Monday Marks, 19 gusht
Lista e përjavshme çka me pa e me dëgju, çka me përjetu e me hangër e qysh mu zbukuru këtë javë sjell rekomandime të llojllojshme e të kojshme, prej katër qysheve të Kosovës (e Strugës). Eksploroni!
Vera kadal-dale po i numron ditët e fundit të llejzinesit veror, mediat tjera janë të mbushuna me drama politike e sociale ama për shëndetin mental e inspirimin kreativ, na ju sjellim plot rekomandime nga muzika, teatri, gazetaria e gastronomia. Nëse jeni të disponum për pak hulumtim urban, netë të trenta dhe me shpenzu pak para për bizhuteri origjinale kosovare dhe ushqim organik edhe ma kosovar, ja ku është Monday Marks për javën e 19 gushtit. Na boni subscribe në Substack e follow në Instagram e Facebook për me marrë shpejt, shkurt e shqip contentin tonë.
Me dëgju: “Mitrovica International Jazz Days”, Mitrovicë
Mitrovica, ndoshta s’e keni dijtë është qyteti me jazz bendin e parë në Kosovë - falë menaxherave anglezë të minierave, qe kanë sjellë jazzin, pishinën e parë the fushat e para të tenisit, që para Luftës së Dytë Botërore. Edhe në dekadat e mavonshme, Mitrovica ka qenë burim i vërtetë i muzikës jazz dhe rock. Në vitet e fundit e ka edhe jazz festivalin ma të madh ndërkombëtar në Kosovë. Sivjet “Ditët e jazzit ndërkombëtar” po sjell performanca, punëtori jazzi, terapi shëruese muzikore (me organizatën e Down Syndrome Kosova) si dhe sesionet Jazz4Kids që e shpërfaqin bukurinë e muzikës jazz për më të vegjëlit. Lineupi ka mysafirë të shkëlqyeshëm, prej Gunhild Carling legjendare, deri te Francesca Tandoi Trio, Veda Bartringer e plot tjerë. Drejtoresha e festivalit Rona Nishliu me ekip e ka kriju një platformë të bukur, të zëshme dhe inspiruese. So let’s meet in Mitro!
Me përjetu: “Sharrë”, Rugovë/Pejë
Krejt vera ka pas mysafirë dhe ngjarje me muzikë elektronike, edhe kjo javë po sjelle diçka të re për adhuruesit e elektros. Në lokacionin e njohur si Sharrë te malet e Rugovës, një lineup prej LUK, Florent V, Secret47 dhe Nart, premtojnë një kombinim të mirë prej house e deri n’techno, sipas organizatorëve “prej perëndimit deri në lindje”. I tërë eventi po duket paksa misterioz me pak informata, po lokacioni i papërpunum dhe natyra e Rugovës premtojnë eksperiencë unike.
Me dëgju: Singli “Sweet Lies” nga Qëndresa
Njana prej kangëtarëve qe na n’Suzanne e kena dëgju non-stop, pa-ja-da, është Qëndresa prej nga Londra. Qendresën e kemi njoftu sidomos gjatë viteve të COVID-it kur ishte prezente në Prishtinën e gjysëm-mbyllun, gjysëm-çelun me një prezencë rrezatuese. Kangën “Don’t stop” e kena pas në repeat, e tash ka dal me singlin ma të ri, “Sweet Lies”. Qëndresa është këngëtare e super sofistikume; edhe produksionin e ka gjithmonë të smutë (vetë i bën tekstet dhe production); edhe gigat nëpër botë i ka në lokacione super tempting. E ka një playlistë të çartë në NTS Radion e famshme, por muzika e saj është downtempo, me vibes të tetëdhjetave, me elektronikë dhe funk tepër mirë të kombinume, është qajo për të cilën gjithmonë e mirëpresim.
Duhemi pak me përshkru edhe videon: Çka na ka pëlqy në videon e kangës “Sweet Lies” osht Kosova që duket si një super-retro-loving vend, super nostalgjik (xhirimet janë të bome në KS). Në një skenë të spotit, Qëndresa prej një retro taxi, me veshjet e super dizajnerës kosovare që vepron në Zurich, Flaka Jahaj, me thonjtë sick tu e përzi çajin, prej super artistës Matale. Kështë që kanga e Qendresës është edhe burim i super referencave estetike me krejt këta njerëz kreativ të involvum, me një aterim n’Prishtinë. Qëndresa, hajde ma shpesh!
Me dëgju: Bllok party për përvjetorin e Posht’ & Lavjerr’s, Prishtinë
Për hapësinën Lavjerr’s kemi shkru edhe ma herët. Lokacioni mrapa Muzeut Kombëtar shërben si hapësinë punuese, por edhe pikë kreative, sidomos kur kombinohet me cocktail barin Posht’, që është biznes simotër. Këtë javë edhe Lavjerr’si dhe Posht’ po e festojnë një vit pune me një program prej 5 pasdite deri 5 mëngjez me krejt neo-yjet e qytetit, prej La Fazanit, Elsa Malës, Zwada e Sahati e deri te Eramah, Natelau, Kejsi, Ksenark, Tuana… Sounds good with these good sounds.
