann në Temple Bar.
Ndërkohë në Tiranë, në TULLA – Culture Center, arkitekti Thomas Coldefy mban një bisedë të hapur mbi arkitekturën bashkëkohore dhe hapësirat publike në kuadër të serisë “Rhythms of Matter”.
🎭🎶🪩
Me dëgju: Koncert i Ana Carla Maza / AMC Hall, Prishtinë
Sosé Entertainment po e sjell koncertin kryesor pranveror, të kubanezes super të talentum Ana Carla Maza. Ana osht një ikonë e virtuzitetit dhe inovacionit muzikor të gjeneratës së re kubane. Me përzimjen e saj unike të ritmit latin në violonçel, vokalit plot shpirt dhe pranisë magnetike në skenë, ajo osht tashmë një nga këngëtare-kompozitoret kubane ma të spikatuna në skenën ndërkombëtare. Kështu që koncerti premton ritme të nxehta, atmosferë të shkëlqyshme dhe natë zbavitëse. Koncerti mbahet me 4 prill në sallën AMC, e biletat i gjeni në Rave Travel.
Me pa: Shfaqja “Kamarja e Turpit” / Teatri Kombëtar, Pallati i Rinisë, Prishtinë
“Kamarja e Turpit” nga Ismail Kadare osht botu për herë të parë më 1978, si pjesë përbarëse e librit "Ura me tri harqe", me titullin "Pashallëqet e mëdha". Romani që e ka në qendër fatin e Ali Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman, osht konsideru nga kritika botnore si njo nga veprat ma tragjike të Kadaresë, ku përshkruhet terrori shtetëror. Në skenën e Teatrit Kombëtar vjen si shfaqje me dramatizim nga Doruntina Basha dhe regji nga Kushtrim Koliqi me një kast të madh me Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Gresa Pallaska, Bislim Muçaj, Kosovare Krasniqi, Zana Berisha, Fiona Abdullahu, Art Pasha, Gentrit Shala, Florenta Bajraktari, Jehona Gashi. Shfaqja po reprizohet me 1 & 2 prill 2026 nga ora 20:00.
Me dëgju: Koncert “Garazhat e Bardha” / Lavjerr’s, Prishtinë
Garazhat e Bardha osht rock grup nga Mitrovica themelum nga vokalisti Bashkim Myftari dhe Anton Krasniqi. Më 3 Prill, në ora 20:00, Garazhat e Bardha vijnë në Lavjerr’s për një atmosferë unike dhe energji që nuk harrohet.
Me këqyr: Filma nga “Kinemaja Franceze” / Kino Jusuf Gërvalla, Pejë
Ngjarjet dedikum kulturës dhe gjuhës franceze po vazhdojnë gjithandej Kosovës. Nesër e keni premierën kosovare të filmit të njohun “Queen Margot” në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” n’Pejë. Ngjarja osht intriguse: në mes të një lufte fetare mes katolikëve dhe protestantëve, mbretënesha e re Margot gjendet e bllokume në një martesë të imponume Ajo shpreson me ik me të dashurin e saj të ri, por përfundon e burgosun nga familja e saj e fuqishme dhe e pamëshirshme. Filmi shfaqet të marten, 31 mars, 18:00.
Me pa: Shfaqja “Bretkosa” të Buqe Berishës / Teatri i AAB “Faruk Begolli”, Fushë Kosovë
Shfaqja që për 7 vite me radhë ka thy rekordet në skenë, vjen tash për ju, si rikujtim për regjisoren e ndjerë Burbuqe Berisha, më e fuqishme se kurrë.
”Bretkosa” rikthehet për një mbramje që premton emocion, tension dhe art të nivelit më të lartë. Repriza mbahet me 2 Prill, nga ora 19:30 në Teatrin Kamertal AAB. në interpretimin e Ilir Tafa, Valmir Krasniqi, Basri Shala & Lum Veseli.
Me kcy: PriBeats me Ray Okpara dhe Lekë / edhe, Sofali - Prishtinë
Qe një mbramje elektronike, episodi i 27-të i PriBeats me DJ’in Ray Okpara, i cili po rikthehet në skenën e Prishtinë, me një set t’planifikum për të premten, me 3 prill, në e.d.h.e. Gjermanit i cili ka plan me lëshu muzikë nga ora 23:00 deri 03:00, n’deka i bashkangjitet Lekë Berisha. Sounds fun. Fun sounds.
Me kcy: Edicioni i parë “Galaxy” / Posht’, Prishtinë
Posht’ dhe Groove ju ftojnë në edicionin e parë të GALAXY, që mbahet në hapësirën e POSHT. Një natë e dedikume ritmit, energjisë te vend-takimi për muzikën dhe njerëzit e qytetit. Atmosferën e mbramjes e mbajnë setet e Erletës, Hamzës dhe Petro Marko. Krejt kjo ndodh me 3 prill!
Me kcy: DJ Alex Niggemann n’Temple / Temple Bar, Ferizaj
Edhe një gjerman, edhe një event i muzikës elektronike. Me 4 prill, në skenën e Temple n’Ferizaj vjen një nga emnat e njohun të elektronikës europiane.
I rritun mes melodive klasike dhe i formësum në skenën e Berlinit, Alex ka krijuar një stil unik ku deep house, melodic techno dhe ritmet emocionuese shndërrohen në një rrëfim zbavitës muzikor.
Me dëgju e diskutu: “Rhythms of the Matter” me arkitektin Thomas Coldefy / Tulla - Culture Center, Tiranë
Më 1 prill 2026, në orën 19:00, në TULLA – Culture Center, në kuadër të serisë “Rhythms of Matter”, ka mu mbajt një bisedë e hapun me arkitektin Thomas Coldefy, themelus i studios Coldefy. Coldefy punon mes Parisit, Lille, Shangait dhe së fundmi Tiranës, Coldefy prezanton qasjen e tij ndaj arkitekturës urbane përmes projekteve të mëdha kulturore dhe publike, si Hong Kong Palace Museum, tu na tregu se qysh ndërtesat mujn me plotësu hapësinën publike të qytetit dhe me lidhë arkitekturë me peizazhin dhe jetën kolektive. Gjatë mbramjes ai ka mi nda projekte, reflektime personale dhe bashkëpunime, tu e paraqitë arkitekturën si një strukturë qytetare për jetën e përbashkët.











