Monday Marks, 3 mars
Java e parë e Marsit premton mot të mirë dhe ngjarje të llojllojshme, nga homazhi artistik për Natën e Zjarreve deri te ngjarje arti dedikume grave rreth 8 marsit. Kemi edhe super rekomandime tjera!
Çka me bo javën e parë të marsit? Me e shënu, festu, protestu për Ditën e Gruas me plot ngjarje në Prishtinë e Tiranë si ekspozita/party në qendrën Agimi, promovimin e një libri dedikum grave shkrimtare nga Meliza Krasniqi, një mbramje feministë te Hân në Prishtinë, mbramjet me muzikë nga gratë në Bubble.
Keni edhe plot ngjarje tjera: mbramje poetike e Artpolis në Menzë, FemFest në Tulla Center dhe marshi vjetor “Marshojmë. S’festojmë”. Ftoheni me kujtu edhe Natën e Zjarreve me art dhe muzikë nga DJ Flow dhe Eshref Qahili në Galerinë Qahili. Jay-Jay Johanson, Edona Vatoci dhe Besa Mati kanë performanca në Piramidën e Tiranës. Nëse doni me pa magjinë e ngjyrave hyjnore, Observatori i Prishtinës ju fton për një javë të shikimit të yjeve e planeteve.
Por kësaj radhe ju sjellim edhe rekomandime të modës urbane nga super studio FAE e Prishtinës dhe një serial intrigues Severance. Kështu që kemi përzgjedh gjithçka ka pak në një javë kur filloi edhe Ramazani, për të cilin urojmë të gjithë juve që e festoni.
E krejt në fund p’i diskutojmë pak edhe Oscars. I kemi pa shumicën e filmave dhe jemi të kënaqun me Anorën që fitoi kategoritë e veta edhe pse pak na u dhimbtë crewi i ‘Complete Unknown” që s’murr sen, se na ka pëlqy filmi për Bob Dylanin.
Me pa dhe me vallzu: “ATO PA KËNGË”, ekspozitë & party / Qendra e artit '‘Agimi’, Tiranë
Një koncept shumë interesant me festu 8 marsin po organizohet në Tiranë me titullin “Ato pa këngë”. Organizatorët fillojnë ftesën me deklaratën: ““Ajkuna, nëna e Omerit dhe asnjëherë Muji, burri i Ajkunës” si qëndrim (me të cilin pajtohemi!): “njerëzimi gjithnjë ka shtrydhur rolet e grave e vajzave në thjesht bashkëlidhjen e burrave të familjes së tyre; dhe Shqipëria nuk bën përjashtim.” Eeeeh. Kjo ngjarje sjell emna “të cilat s’i keni dëgju kurrë”, por premton edhe një mbramje festive nga “gocat që dijnë të festojnë” me muzikë nga shoqja jonë Lura dhe Elektra. Ngjarja zhvilohet në qendrën e artit ‘Agimi’ n’Tironë.
Me dëgju, m’u aktivizu: “A Feminist Gathering” / HANA, Prishtinë
Pas marshimit për ndryshim dhe fuqizim, organizatat kryesore feministe ju ftojne me ju bashku te Hana, për muzikë dhe shkrime feministe si dhe m’u njoftu me punën e organizatave dhe artisteve vendase: AWEN, BERK, HBS, Kolektivi Zanat, Radical Sense. Të gjitha botimet kanë mu shitë me çmime promocionale. Ftesa e tyne osht e qartë: “Le të festojmë fuqinë dhe kreativitetin e grave”.
Me lexu: “Shkrimtaret shqiptare 1954 - 1990” nga Meliza Krasniqi / Instituti Albanologjik
S’kemi nevoje me ju përkujtu që pejsazhi politik por edhe kulturor në Kosovë me dekada osht dominu prej burrave. Pak botime dhe pak vëmendje osht jep grave shkrimtare që e kanë pasunu shqipen, e tash Meliza Krasniqi po sjellë një botim që e përmirson sado pak njohurinë tonë me jo vetëm me veprimtarinë letrare të shkrimtareve shqiptare në Kosovë prej 1945 deri 1990. Por jo veq qaq: në këtë monografi madhore të Melizës përfshihen edhe gratë që kanë shkru letërsi prej vitit 1887 deri më 1990 në Shqipni, Kosovë, Maqedoni të veriut dhe Itali. Libri promovohet me 7 mars në Institutin Albanologjik.