Me lexu: “In Kosovo, techno is a symbol of resilience”, Conde Nast Traveller
Botuesi Condé Nast është një nga shtëpijat më të mëdha botuese në botë, me revista të njohura si Vogue, The New Yorker, GQ, Vanity Fair, Wired si dhe Conde Nast Traveller. Mu te kjo revista e fundit doli një artikull i gjatë me plot informata dhe lavdata për skenën e muzikës elektronike në Kosovë. Autorja Lale Arikoglu ka shkru për krejt skenën duke e lartësuar punën e DJ’ve clubave dhe organizatorëve që e kanë bo Kosovën të njoftun botërisht. Në artikull përmenden, nëse jo bash krejt skena elektronike, atëhere së paku pjesa dërrmuese që është aktive sot, prej Patrik Ukiqit e Leo Lumezit dhe Servisit, deri te Zone, prej Spray k’tyne herë e deri te kolektivat e rinj Bijat, e Bliss Bliss Bliss, prej Dukagjin Lipës dhe Sunny Hillit si aktor masiv festivalesh masive - e deri te Rina Meta si trendsetere keen e skenës. Ja vlenë të lexohet krejt shkrimi edhe si një përmbledhje se çfar roli ka pasë skena elektronike në krijimin e identitetit të shtetit dhe ndjenjes së lirisë. Duken fjalë të mëdha këto, ama edhe partyt i kena pas të mëdha krejt këto vjet të pasluftës.
M’u zbukuru: Helios Jewelry, Prishtinë
S’kemi shkru shumë për modë, aksesorë e kozmetikë ama kena vendosë me ja nisë, se koxha biznese të vockëla, të mesme e pak ma të mëdha nga Kosova janë tu bo bum, duke kriju një pejsazh të madh të kreativitetit.
Dizajnerja e bizhuterive Sara Misini e ka brendin Helios me punime vetanake të arit, argjendit dhe perlave (me sub-brandin Gaia me punime nga porcelani/dheu). Dizajni kontemporan, sipas Sarës “inspirimin e marr nga natyra dhe materialet qe gjenden ne natyre. Helios përdor materiale dhe forma natyrale në bizhuteritë e mija, si guacat, koralet dhe perlat, dukë përmbushur më tej trashëgiminë e Zotit të Diellit, sepse këto elemente gjenden në pjesë të tokës ku mbizotron dielli.” Kështu këto bizhu, që origjinën e kanë prej rrëfimeve e legjendave antike (emni Helios personifikon Diellin), po vijnë te na të marume nga punishtja e Sarës prandaj edhe po ju rekomandojmë t’ja hidhni një sy sepse koleksionet e saj kanë koxha diversitet.
Me pa: Shfaqja “Babai dhe babai”, K’tu Fest, Strugë
Festivali “K’tu Fest”, mbahet tash e 11 vite në Strugë. Neve s’na ra (n’mend) me shkru ma herët për këtë seri ngjarjes por sot (e hane 19 gusht) nëse jeni afër, mundeni me pa shfaqjen “Babai dhe Babai” të Jeton Nezirajt, me regjisor Kushtrim Koliqi e me aktorët Ilire Vince, Bujar Ahmeti e Kosovare Krasniqi., ndërsa në Strugë shfaqjen e ka sjellë organizata e njoftun Integra.
Eshtë një copë teatrale që në shikim të parë doket dramë e zakonshme e një jete të zakonshme të një familje të zakonshme, por shumë shpejt shpaloset ngjarja që është gjithcka pos e zakonshme për një plagë të pashërume familjare. Shfaqja ka fitu plot çmime në festivale teatrale, kështu që ja vlen të shikohet. E na premtojmë që vitin e ardhshëm e mbulojmë K’tu-në në tansi.
Me hangër: Sos domatesh organike “Lisocka”
Besnik Huruglica, në Prishtinë i njoftun me nickun Glica, osht një karakter i qytetit që e njohin i madh e i vogël. Ka pasë edhe lokale dhe nisma të ndryshme biznesi por, mu sikurse mysafirja e podkastit tonë Jeta Deva, edhe Glica ka vendosë me hulumtu oportunitete të jetës e punës nga qyteti në fshat. Glica e ka themelu një fermë organike ku osht ka prodhon prej kërpurdhave, mjedrrave e deri te domatet e sallatat. Tash EkoFarm Lisocka ka dalë edhe me produktet e parë për treg pak ma t’madh, përfshi një sos tepër të shijshëm domatesh organike me brendin “Lisocka”. Që thotë Glica, “When life gives you tomatoes, stuff them!”