Monday Marks, 28 tetor
Çka keni qef me bo? Festivale jazzi dhe teatri, koncerte rock dhe muzikë elektronike, me vesh diçka vintage dhe me lexu diçka inspiruese. Lista jonë javore po ju sjell një kallabllak rekomandime!
Tash ja nisin javët e vitit me ngajt shpejt. Slow summer ja ka lshu moti vendin fast fall-it. Jemi në javën e fundit të tetorit - sot osht e hanë 28 tetor dhe ky është Monday Marks i 28-të me rradhë. Çka ka këtë javë në Prishtinë, Pejë, Prizren e Tiranë? Plot muzikë të mirë! Me festival jazzi në Pejë e Prishtinë, me koncert rock të Humus në Soma, muzikë të re të prodhume nga Oda Haliti dhe me party në T’Duplex të porsahapun. Në Tiranë po mbahet një prezantim i madh, i gjanë dhe i thellë i skenës së Teatrit kosovar nga Qendra Multimedla dhe Teatri Kombëtar, me shfaqje, panele dhe ligjerata, por edhe me disa mbramje t’mira muzikore në kryeqytetin shqiptar.
Po ju rekomandojmë edhe një botim të ri nga Galeria Kombëtare që hedh dritë në punët e disa prej artistëve ma pak të njoftun nga koleksioni i Galerisë, ndërsa me vesh po ju rekomandojmë online shopin Hip Vintage që ofron kombinime të shumta dhe t’llojllojshme.
Sa të dush për një javë!
Me dëgju: Peja Jazz Festival, Pejë
“Peja Jazz Festival” po rikthehet me edicionin e pestë, edhe llajnapi po dokët super! Për katër netë publiku ka me mujt me dëgju emna t’njoftun të jazzit botnor. Prej 30 tetorit deri më 2 nëntor festivali mbahet në Pejë në Kino Gërvalla - por me 3 nëntor vjen me një performancë “pejonde” në kryeqytet, te Teatri Oda për Prishtina Music Week (PMW e mbulojmë detajisht të hanën e ardhshme). Mysafirë sivjet janë: Ceylan Taci, e shoqëruar nga Astrit Stafai & Friends; Cimbalomduo; Laura Prince dhe Julian Caetano; Wadaiko Sai. Përnime good kombo po duket për qefli të muzikës. Biletat i gjeni në Rave.
Me marrë pjesë: Kosovo Albania Theatre Showcase, Tiranë
Teatri kosovar osht mysafir në Tiranë këtë javë, me një program koxha të pasun shfaqjes, koncertesh, panele, prezantime. KOSOVO ALBANIA THEATRE SHOWCASE 2024 organizohet nga Qendra Multimedia në partneritet me Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental. Mbi 100 kritikë e selektorë festivalesh prej krejt botës do të jenë në Tiranë, shfaqjet janë të llojllojshme, por ligjeratat dhe panelet po doken tepër interesante. Ja vlen me kalu javën në Tiranë!
Me dëgju: Humus, Soma Bookstation
Humus janë një nga bendet ma t’njoftuna rock në Kosovë dhe vazhdojnë me performu në kohë kur muzika elektronike omniprezente dhe hiphopi po okupojnë hapësinën gati ngulfuese në pejsazhin muzikor. Tash e dy dekada, që nga albumi tyne i parë i njoftun “Dyfishohem”, Humus sjell soundin e rockut alternativ, me vokalin e ashpër të Adnan Dragaj me Blerim Azizin, Nderim Ramadani e Pat Nezirin. T’mërkurën me 30.10.24 vijnë në Soma Bookstation. Një prej bendeve që ja vlenë me i dëgju.
