Monday Marks, 29 korrik
Dokufesti i madh po fillon, por kemi edhe plot ngjarje tjera alternative nga Prishtina, Ferizaji deri në Llukar, diçka me dëgju e lexu, e edhe një propozim çka me hangër këto ditë verore.
Po hyjmë në pikun e verës. Sunny Hilli spektakular përfundoi me sukses te lokacioni i ri, ama po ja nis Dokufesti, festivali ma i madh filmik në këto troje. Ka aty këtu edhe do rejva nga Llukari e deri n’Ferizaj. Nje event i vockël botues është në Bubble sot, e me hangër duheni pak me eksperimentu dhe me pi supën e ftohtë spanjolle gazpacho. Po ju rekomandojmë edhe një za të ri kosovar me dëgju…
Me përjetu: Dokufest, Prizren
S’kemi nevojë me shpjegu çka e qysh e tek për Dokufest. Dokufest është sot një nga festivalet më të rëndësishme të filmit dokumentar në Evropë. Mbahet çdo vit në Prizren, dhe tërheq mijëra vizitorë dhe profesionistë të industrisë nga mbarë bota. Përveç shfaqjes së filmave dokumentarë të zgjedhur me kujdes, Dokufest ofron edhe aktivitete të ndryshme si diskutime, punëtori dhe koncerte. Atmosfera unike e Prizrenit, me historinë dhe kulturën e saj të pasur, stejxhat e pazakontë (mbi lum, te kalaja, etj) e bën këtë festival një must-see të veçantë për krejt ata që e dojnë kulturën. Natyrisht, Dokufest jo vetëm që promovon kinematografinë dokumentare, por edhe inkurajon dialogun dhe ndërveprimin kulturor dhe mysafirët dhe crowdi është gjithmonë inspirues. Programi është me kategoritë shpërblyese por edhe special screenings. Kqyreni dhe zgedhni çka po doni.
Me përjetu: Re:form nga Servis, fshati Llukar
Edhe Servisi osht kuantitet i njohun për ne me partyt e çarta. Tash verës po vjen me lokacion të ri, jo në Pallatin e Rinisë po në katundin Llukar. Rejv taman. Sipas organizatorëve, më 2 gusht, Llukari do të shëndërrohet në një strehë ku muzika dhe natyra bashkëjetojnë në harmoni. Koncepti Re:Form ka “lindë nga nevoja për me lidhë muzikën me natyrën, veçanërisht në një vend si Prishtina, që po përjeton gjentrifikim dhe ka nevojë për parqe dhe hapësira publike.” Mysafirja kryesore eshte një pioniere e vërtetë e muzikës tekno, The Lady Machine. Line-upi e ka edhe Leo Lumezin, Pandaudio, RT dhe Dina.
Sipas Patrikut, Lleos & co. Llukari do të jetë “shtëpia jonë për këtë natë nën yje.” C’est romantique! Për lokacion ma te detajum kqyreni faqen e tyne në Instagram.
Me dëgju: LUI$A
Luiza Boshnjaku është një grua e re e Prishtinës që ka studiu muzikën në Laamp Music në Los Angeles, tash jeton në Nju Jork ku është duke studiuar si stipendiste e shkollës Roc Nation me PUMA Hope Scholarship. Pra, një rrugëtim intrigues për prishtinalikën e rame në Kaliforni që tash po jeton e studion në NYC. Soundi i saj është koxha i inspirum me R’n’B dhe sound urban. Na në Suzanne Podcast e kemi në playlist edhe ma së shumti na pelqen kanga “I’m Hot”.
Me përjetu: PlayFest, Ferizaj
PlayFesti në Ferizaj e quan vehten si “Hapësirë pë eksplorera” dhe çdo edicion kërkon të “nxisë argëtim, ndërveprim dhe ndriçim të gjallë. Aktivitetet fascinante janë të sigurt për të stimuluar ide të reja dhe kreative. Nuk mund të presim të zbulojmë shumëllojshmërinë e asaj që vjen më pas!” Por programi ka dalë dhe nime po doket i llojllojshëm. Festivali mbahet në parkun e Ferizajit dhe fillon me një jazz mbramje me 31 korrik, por line-upi e ka Laidlaw (UK), Mayell (SL), Altin Boshnjaku, Pumio Space, T.NA (UK), Liburn, RT, Nik Norriz (SL), Anitë, and Armir. Gjatë ditës e ka edhe edicionin PlayKids në kuadër të festivalit, ku organizatorët garantojnë për një mjedis të sigurt dhe të këndshëm për fëmijët, ku ata mund të eksplorojnë botën rreth tyre, të mësojnë gjëra të reja dhe të argëtohen pafundësisht. Festivali duket se është dizajnuar për me nxitë kuriozitetin, dhe edhe pse nuk kemi dëgju ma herët për të, gjithsesi duket koxha mirë e konceptume.
Me lexu: Libër poezish “E prapëseprap, ne jemi këtu”
Libri “e prapëseprapë, ne jemi këtu”, është një përmbledhje dhe perkthime poezish dhe tekstesh të autorëve/eve queer nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Sipas botuesve, kjo përmbledhje është kulmim i projektit “Nga faqet në progres: Mbështesim letërsinë queer në Ballkanin Perëndimor”, i realizuar pergjatë vitit 2024 nga Instituti Sekhmet dhe LGBTI Support Center Skopje. Autorët/et: Bubamarrë, Agnesa Qerimi, Arbër Selmani, Gracija Atanasovska, Lind Duraku, Petar Andonovski, Stefan Alijevikj dhe Uresa Ahmeti
Libri promovohet sot në Bubble. Nëpërmjet këtij projekti, lexuesi sfidohet t’i kupton vështirësitë me të cilat këto/a autorë/e përballen, të sfidojnë normat shoqërore dhe të krijojnë një hapësirë më të hapur dhe më gjithëpërfëshirëse nëpërmjet letërsisë queer. Gjatë ngjarjes në Bubble do të prezantohet dhe do të ketë lexime të përzgjedhura nga libri dhe do të keni mundësi të bisedoni me disa nga autorët/et dhe pjesëmarrësit/et tjerë.
Me hangër: Gazpacho!
E kemi provu gazpachon, supën e ftohtë spanjolle në pop-up restoranin Pepins para disa ditëve, dhe na inspiroi për këtë rekomandim në Monday Marks. Ky koncept e pat supën nga bostani e djathi feta (yup! it works), por recepti i zakonshëm është nga domatja dhe mund të themi me siguri se është si një festë e shijeve në një kupë! Kjo supë e ftohtë është si një djep veror i shqisave që të thërret të rehatohesh në një ditë të nxehtë. I mbushun me domate, speca, tranguj, pak qepë edhe hudra, magdanoz, duket si një pjatë që u përgatit veç për ata që shkojnë joga, folin për detoks e insistojnë të dokën të shëndetshëm, ama përnime është super chill edhe për ata që s’janë ma të shëndetshmit. Mundeni edhe vetë me bo. Rekomandim: Nëse doni një kombim të shijshëm dhe çuditnisht të freskët, mos e ngutni zirjen! Gazpacho është si një pije energjike, por në formë supe! Prandaj merrni një pjatë apo gotë, por mbani mend: është më mirë me nda me miq.