Me kcy: Java e muzikës nga gratë / Bubble, Prishtinë
Dancefloori i Bubble ka m’u pushtu nga gratë këtë javë me muzikë nga Rina Gosalci me 5 mars, Tuttseoul me 7 mars dhe Miranda + Queen Maggy me 8 mars. Sounds awesome, sounds çiky, sounds dancy. A ka ma mirë se me festu, protestu tu kcy edhe tu dëgju soundin kontemporan të kurum nga gratë. Shihemi në bubble!
Me pa: Instalacion arti për Natën e Zjarreve / Galeria Qahili, Prishtinë
Galeria Qahili e shënon Natën e zjarreve dedikum sakrificës që solli lirinë. Homazhi për jetën, për rezistencën e 36 orëve historike shënohet me anë të instalacionit në Galerinë Qahili me 5, 6, 7 mars nga ora 19:00. Ky instalacion shënohet me muzikën e kangëtarëve eminent të vendit tonë, e miksume nga DJ Flow, për me “rikriju atë që kanë përjetu gjatë 36 orëve, dhe atë që na e përjetojmë.” Kjo përcillet nga videot e arkivave që janë të qasshme për publikun, dhe me veprat e artistit Eshref Qahili që shënojnë pikën kulmore të ndryshimit të vendit tonë.
Me dëgju: Koncert Jay-Jay Johanson / Piramida, Tiranë
Jay-Jay Johanson osht një kangëtar, tekstshkrues dhe muzikant suedez i njohun për tingullin e tij melankolik, që përzin trip-hop, xhez dhe muzikë elektronike. Zani i tij i butë dhe atmosferik, i shoqnum me kompozime kinematografike, e ka bo atë një artist me një ndjekje besnike që nga vitet ‘90.
Albumi i tij debutues Whiskey (1996) e vendosi atë në skenën e trip-hop-it, edhe koeha shpesh osht krahasu me artistë si Portishead dhe Massive Attack. Me kalimin e viteve, ai ka eksperimentu me stile të ndryshme, por gjithmonë tu rujt ndjesinë e tij të veçantë dhe të errët. Në Tiranë vjen me 6 mars te Piramida. Koncerti hapet nga Edona Vatoci, ikona urbane e Prishtinës, e mas koncertit DJ e keni shoqën tonë Besa Mati, ndërsa në Prishtinë keni sesionet e Jazz Cats.
Me marrë pjesë: Mbrëmje poetike “Poezi për Fuqi” / Menza, Prishtinë
Një nga ngjarjet që po i rekomandojmë këtë javë të dedikume grave ështe kjo mbramje poetike me 6 mars. Organizata Artpolis ju fton në leximin poetik “Poezi për Fuqi”, si një “akt revolte, i guximit për mu shprehë e shëru. Kjo mbramje poetike vjen si një thirrje me jetu plotësisht me mosperfeksionin tonë – në perfeksionin tonë për me dashuru e frymëzu njani-tjetrin.” Poezitë kanë mu lexu në qendrën kulturore / restoranin Menza dhe do të marrin jetë përmes interpretimit nga Anisa Ismaili, Arbresha Grabovci Nixha, Bibi Qena, Blerta Syla Surroi, Ergjan Mehmeti, Gili Hoxhaj, Ilire Zajmi, Maja Mitiq, Qendresa Kajtazi, Rudina Dembacaj, Sheqerie Buqaj, Vlora Ademi dhe Xhejlane Tërbunja. Në udhëheqjen e kësaj mbramje poetike do të jetë regjisorja Zana Hoxha.
Me protestu: Marshi “Marshojmë - S’festojmë” / Prishtinë
Në Monday Marks rekomandojmë ngjarje nga kultura dhe arti, por kur ka dhunë në shoqni nuk mujm me injoru. E dhuna ndaj grave s’po ndalet, burrat hala po rrehin, vrajnë, torturojnë fizikisht e mentalisht gratë, kështu që po e përmendim patjetër edhe marshin vjetor “Marshojme, s’festojmë” me 8 mars, për me tregu solidaritet. S’pajtohemi të tont në politikë apo ideologji, por pajtohemi që zani i grave duhet m’u ndi.
