Monday Marks, 26 gusht
Festivale inovative, ekspozita kolektive, koncerte inspiruese, bizhuteri autentike dhe nja tre mini-recenzione të serialeve tepër intriguese. Ja ku e keni një Monday Marks koxha divers për këtë javë.
Çka me bo, me përjetu, me pa, me dëgju dhe me çka mu zbukuru këtë javë? Ju sjellim punëdoret e Krenare Rakovicës, një potpuri recenzionesh të do serialeve të çuditshme ama të zbavitshme, festivalin që promovon hapësinat publike HAPU, pastaj festival teatrosh në Ferizaj dhe artesh e fotografive në Prishtinë. Ka edhe një festival multi-disiplinar në rajonin arkeologjik Ulpiana që sjell pak antikitet në miksin tonë urban.
Me përjetu: Hapu Fest, Prishtinë
Është edicioni jubilar, i dhjeti me rradhë, i festivalit të dedikum përdorimit kreativ të HApësirave PUblike, me akronimin ma të qëllum HAPU. Themelues të festivalit dhe kuratorët e programit janë nga Teatri ODA që ka pasur gjithmonë sens për inovacion në teatër dhe arte performuese. Siç tregon edhe emni, lokacionet janë të ndryshme dhe kryesisht në hapësina publike, prej Pallatit të Rinisë deri tek Sheshi Nëna Tereze, pastaj te Parku i qytetit dhe Shtëpia e të moshuarve, etj. Ka një kombinim i performanseve, talks, ndejave me muzikë por shikojeni krejt programin në këtë link.
Për me ju jep një shine se çka po ju pret, ja një copëz e pëshkrume prej Drejtorit artistik Florent Mehmeti: '“Ne po transformojmë përkohësisht hapësira që vizitorët të rizbulojnë veten e tyre dhe atë që i rrethon. Në një barnatore përkohësisht të instaluar të Eva Bubla në Pallatin e Rinisë do të mund të zbuloni kurat e Nënës Natyrë për njerëzit dhe format e jetës më shumë se njerëzore. Ju mund të përjetoni tingujt e Donika Rudit që thërrasin zëshëm për ndikimin kritik të ndotjes së ajrit në shëndetin tonë dhe mjedisin. Takohuni me Atlasin, kllounin në rrugës Nënë Tereza dhe rizbuloni se si të miqësoheni me pëllumbat, drunjtë dhe krijesat e tjera.” Looks good, aint?
Me dëgju: Koncerti “Zorro”, Francesco Bearzatti quartet, Prishtinë
DAM festivali fillon ma vonë, por kësaj radhe mund ta përjetoni një koncert jazz si para-event. Fjala është për jazz quartetin e famshëm italian të Francesco Bearzattit me titullin “Zorro” (nga albumi me emrin e njejtë të publikuar do vjetë ma herët). Zorro është përndryshe një hero i librave, filmave dhe serialeve, një luftëtar i maskum kundër padrejtësive, çlirimtar i popullit të shtypun. E bash në njëqindvjetorin e krijimit të Zorros, saksofonisti Francesco Bearzatti dhe kuarteti i tij tinissima, të inspirum prej rrëfimit heroik, e kanë dhanë kontributin e fundit të Cam Jazz në panoramën e gjanë dhe spektakulare të xhazit italian. Nëse klisheja e xhazit si një muzikë kinematografike ka pasur ndonjëherë një kuptim, ky album dhe këta performues e konfirmojnë: turli sekuencash dhe zana filmash, improvizime të shpejta si veprimet e Zorros, dridhje instrumentesh si lëvizjet e Zorros. Pra, një freski për skenën jo edhe aq të pasun të xhaz muzikës te na, vjen me 29 gusht, në ora 20:00, te Platoja e Pallatit të Rinisë.
