Monday Marks, 27 maj
Maji po përfundon, vera po fillon. Çka me pa, me dëgju, me lexu, me hangër a me vizitu këtë javë? Kemi do propozime, por mendjen e kemi kah vera! Këto janë propozimet tona për këtë javë...
Me pa: “You Know Me So Well” nga Martina Menegon, në Galeria 17
Martina Menegon, një artiste italiane që kombinon virtuelen dhe realen, fizikën të manipuluar nga teknologjia, ka ekspozite në Galeria 17. Galeria 17 gjendet në lagjen më të vjetër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës – Henrik Bariç. Më saktësisht në mesin e pikave kryesore historike e kulturore të kryeqytetit, si Muzeu i Kosovës dhe Muzeu Etnologjik, Hamami i Prishtinës, Xhamia e Madhe, Sahat Kulla etj. por perkunder lokacionit - ndoshta edhe për shkak të lokacionit - kjo galeri tashmë ka fillu me u specializu në arte dhe drejtime shume ma eksperimentale.
Teksti kuratorial i kesat ekspozite thotë: “Kombinimet intime dhe komplekse të autoportreteve interaktive, virtuale dhe të zgjeruara jetojnë në hapësirën e ekspozitës, duke i ftuar shikuesit të mendojnë rrjedhshmërinë e identitetit të realitetit tonë bashkëkohor dhe duke sfiduar përdoruesit të rimendojnë ekzistencën tonë dhe marrëdhëniet me veten tonë virtuale” - duket pak i komplikum por ndoshta edhe nuk është edhe qaq, kur e mendojmë se sa shumë “selfie” shohim çdo ditë në rrjete sociale, e sa prej tyne janë të manipulume në një mënyrë a tjetër.
Ekspozita është e hapur edhe dy javë, por gjithsesi shikoni programin e Galeria 17, ja vlen të përcjellet për netë speciale dhe mysafirë të ndryshëm.
Me dëgju: ChopinFest (përfshi koncert nga Petrit Çeku)
Chopin Piano Fest, nga Asociacioni kosovar i Chopinit, tash e 15 vjetë është bo pjesë e kalendarit kulturor e muzikor të Kosovës por edhe ma gjanë. Mysafirë që kanë ardhë janë të shumtë, të mirë dhe me nam - ndërsa edhe sivjet për plot 1 muaj ka mysafirë, performues dhe muzicientë që i takojnë pejsazhit muzikor të kompozitorit dhe pianistit polak Federic Chopin. Gjatë kësaj jave keni performansën e përbashkët të Iliriana Gjoni dhe Milica Lalosević (përkrahun nga Ambasada e Malit të Zi) si dhe kuartetin kosovaro-kroat: Petrit Çeku, Zoran Dukić, Maroje Brčić dhe Tvrtko Sarić, përkrahun nga Ambasada Kroate. Për programin e plotë, mundeni mu konsultu edhe në webfaqen mirë të organizume të Chopin Fest.
Me dëgju: DJ Gilles Peterson në WORLDWIDE FM ose BBC Radio Six
Ka gjasa të mira që veç e njihni apo e keni dëgju setat e Gilles Peterson, një nikoqiri radio emisionesh, DJ, pronar i labelave dhe njani prej figurave ma me ndikim në botën e radios dhe muzikës. Rroli i tij në promovimin e muzikës hip-hop, acid jazz, elektronike nuk mundet me u tepru. Intervistat i bon me krejt, ama bash krejt artistat më mëdhaj n’botë. Jingle e tij në BBC Radio Six ja nisë me “Music has a healing power” edhe zani i Gilles dhe playlista e tij sipas neve përnime kan healing power, plus ka plot referenca kulturore, edukative, inspiruese, qysh te doni. Të shtuneve pasdite e ka emisionin në BBC RADIO 6 (e keni appin pa pare), ndërsa vetëm këto ditët e fundit e ka pas Erykah Badu mysafire, ka pasë live Andre 3000 (sick intervistë) dhe saksofonistin Kamasi Washington. Ngojeni. Knaquni.
Me lexu: “The Year of Magical Thinking”, Joan Didion
Joan Didion e lexojnë jo pak njerëz (sidomos e popullarizume te plot lexuese këto vitet e fundit edhe në Kosovë), kështu që s’kemi nevojë me shkru shumë për te. Ajo është një shkrimtare amerikane e njohur për shkrimet e thella e reflektuese që mundohen me shpalosë thelbin e jetës / humbjes, dilemat e identitetit personal, kombinume me rrëfime najs për dhe të Kalifornisë.
Për disa, Didion përfaqëson një ikonë të fuqishme letrare e cila shpalos tronditjet dhe ndjeshmerinë në mënyrë ma të sinqertë. Aty-këtu i kemi pa edhe do kritika që llafet/shkrimet e saja janë të bazume në privilegjin e një gruje të pasun e elitare. Aktorja tepër e mirë Jessica Lange sapo e ka shpalosë se ka me lujt rolan e Didion në filmin e bazumë në librin “The Year of Magical Thinking”, kështu që po ju propozojmë me e lexu librin që është një kujtim thellësisht personal bazum në përvojën e pikëllimit dhe zisë së autores pas vdekjes së papritur të burrit, John Gregory Dunne.
“The year of…” është një eksplorim i pikëllushëm i natyrës së paparashikueshme të pikëllimit. Këtë libër dhe plotë tjerë të Didion mundeni me gjetë e lexu në libraritë e qytetit, para se me dal filmi. Lexim i mirë për muajt e verës!
Me hangër: bostan
Përpara, kur kemi qenë të vogël, na milenialët e do të gjeneratës X, verës kemi hangër pemë dhe perime të verës, e dimnit kemi hangër pemë të dimnit - edhe pak a shumë perime turshi ose ajvar. Ja që stinët ndryshuan, epokat lëvizën, tregu i lirë mbisundoi dhe bostani po hahet herët, shumë ma herët. Edhe mos keni paragjykim: sivjet është tepër i ombël dhe i mirë. Tash e disa javë na në Suzanne Podcast jemi tu hangër bostan (shalqi, watermelon). Dikush e hanë thatë, dikush e përzin me gatojca që kanë djath (djathi me bostan shkojnë shumë). Qysh do që e kombinoni, me 3-4 euro merrni një bostan të mirë, ftoheni dhe nisjani me mendu se çka keni me bo verës.