Me marrë pjesë: Festivali FEMFEST / Tulla Center, Tiranë
Qendra Tulla në Tiranë po sjell një mini-festival dedikume grave për javën e 8 marsit. FEM FEST 2025 këtë vit vjen në Tulla Culture Center me një program artistik nën moton "Solidaritet", që përfshin shfaqje teatri, dokumentarë dhe performanca muzikore. Ka edhe talks, punëtori, dhe pika tjera të aktivizmit, kreativitetit dhe artit nga 3 deri 8 mars.
Me dëgju: Gig “Jazz Cats” / Defy Them, Prishtinë
Vazhdojnë sesionet e Jazz Cats në qendrën kulturore DefyThem. Me 4 mars mundeni me i dëgju ‘maçorrat e xhezit’ Dukagjin Muhaxheri në saksofon, xophone, Visar Kuçi me kitare, Enes Beu me tupana dhe i ftumi special Enver Muhamedi me kontrabas kane me pru xhazin ma t’mirë që mundeni me gjetë në pejsazhin muzikor të kryeqytetit.
Me vesh: Teshat nga Fae Studio / Prishtinë
Krejt keni dëgju për zanat. Në mitologjinë shqiptare, zanat janë figura mistike dhe hyjnore të ngjashme me nimfat apo perëndeshat e maleve. Ato janë shpirtna të fuqishëm që shpesh lidhen me malet shqiptare dhe janë pjesë e shumë legjendave popullore. Të tilla janë edhe fae ose faeries në mitologjinë keltike. Ama në Prishtine ka edhe zana urbane, që gjenden ne mes xhungllës tonë urbane, mes soliterave, msheft në klube të nates dhe terraca të verës. Tě bukura, të veshta me kombinime të ornamentume të teshavë të ktynehershit, me një vizion të ri kontemporan. Me materiale natyrore dhe ngjyra të tokës, ama intepretume me premje moderne. Krejt këto çka shkrujtëm vlejnë për teshat e studios FAE nga Prishtina, qaq të bukura, qaq urbane, qaq në linjë me çka sheh nëpër qytetet europiane qetash.
Me vëzhgu: Yjet, planetet, hënën / Observatori i Prishtinës
Këtë jave pritet mot i mirë, pa re, dhe Klubi Astronomik i Kosovës dhe Observatori i Prishtinës ju fton të vëzhgoni planetët, yjet dhe Hënën nga ora 19:00 deri në 23:00! Observatori i Prishtinës u rregullua para pak vjetëve dhe ka mundësi të mira me ofru pamje të sistemit tonë diellor dhe yjeve në galaksinë tonë. Super mundësi për dashamirët e astronomisë (e pse jo, edhe për ata që besojnë në simotrën e budallavtë astrologjinë). Shihemi në Observatorin e Prishtinës.
Me këqyr: Severance / Apple TV
Muajt e fundit kena pa shumë seriale t’mira. Plot seria nga 2024 i kemi rekomandu këtu, por edhe ky vịt ja ka nisë me plot seriale super intriguse, zbavitëse, do edhe pikëlluese, ama “Severance” osht seriali me rrëfimin ma origjinal që kemi pa tash e shumë vite. Buron nga bota e njejtë e çuditshme e nisun që nga Twin Peaksi para një çerek shekulli, me misteret që shpalosen si në “Lost”, ama edhe me humor të situatave komike në zyre si “The Office”. Ngjarja i takon zhanrit fantastiko-shkencor, në një qytet amerikan ku një kompani ofron njerëzve me ja instalu një çip që ja u ndan trunin, por edhe krej kujtesat në pjesën e punës në zyre dhe pjesën e jetës private. Këto dyja nuk ish dashtë mu përzih kurrë, por diçka ndodhë me protagonistët kryesorë ku mjegullohet ndarja midis punës dhe jetës. Aktorët janë apsolutisht fantastik (ndoshta shfaqja ma e mirë e legjendave si John Torturro dhe Christopher Walken por edhe aktorëve të rinj si Tramell Tillman e krejt tjerëve). Kqyreni patjetër për një dozë të çudibamjes televizive.