Me pa: Ekspozita “Me hijen e lirimit mbështjellë”, Prishtinë
Një ekspozitë unike qe po e sjell organizata Sekhmet Institute, që lufton për fuqizimin e drejtave të njeriut. Sipas organizatorëve, ekspozita që titullohet “Me hijen e lirimit mbështjellë” është ekspozita e parë e madhe në Kosovë që “eksploron çështjet queer me kompleksitetet e saj bashkëkohore, duke synuar të riorientojë prioritetet drejt atyre që janë në hije dhe në margjinat e jonormatives.” Ekspozita është e kuruar nga Shaunak Mahbubani, me asistente kuratore Anyla Kabashi dhe mundeni me pa gjatë shtatorit në Grand Hotel, që e ka gjetë vehtën si locacion i arteve kontemporane që nga Manifesta.
Me përjetu: Festivali i Teatrove në Ferizaj
Ky festival organizohet për ma shumë se gjysëm shekulli dhe mbahet në Ferizaj. Sivjet është në lokacionin e Teatrit Adriana dhe Galerisë së Arteve në Ferizaj. Çdo ditë ka shfaqje, që vijnë prej produksionit vetanak të Teatrit Adriana e deri tek shfaqjet nga Multimedia, Teatri Kombëtar, Teatri shqiptar i Shkupit, Teatrit Aleksandër Mojsiu, pastaj teatrot e Gostovarit dhe Prizrenit. Çdo natë ka edhe ndeja me bende të njohura si Asgjë Sikur Dielli, Blla blla blla, La Fazani, Loch Matranga, Edona Reshitaj dhe Grupi NA.
Me pa: Festivali ndërkombëtar i fotografisë “Fotoist”, Prishtinë
Ky është edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë që organizohet me iniciativën e organizatës eponime “Fotoist”. Fotoist pohon se është festivali më i madh i fotografisë në Ballkan, i themeluar në vitin 2023, me “qëllim të promovimit të fotografisë dhe jetës kulturore në Prishtinë”. Ekspozitat e fotografisë, leksionet, debatet, shfaqjet e filmave, rishikimet e portofolit dhe ngjarje të tjera janë të gjitha pjesë e 5 ditëve të festivalit. Po paralajmërohen punime nga 39 fotografë të njohun ndërkombëtarisht, prej Sheshit Zahir Pajaziti deri te galeria Barabar.
Me përjetu: Ulpiana Fest, Graçanicë
Një festival në lokacionin arkeologjik të Ulpianës ofron program të ngjeshur të shfaqjeve, veshjeve, ushqimeve, lojërave dhe copëzave të tjera përjetimesh dhe performacash me temë nga antikiteti, të mendume me celebru trashëgiminë kontinuale të Ulpianës deri në ditët e sotme. Përgjatë dy ditëve të 21 gushtit dhe 1 shtatorit mundeni me ushtru poçari, me përjetu lojra tradicionale dhe zeje artizanale si dhe shfaqje teatrale. Sipas organizatorëve: “Përgjatë netëve të festivalit, arkeologjia, antropologjia, entografia dhe arti do bëhen bashkë për të dhuruar spektakël të frymëzuar nga lashtësia.”
Mu zbukuru: Bizhuteri argjendi të Krenare Rakovica, Prishtinë
Dyqani i argjendarisë së Krenare Rakovicës në Prishtinë është I vogël, pak i msheft edhe pse në qendër të Prishtinës, në rrugën Garibaldi. Krenarja e ka trashëgu zanatin dhe biznesin nga prindërit dhe ka vazhdu me mbajt një biznes ku tradita dhe arti bashkohen në një mënyrë inspiruese. E frymëzume nga motivet dhe simbolet e pasuna të kulturës shqiptare dhe ballkanike, Krenarja e ka ndërtu një stil unik që e kombinon të kalumën dhe të tashmen. Çdo copëz bizhuterie apo gjësende tjera praktike që ajo krijon, reflektojnë teknikat e vjetra të argjendarisë, të përcjelluna brez pas brezi, por të ridizenjume me një prekje moderne që i bën ato të veçanta dhe bashkëkohore. Krenarja përdor detaje të ndërlikume dhe simbole tradicionale që mbartin domethanie të thellë kulturore, duke krijuar bizhuteri që nuk janë vetëm të bukura, por edhe të mbushura me histori dhe kuptim. Për ata që kërkojnë një pjesë autentike të artit shqiptar, dhurata për të dashtun (apo për vehte) dyqani i saj është super destinacion. Shembuj të punëdorëve të saj i keni edhe në instagram.