Me dëgju: Anni Ganni track, DJ Oda Haliti
Oda Haliti osht ndoshta ndër DJ me ma së shumti giga prej Prishtinës, po që lëshon muzikë edhe nëpër plot super clubs në Evropë, që sjell një stil me shumë depth të technos n’skenën e muzikës elektronike n’Kosovë. Me përzgjedhje unike e aftësi për me kriju atmosferë, Oda i ka fitu zemrat e publikut lokal e edhe ma larg. Tash ka dalë me një track të ri, me një titull pak cheek-in-tongue “Anni Ganni”. Muzika osht kryesorja, por edhe coveri me ilustrimin e Flakës dhe dizajnin e Xaxit vlen me përmend.
Me u aktivizu: Ekspozita “Mir is Mirë”, Prizren & Prishtinë
Arti ish dashtë me lujt rolin e urave të komunikimit, prandaj po sjellim edhe këtë ekspozitë që mbahet në disa lokacione në të njejten kohë. Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, një organizatë e famshme në bashkëpunim me Artpolis - Qendra për Art dhe Komunitet ju ftojnë në hapjen e ekspozitës “MIR is MIRË”, në tre vende: 29 tetor nga ora 18:00 në Termokiss, Prishtinë; Më 30 tetor nga ora 16:00 në destiLL, Prizren; ndërsa publiku në Beograd e sheh me 27 tetor nga ora 18:00 në CZKD, Beograd. Ekspozita prezanton punimet e dymbëdhjetë artistëve të rinj/reja nga Kosova dhe Serbia, të cilët sipas organizatorëve “në dialog dhe art gjetën hapësirë për ndjeshmëri dhe mirëkuptim, gjë që pasqyrohet në veprat e tyre.”
Me lexu: “Tregime pas / Tregime nëpër Koleksionin e Galerisë Kombëtare të Kosovës”
Galeria Kombëtare po vazhdon me fokusin në koleksionin e mirë që e ka, tash me një botim. Katalogu/Libri “Tregime pas/ Tregime nëpër Koleksionin e Galerisë Kombëtare të Kosovës”, osht botim i Rina Krasniqi, Simon Kurti dhe Lura Limani. Brendësia e këtij libri përmban intervista me artistë dhe punonjës të galerisë, materiale arkivore dhe fotografi të veprave të artistëve, të cilët u zgjodhën nga autorët e librit që të hulumtohen. Sipas botuesit: “Fokusi ynë u përqendrua në pesë nga artistët, veprat e të cilëve janë pronë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare sot: Anton Gllasniqi, Nimon Lokaj, Hilmija Ćatović, Hyrije Krypa, dhe Violeta Xhaferi. Fokusi në këta pesë artistë nuk osht krejtësisht i rastësishëm. Pos idesë që të hulumtojmë rreth disa artistëve më pak të njohur, të pesë artistët posedojnë elemente të tjera të përbashkëta.”
Me kcy: T’Duplex, Prishtinë
Duplexi ka koxha do vjetë që ka shërby Prishtinës, si për ata që dojn mejnstrim ashtu edhe për muzikë elektronike. Pas një mbyllje, renovimi, rekonceptualizimi, bahskimi me Kultura House, clubi po vjen në formën e re, me brend të ri (nga Berini me një T’du, të integrume në T’Duplex). Muzika poashtu premton me shku ma shumë kah Afro, Baile, Reggaeton, Dancehall. Festat e fundvitit po afrohen, T’Duplex prej 1 nëntorit e tutje ka me pas diçka për gjithkon.
Me vesh: Hip Vintage, Prishtinë
Ky online shop i teshave vintage osht një thesar për dashamirësit e kombinimeve unike jo t’shtrenjta. Me përzgjedhje të kujdesshme të veshjeve nga dekada të ndryshme, Hip Vintage e Vita Beqirit ofron kombinime unike që dallojnë nga moda masive. Shërbimi osht i shpejtë, përzgjedhja online ka një ndjesi nostalgjie që të inspiron menihere si për ngjarje festive ashtu edhe për nevoja t’punës. Stafi miqësor dhe i përkushtum ndihmon mi gjetë, ble dhe transportu teshat ideale që i japin karakter garderobës tuaj.