Monday Marks, 18 Nëntor
Edhe 43 ditë kanë mbetur deri në përfundim të çerekut të parë të shekullit 21. Për me ju mbushë ditët e mbetura me muzikë, art, libra dhe filma, ja lista e përjetimeve kulturore këtë javë.
Remember, remember, it’s a festive, cultural November. Java e tretë e nëntorit ka plot ngjarje urbane, patriotike, artistike, ndërsa na e bonëm një përzgjedhje eklektike, me gjithçka ka pak. E patëm edhe Festivalin e teatrit shqiptar “Mojsiu”, por aktoret dhe aktorët e Teatrit Kombëtar janë në grevë (me plot arsyeje! Solidaritet!) prandaj këtë javë s’po rekomandojmë shfaqje teatrale - por gjithsesi se ka plot ngjarje tjera.
Ismet Jonuzi, një artist që gjithmonë ka qenë prezent në skenë, vjen me ekspozitë në Galerinë e Fakultetit të Arteve, PriBeats ka party në EDHE, Hana Zeqa e përfundon rezidencën në galerinë Paper me një ekspozitë ekologjike; Ditët e Nëntorit po fillojnë në Gjakovë me një shfaqje opere; DJ Flow ka botu një roman intrigues i zhanrit fantazi; në Prishtinë po fillon edicioni i parë i Festivalit të Kompozitorëve shqiptarë; një album i bendit zvicërano-kosovar St.Franklin and Broken Winds po lansohet në Prishtinë; ndërsa e kemi rekomandu edhe hapjen e një platforme të re arti në Tulla Center në Tiranë, si dhe veshjet e studios së modës House of Saligias.
Me pa: Ekspozitë personale Ismet Jonuzi, Galeria FA, Prishtinë
Në vitet e para të pasluftës, kur u hap libraria Dukagjini, ka pasur edhe vepra arti dhe gjithmonë jemi intrigu me ca skulptura dhe grafika të Ismet Jonuzit, që tash është edhe Shef i katedrës së artit konceptual dhe mediave të reja në Fakultetin e Arteve. Me 19 nëntor Jonuzi ka ekspozitë retrospektive për 40 vjetorin e veprimtarisë. Jonuzi i ka skulpturat e famshme të recikluara nga mbetjet e armëve luftarake ndërsa në Galerinë e famshme Saatchi në Londër kështu i ka përshkru punët e tija me këto fjalë: “Puna ime përfaqëson shpirtin e plagosur të atdheut tim. Unë përdor të njëjtat armë nga lufta në Kosovë për të bërë skulpturat e mia. I zbulova në fabrikën ku ishin mbledhur për t'u shkatërruar. Këto armë janë bërë të padobishme dhe në një farë mënyre u kam dhënë jetë të re. Çfarë mënyrë më të mirë për të demonstruar hapur luftën e përfunduar”.
Me marr pjesë: Ditët e Nëntorit, Gjakovë
Nëntori është muaji i festave kuq e zi, Gjakova osht poashtu e kuqe, kështu që s’ka ku ma mirë me ja nisë festat e nëntorit se në Gjakovë. Festivali Ditët e Nëntorit mbahet në Pallatin e kulturës “Asim Vokshi”, organizuar nga Fondacioni për Gjakovën. Ngjarja e parë është shfaqja e operës së parë kosovare, “Goca e Kaçanikut“ nga Rauf Dhomi, ndërsa ditët tjera keni edhe koncert nga Petrit Çarkaxhiu, Ansambli i valleve popullore të Shqipërisë dhe płot ngjarje tjera që i mbulojmë javën e ardhshme. Programin e keni këtu, ndërsa biletat i bleni në Rave Travel.
Me kcy: PriBeats, E.D.H.E., Prishtinë
PriBeats osht degëz e muzikës elektronike nga PriFilmFesti, ndërsa me 22 nëntor sjell në maje të kodrës së Sofalisë edhe një event së bashku me restoranin/qendrën e kulturës alternative e.d.h.e. - me artistë nga Berlini, Torino dhe Prishtina, përfshi Lekë Berisha, Lorenzo Brich dhe Annina Musik. Shihemi te veni.
Me këqyr: Ekspozita e Hana Zeqa “Living Thread”, Galeria Paper, Prishtinë
Puna e Hana Zeqës, e ekspozume në Paper Gallery, përfaqëson një hulumtim të guximshëm dhe eksperimental të novacionit të qëndrueshëm brenda industrisë së modës. Hana ka qenë rezidente një muaj në programin Open Studio të galerisë Paper, Hana ka eksperimentu me teknika dhe materiale si bio-tekstilet, bio-plastikat dhe printimin 3D, tu sfidu qasjet tradicionale ndaj dizajnit dhe prodhimit të veshjeve. Ekspozita me titullin ma se të përshatshem “Living Thread” hapet me 19 nëntor, në ora 6.