Me këqyr: Tri seriale: “Sunny” / “The Sympathizer” / “Eric”
Fjalët “odd”, “quirky”, “strange”, “weird”, që të gjitha pak a shumë përkthehen si “çuditshëm” në fjalorët online të gjuhës shqipe. Ama s’janë të gjitha të njejta, se e kanë në vehte doza të ndryshme të së çuditshmes. Një muhabet i shpeshtë me shoqnin tonë është se çfarë seriale televizive ka me këqyrë në Netflix, apo Prime apo Apple (apo ndonjë streaming platformë jo edhe aq legale - që ne natyrisht as s’e praktikojmë as s’e rekomandojmë 🙄). Ja ku i keni tri seriale shumë të ndryshme dhe jokonvencionale, por që të trijat kanë me ja u ngacmu imagjinatën, shqisat dhe kufinin e logjikës.
Sunny: Kjo është një seri pak fantastiko-shkencore, pak dramë, pak mister, që të futë në thellësinë e Japonisë moderne. "Sunny" është një përzierje tepër unike me një dozë absurditeti ama edhe emocioneve të thella. Me skena të bukura, narracion të pazakontë dhe aktorë fenomenalë (Rashida Jones e llakë), Sunny sjell rrëfimin e një amerikane pak të vetmume që martohet në Japoni. Vdekja e burrit japonez dhe djalit të vogël është tragjedia që ndodh që në fillim, por ardhja e një roboti për ndihmë shtëpiake e dridh në temel personazhen kryesore që ja nisë me hulumtu se çka i ka ndodhë familjes. Për ata që kërkojnë diçka jashtë kornizave të zakonshme, muzikë të lezeçme pop japoneze, "Sunny" ofron një udhëtim intrigues, të mbushun me dialogje quirky & cool, modë minimaliste dhe teknologji qesharakisht të avansume japoneze.
Eric: "Eric" është një miniserial televiziv që ndoshta ma së miri mujm me përshkru si thriller psikologjik. Aktori kryesor ësht Benedict Cumberbatch fantastik si një artist kukullash (tipi që maron kukułla? kukulltar? kukullman?) i dëshpërum, djali i të cilit zhduket në Nju Jorkun e rrezikshëm të viteve 1980. Vincenti pra është një kukulltar në një martesë të palumtun, koxha alkoholik idhanak dhe djali i tij, Edgar, zhduket në moshën nëntë vjeçare tu shku në shkollë. Sjellja gjithnjë e më e paqëndrueshme, iracionale, irituese e Vincentit e largon atë nga miqtë, familja dhe kolegët e tij. Pas problemeve me abuzimin me substancat, Vincent diqysh e bind vehtën se mundet me u ribashku me Edgarin, veç me ndihmën e kukullës që e pat imagjinu djali, e që është nja 3 metra e madhe, që quhet Eric. Rrëfim weird por makes sense, ju premtojmë.
The Sympathizer: Seri e vendosun në Vietnam dhe Amerikë, "The Sympathizer" është një seri që ka politikë, histori të luftës në Vietnam, spijunazhë, sex, vrasje, tradhti, ideologji, krejt tu u shpalos në një kohë të trazume me një këndvështrim të pazakontë me plot kthesa narrative. Tregimi shfaqet përmes syve të një spiuni të dyfishtë dhe krijon një atmosferë tensioni, ku çdo episod sfidon perceptimet e zakonshme të shikuesit. Robert Downey Jr vjen në 4-5 role të ndryshme të personazheve të ndryshme në të njejtën seri, që është koxha fun, edhe pse fillimisht, ka pak luan me perceptimin tonë se çka dreqi o ka ndodhë. Me një stil unik dhe një qasje që e bën atë ndryshe nga çdo gjë tjetër në televizion, "The Sympathizer" ka me ju ngashnjy me kqyrë çdo episodë!