Monday Marks, 21 tetor
Java e re, lista e re! Cilat ngjarje me i ndjekë, çfarë premiera me pa, çka me veshë e ku me hangër? Monday Marks ju sjell një kallabllak tepër divers rekomandimesh, prej Prishtinë në Tiranë...
Javët vjeshtore janë pak si qetësia para fortunës: festivalet verore harrohen dhe terreni pregaditet për festat e fundvitit. Agjenda kulturore ngapak ngadalsohet, por në Monday Marks shpresojmë se arritëm ta kurojmë një listë të bukur ngjarjesh, filmash, takimeve letrare dhe ekspozitave intriguese.
Kino Armata dhe Këshilli Britanik sjellin retrospektivën e filmave të Derek Jarman; Fondacioni Hajde që ka filluar të hapë krahët, sjell një shfaqje intriguese teatrale të Valdrin Thaqit në Grand Hotel. E dini që na fokusohemi në arte kontemporane, ama duhet me përmend që në Tiranë po shënohet përvjetori i vdekjës së Naim Frashërit të madh. Në Prishtinë ka party për Halloween që tradicionialisht tepër të trentë e sjellin kolektivi Buyrum dhe Zone.
Kemi edhe dy rekomandime per aksesoarët e brendit inovativ kosovar të modës së qëndrueshme DYVÓ, dhe një tavernë tipike ballkanike për adhuruesit e turshive dhe mishit te Muja.
Me pa: Shfaqja “Short poems and other tales”, Fondacioni Hajde, Prishtinë
Valdrin Thaqin e njohim si piktor të gjeneratës ma të re të artit kontemporan kosovar me punime andërrimtare, pano në mes realizmit urban me hinta që kanë diçka sureale dhe disturbing. Tash Thaqi po vjen me shfaqjen "Poezi të Shkurtra dhe Tregime të Tjera". Shfaqja ndjek një personazh të ri, identiteti i të cilit ndryshon mes qenies njerëzore dhe jo-njerëzore. Brenda një kornize sureale, shfaqja hulumton tema si rinia, trauma, perversiteti dhe hakmarrja.
Narrativa përzien realitetin me abstraksionin, duke mjegulluar këto linja përmes poezisë, performancës, imazherisë dhe tingullit. Ekipi realizues përthekon koxha do yje kreative të kryeqytetit, prej regjisorit dhe autorit Valdrin Thaqi me aktoret: Art Pasha, Klara Grapci, Ensar Lutaj me muzikë nga Yll Krasniqi, Viola Rrecaj e Lum Veseli. Me gjasë një nga motivet e dashtuna të Valdrinit shigjetaria ka me pas nje rol ne shfaqje se në program shfaet edhe instruktori i shigjetarisë. Shfaqja mbahet nga Fondacioni Hajde në Grand Hotel, ndërsa biletat biletat i gjeni në Servis Fantazia.
Me këqyr: Retrospektiva e filmave të Derek Jarman, Kino Armata
Derek Jarman është artist, regjisor, kostumograf, skenograf, shkrimtar, poet anglez. Kino Armata me ndihmën e Këshillit Britanik krejt javën e kanë të dedikume retrospektivës së filmave të Jarman. Filmat e tij ofrojnë një përvojë unike për shikuesit kosovarë, tu sjellë një qasje vizionare dhe të guximshme ndaj artit dhe politikës. Ai trajton tema të rëndësishme si identiteti, seksualiteti dhe liria personale, gjithmonë tu i sfidu normat tradicionale dhe tu i dhanë zâ komuniteteve të margjinalizume. Puna e tij është një frymëzim për artistët - dhe observuesit - që kërkojnë me shprehë kreativitetin pa kufij dhe të përballen me sfidat sociale në një mënyrë super autentike.