Me lexu: Lulja e Mjegurit - Tehsadora, nga Faton Flow Loshi
DJ Flow osht i njoftun në pejsazhin e muzikës (herën e fundit e kemi dëgju me old school hiphop te bllok party i Andrrës dhe Zogait në Gërmi), por kush e njeh, e din që osht koxha fans i literaturës, video-lojërave dhe stripave të zhanrit të fantazisë dhe fanta-shkencës. Te na botohen tepër pak libra nga ky zhanër kështu qe gjithsesi duhet me rekomandu botimin e librit të Flow me titull “Lulja e Mjegurit - Tehsadora”, nga shtëpia botuese e dedikumë letërsisë fantazi Hyllix. Promovimi i librit mbahet në Galerinë Qahili me 19 nëntor, ndërsa na po ju jepim një citat sa për me shiju botën arkaike të Tehsadorës: “O ti shpirt i pastër që kalove Trikatetën dhe u lave në Flakën e Ftohtë të Tempullit Dritëkaltër të Malisit, ku bijtë e Diellit të Akullt të liruan dhe të hapën portalin për të dalë nga atje, ti dëshiron të largohesh nga MOSHA me vetëdije, apo jo?”…
Me dëgju: Festivali i kompozitorëve kosovarë, Prishtinë
Po hapet edicioni i parë i Festivalit të Kompozitorëve Kosovarë, një nismë që, sipas organizatorëve “synon ruajtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore të Kosovës përmes krijimtarisë muzikore.” Ky festival shërben si një platformë e e re për kompozitorët kosovarë, me qëllim bujar me hap “mundësi për një dialog të qëndrueshëm ndërkombëtar mbi vlerat dhe traditat tona.” Me 22 nëntor, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare mbahet koncerti hapës, ndërsa ka edhe master klasa, debate dhe ngjarje tjera. Ma shumë info gjeni në webfaqen e porsahapur.
Me dëgju: Albumi “Prishtina Tapes” nga St.Franklin & Broken Wings
Bendi zvicëran/shqiptar S.Franklin & Broken Wings sjell një dozë popi melankolik, me ndikim të folk muzikës anglofone, asi me kitarë dhe za të vetmum. Kitarist die vokalist osht zvicërani Philipp Konrad Labhart, viola nga Vesa Doli, çello nga Aurora Kabashi, trumpeta nga Adea Mala dhe vokalat ndihmës Leana Kerveshi dhe Anjeza. St. Francis albumin e tyne të ri e kanë incizu në Prishtinë dhe e ka emnin “Prishtina Tapes”. Nëse ju ka marrë malli për muzikë akustike indie, e cila karakterizohet nga melodi të qeta dhe harmonizime delikate, shkoni në promovimin e albumit në qendrën Defy Them, me 21 nëntor, në ora 20:00.
Me marrë pjesë: Platforma T-LAP, Qendra Tulla, Tiranë
Qendra Tulla osht e famshme n’Tironë dhe kanë shpallë nisjen e një programi të ri në skenën kulturore: TULLA - Live Art Platform. Sipas Tull “T-LAP është një laborator eksperimental që u ofron artistëve një hapësirë mbështetëse për të prezantuar punët e tyre në zhvillim, veprat e përfunduara ose eksperimente performuese. Është një vend ku artistët nga të gjitha disiplinat mund të shfaqin punën e tyne përpara një audience informale të përbërë nga studentë, profesorë dhe anëtarë të komunitetit të Tullës.” të premten, më 22 nëntor 2024 vjen shfaqja e parë e Platformës TULLA - LAP! Programin mund ta ndiqni prej orës 19:00 me këto pika: RRËMUJË – ekspozitë nga Llazar Dhimitri; MOZAIKËT ME FËMIJËT – prezantim nga artistët Saimir Strati dhe Aurora Strati; PËRTEJ MUREVE – teatër poetik nga Ina Baqoshi; KOLEKTIVI PRAG SPACE; TOGETHER ALONE – performancë skenike nga Artemis Beluli, Eva Gjika, Shanti Ismailaj dhe Ronaldo Kolgjokaj; LULE PLASTIKE – Instalacion nga Artemis Beluli dhe PERFORMANCË MUZIKORE – nga Ada Stefa.
Me vesh: House of Saglias
Çka osht Saglia? Eehh, emni o koxha inovativ, akronim i shkronjave të para nga shtatë mëkatet në latinisht. Medemek modë e inspirume prej: arroganca, shthurja, epshi, zilia, lakmia, zemërimi dhe përtacia. Ama ndoshta i kishim veçu veq tri të parat se teshat e House of Saglias jane luksoze, me plot epsh, për natët me plot shthurje. Përtacia nuk vërehet hiq, se kreacionet e Adelinës janë të bujshme, seksipile, mistike, ezoterike, të marume për gra të guximshme - pra perfekte për festat, partyt dhe nejat e fundvitit dhe jo vetëm. Mos t’harroj që modele në kolekcionin super sick osht Matale, DJ, artiste, çikë e guximshme për tesha të guximshme.