Monday Marks, 3 qershor
Është javë e mbushun me ngjarje, prej festivaleve në Shqipëri e deri te koncertet në rrugët e Prishtinës. Këtë Monday Marks po ju tregojmë se ku me shku, çka me dëgju & pa, në këtë fund pranverë.
Me mendu (edhe me pa, dëgju dhe festu): Java e Krenarisë
Këtë javë fillon Java e Krenarisë - e teta me rradhë - poashtu e njoftun si Prishina Pride. Slogani i këtij viti i cili shënon edicionin e tetë të këtij aktiviteti është “Kemi qenë dhe do t’jemi”. Shumë vite me parë java shënohej me një paradë të shkurtë nën përcjellje të policisë, por këtë vit “Java e Krenarisë” që e feston komunitetin LGBTIQ+, është e mbushun me koncerte, drag shows, shfaqje, debate. Sipas organizatorëve nga OJQ-të e komunitetit: “Java e Krenarisë në Kosovë është një tjetër shpërfaqje e identiteve të cilat për vite e vite janë shtypur e kanë mbetur në hije, duke mos qenë asnjëherë në habitatin e tyre.” Ndërsa prej shumë eventeve, na në Suzanne po ua rekomandojmë sidomos koncertin e Astrit Ismailit, me 5 qershor në Teatrin Oda me titull “The First Flower” si dhe shfaqjen “Romeo & Romeo” nga autorja Uresa Ahmeti e regjisor Arlinda Morina.
Me vizitu e me dëgju: UNUM Festival
Festivali UNUM mbahet në Shqipni, te Rana e Hedhun (Shëngjin), por është produkt 100% Made in Kosova. Fillon me 6 qershor dhe zgjatë rrumbullak 5 ditë. Mundeni me ble bileta për krejt javën ose ditore. Organizatorët, djemtë e clubit të Prishtines “Zone”, e kanë pasë një vizion me ndërtu prej zeros një festival të madh të muzikës elektronike dhe tash kanë hy në agjendën e festivaleve europiane. Lokacioni nuk është larg, moti premton të jetë i nxehtë, performuesit janë super, organizimi tashmë është profesional, tri stage janë si zakonisht me vibes të ndryshëm për secilin (nga anija e priratëve e deri te pishat), kështu që nëse keni nda disa ditë të qershorit mu zbavit dhe mu tranu kapak, UNUM është super propozim i javës.
Me vizitu, me pa dhe me dëgju: EKRANI I ARTIT
Këtë javë Shqipnia është baza e ngjarjeve kryesore me tre festivale të ndryshme. Mundeni me hop prej një qoshi te vendit në tjetrin. Ekrani i Artit është një festival artesh organizuar nga Art House në Shkoder, organizatë e artistit të famshëm shqiptar Adrian Paci. Art House si organizatë dhe hapësinë, sipas Pacit është “transdisciplinary venue where different experiences converge to discuss the role of art in contemporaneity”. Ekrani i Artit është i fokusum në shfaqje filmash dokumentarë, video art, filma të metrazhit të gjatë e të shkurtë, përfshi nga yjet si Anri Sala, Emilia Skarnulyte, etj. Ka dhe punëtori dhe tryeza diskutimesh ndërsa ne po e veçojmë edhe pjesën muzikore, të kuruar nga Nita Deda dhe Rubin Beqo me lineup koxha t’mirë dhe alternativ përfshi Gabriele Poso, Jane Fitz, Marco Shuttle, etj.
Me vizitu e me dëgju: KALA Festival
Nuk bonëm hajgare kur thamë që Shqipnia këtë javë është vendi i nejës. Nëse UNUM është i marum me kcy ton natën (e ditën) me techno dhe crowd të gëzum dhe masiv rreth teje, KALA (Dhërmi, 5 -12 qershor) është ma intim, pak ma chill, edhe pse edhe këtu lirisht mundesh me kcy me seta që zgjasin ka 5 orë. Festivali organizohet nga do anglezë që e njohin Kosovën dhe Shqipninë mirë dhe që i njohim për organizime të mira në pllazha të bukura. Line-up ështe eklektik, që i perthekon krejt pejsazhin e muzikës elektronike, me bende live, DJ seta deri në sabah, me sound sistem gjithmonë të mirë, të çkept në shumë lokacione, prej Shpellës së Piratëve deri tek pllazhat e Dhërmiut e deri te Gjipeja e izolume. Transporti bahet me anije poshtë e naltë. Boutique stuff...
Me pa e me dëgju: Kanga Jonë
Ngjarja e fundit për këtë javë mbahet në shesh të Prishtinës. Ka shumë koncerte gjatë verës në sheshet e papërfundume të kryeqytetit, por ky është një vịt jubilar, kur shënohet 25-vjetori i çlirimit të Kosovës. Një çerek shekulli ka kalu prej se forcat e NATO dhe UÇK kanë hy në Prishtinë, per me përfundu një epokë dhe me me fillu një tjetër. Programi nuk është botu kërkah se çfar plane kanë ba birokracia shtetërore, e as që kemi ndonjë pritje për ndonjë wow, por këtë javë një lineup i lezeçëm është planifiku në një koncert me 3 qershor (sonte po i bjen) me Vesa Lumen (e cila ka me performu edhe ne Pride), Jericho, Jehona Sopi, Yll Limani, etj.
Me pa: Mural Fest, Ferizaj
Muralet dhe graffiti koxha kanë zanë rranjë në rrugët e rrugicat e qyteteve kosovare. Ne 200’tat kanë qenë disa nisma të vogla si Urban Guerilla e në vitet e shkuara kemi pasë edhe edicione të “Meeting of Styles” (i përmend edhe mysafirja jonë Filiz Telaku ne podkastin e fundit). Një festival i artit në mure është edhe në Ferizaj. Mbahet këtë javë dhe çdo vjet mbledh koxha artista të mire. Sivjet Mural Fest synon vetëdijesimin për emancipimin e gruas, integrimin dhe ngritjen e pozitës së saj në shoqëri. Koordinatorja e festivalit Elsa Beluli thotë: “Këtë vit pos muraleve, do të kemi edhe aktivitete të tjera siç është instalacioni, ekspozitë, panele diskutimi që veç kanë qenë edhe vitet e tjera, por sivjet do të trajtojmë tema të ndryshme. Veçoria e këtij edicioni, të nëntit me radhë, është që ‘line up-i’ përbëhet krejt prej vajzave.”
Me pi: margarita në Servis Fantazia
Nëse jeni lodhe tu u en poshtë e naltë festivaleve dhe koncerteve, apo nëse s’keni kohë hiç me shku kërkah, atëherë shënoni fillimin e motit të mire e të nxehtë me një margaritë t’mirë te Servis Fantazia, kandi jonë i preferum urban. Nuk janë vetëm pijet e mira në Servis po edhe lineupi javor, gjithmonë i kurum me kujdes nga Patriku, Leo & friends, ama me sound systemin ma të mirë në qytet.
Kaq për këtë javë!