Me lexu, diskutu e nderu: Naim Frashëri, COD, Tiranë
“Në mes tuaj kam qëndruar e jam duke përvëluar, që t'u ap pakëzë dritë, natënë t'ua bënj ditë.” A ka kush që nuk i njeh poezite e Naimit? Qendra për Hapje dhe Dialog në Tiranë, në bashkëpunim me bibliotekën “Apostol Meksi”, Gjirokastër, në kuadër të muajit të Muajit të Letërsisë dhe në përkujtim të lindjes së poeti të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri organizon takimin letrar dhe ekspozitë të një serie librash dedikum Naim Frashërit. Në Monday Marks rekomandojmë kryesisht ngjarje të kulturës kondemporane, ama Naimi është Naimi. Mu sikurse vargjet e veta, një qiri në errësinë…
Me festu e kcy: Halloween by Buyrum, Zone Club, Prishtinë
“Best ever!” është motoja e kolektivit Buyrum të djemve ma t’njoftun nga Prishtina x Nju Jorku, Gentit dhe Nokit, dy DJ-ave gjithmonë prezentë e gjithmonë gazmorë. Tash e 23 vjet organizojnë Halloween partyt ma të çarta, gjithmonë “best ever”. Zone e ka mbyll sezonin veror ama me 26 sjellin prap atmosferën e natës së shtrigave. Maskat janë obligative, funi është i garantum e muzikën kanë me lëshu Barac, Secret47, Noki dhe RT (që osht edhe autori i soundit për promon e sezonit 2 të podkastit tonë. Kqyreni!) Shihemi te veni. Apo nashta edhe nuk shihemi se na me maska shkojmë. Me 26 tetor, si zakonisht natën vonë - kur dalin edhe shtrigat edhe dreqnit.
Me u inspiru: DokuTech, Parku Teknologjik, Prishtinë
DOKU.TECH është një ngjarje vjetore që bashkon individë dhe figura inspiruese nga bota e teknologjisë, me krijues dhe ndërrmarës ndërkombëtarë të nivelit të lartë, ekzekutivë dhe mendimtarë. Medemek doers and shaker. Këtë javë po sjellin eventin në Parkun teknologjik në dalje të Prishtinës, me ligjeruese si Franziska Hoffman dhe Anila Smørgrav, punëtori të ndryshme, panair video lojnash dhe premtim për “atmosferë elektrizuese” për krejt ata që e përcjellin teknologjinë.
Me u inspiru: Ekspozita e modës inovative amerikane, Tiranë
Kryeqyteti i Shqipnisë e ka një nismë fantastike: me festu dhe u inspiru nga kultura e shteteve të ndryshme, tu organizu Javët e Kulturës Ndërkombtare. E tash a jeni gati për Javën Amerikane? Nga data 19 deri më 23 tetor, ftesa e Tiranës është të festojmë së bashku kulturën, traditat dhe artin amerikan! Një nga ngjarjet që po e veçojmë është ekspozita dhe punëtoria e Noor Bchara, një stiliste nga Nju Jorku që ka në fokus riciklimin dhe qëndrueshmërinë. Përgatituni për një kombinim unik të modës, teknologjisë dhe kulturës. Ekspozita sjell modën e reciklume nga Noor Bchara dhe punimet e saj të realizuara në workshop-in me studentët e Universitetit të Arteve, video lojëra dhe projekte teknologjike nga të rinj të talentuar si dhe produkte të punuara me dorë nga artizanë vendas.
Me vesh: DYVÓ Lab, Prishtinë
Mbasi veq po folim për modën e qëndrueshme, s’mujm pa e rekomandu edhe një brend kosovar të modës inovative me materiale të reciklume që koxha ka bo bujë këto javët e fundit me sfilatë të prodhimeve të veta në Javën e Modës në Milano. DYVÓ Lab prodhon aksesoarë lozonjarë, praktik, shumë-ngjyrësh - e sidomos rrypat i ka super fun edhe super të bukur. Shkojnë me stile të ndryshme kështu që hidhjani një sy - mbasi Milano po ju jep hapësinë, besojmë që kanë hapsinë edhe për kllozetin tuaj.
Me hangër: Te Muja, Prishtinë
Biftek, pire, turshi… Edhe nëj birrë a raki me shty? Mujën edhe s’ka nevojë shumë me rekomandu se është vend-takim gastronomik i njoftun në Prishtine, por ndoshta veç me ju përkujtu që vjeshta sjell ndryshimin e menysë, nga sallatat me domatet zemër-kau, në turshitë shqisë-provokuese. Muja ka meny të gjanë mishnash, gjellnash për ditë speciale, supa të ngrohta për ditë të ftofta dhe seleksion të mirë birrash dhe venash nga krejt Balkani. Është vend ku shihni kllabera mas hangoverit të partive, deputetë mas hangoverit të sesioneve parlamentare, edhe nëj ndërkombëtar a turist që dojnë pak sulm yndyrnash, erëzash dhe shijesh tipike për këtë nënqiell.
E aty është gjithmonë edhe Muja, po ashtu karakter që krejt lehtë mundet me dal prej nëj filmi ballkanik ku pihet, hahet, shahet, dhe këndohet shumë.