Monday Marks, 17 qershor
Filma në Prizren, ekspozitë në Shqipni, super muzikë të re nga dy artiste diverse, pastat e Pontes. Një javë e mirë po ju pret. Qe lista ku me shku, çka me pa, çka me hangër e me dëgju këtë javë.
Javën e kalume patëm numër rekord eventesh, koncertesh e ekspozitash, kështu që këtë javë po i kthehemi miksit pak ma të balancum, duke përfshirë edhe një restoran që na pëlqen dhe pak muzikë të re qe rekomandojmë ta dëgjojmë këtë javë. Praa…
Me dëgju: Elsa Mala
Elsa është një fenomen i Kosovës multitaskere. Shumë prej juve ndoshta ja keni pa emnin në kontekst të filmave dhe festivaleve ku ka marrë pjesë si aktore (përfshi Bienalen madhështore të Venedikut për paraqitjen në “Bota jonë” të Luana Bajramit). Elsa është edhe gitariste klasike prej moshës 9-vjeçare. Një çikë thuse e dalun prej filmave të Sofia Coppolës. Eh tash, Elsa është edhe këngëtare dhe këtë javë e lanson singlin ma të ri që e ka shkru dhe kompozu vetë me emnin “Table for Two”. Melodia një dream pop me një sound të bukur elektrik ama ku përzihen edhe elemente të rockut. Me një vintage stil si të kangës ashtu edhe të videos. Edhe video spotet e Elsës e kanë një kualitet ëndërrash, me video sekuenca të fëmijërisë apo qysheve urbane…
Me pa: ”Për hir të kinemasë”, kino Lumbardhi, Prizren
Një program i mirë filmash është duke u shfaqur në Kino Lumbardhi në Prizren nën siglen e projektit Cinema of Commoning. Sipas organizatorëve, Cinema of Commoning është një projekt që synon të krijojë rrjetëzim të nismave për kinematë alternative dhe për të ndarë ide dhe eksperienca. Përgjatë muajit qershor kinematë pjesëmarrëse në këtë program të shkëmbimit do të shfaqin filma në dhe të përzgjedhur nga kinematë Ajabu Ajabu (Dar Es Salaam në Tanzani), Metropolis Cinema / Cinematheque Beirut (Beirut në Lebanon), Kino Lumbardhi në Prizren, Kosovë, Cinematheque de Tanger (Tangier në Moroko), Yennenga Centre (Dakar në Sengal) dhe Salaam Cinema (Baku në Azerbajxhan). Këtë javë i keni dy filma nga ky projekt: How I Fell in Love with Eva Ras nga André Gil Mata dhe Islands of Forgotten Cinemas (Kino Otok) nga Ivan Ramljak.
Me dëgju: Eljesa Beka
Eljesën ndoshta e keni dëgju në Servis apo ndonjë event tjetër si DJ. Tash e ka çit një album me titullin ‘kam shumë për të thënë por jo ende’. Ky album është Komision ma herët këtë vit, për ekspozitën në Tiranë “Lule Kosova”, të kuruar nga Rina Meta. Sipas Eljesës, “ky album 40 minutësh, që më vonë do të lansohet në një kasetë, përfshin pjesë zanore të marra nga netët e vona me miqtë ose në vetmi, zile, zhurma ambientale, mesazhe zanore nga njerëz që i kam për zemër, elemente të muzikës shqiptare dhe fyellit, si dhe poezi personale. Përmes kësaj vepre muzikore kam synuar të paraqes një ritual zanor që përfaqëson një cikël dashurie në humbje dhe rikuperim të përhershëm.”
Me pa: Ekspozitë Laureta Hajrullahu, Bazamenti, Tiranë
Artistja Laureta Hajrullahu e ka një ekspozitë të quajtur “Shtysa feminine për...” të kuruar nga Maximilian Lehner, në hapësirën artistike Bazamenti në Tiranë. Laureta është artiste multimediale e lindun në Preshevë që jeton në Prishtinë. Puna e saj artistike eksploron privatësinë, gjininë, intimitetin, ekosistemet digjitale, video lojërat dhe të “ardhmet e pamundura.” Punën e Hajrullahut ndoshta e keni pa në Manifesta 14 apo te galeritë tona Galeria 17, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Lambdalambdalambda. Në Tiranë vjen një opus tjetër të punës së Lauretës, përsëri me pikënisje në stereotipet e trupit femëror në botën virtuele të video-lojnave. Sipas kuratorit, Laureta “mpreh shpata nga plastika, një material ky që i shpëton ciklit natyror të jetës, i dobishëm dhe toksik në të njejtën kohë”. Sipas shoqes tonë Rina Metës: “puna e saj essentially provon me kuptu cysh përkthehen metadata te njerezve (grave / çikave especially) në sene virtuale. E inçizon veten tu lujte lojna, mandej shton pjese në to si pjese e punes së saj ose i merr ato tools, ammunition prej lojnave, i bon skulptura fizike për me kuptu nëse në jetën reale diçka qashtu kish mujt mu përdorë per me u mbrojte”. Nuk po shpalosim ma shumë, por tu e marrë parasysh që vera gjen plot prej juvë në aksin e autostradës kombëtare, vizitoni ekspozitën nëse jeni në Tiranë.
Me hangër: Pasta në Ponte Vecchio, Prishtinë
Prishtina ka plot vende me hangër pizza t’mira. Do janë zinxhir pizzeriash me prodhim masiv, do janë unike me brum me tharm, ama për pizza - we’re covered. Problem na del me pasta. Përkunder dashnisë që kemi ndaj pastave, po get thjeshtë nuk dijm me bo pasta. Ose i zijmë shumë, ose qesim hopla ku s’qitet, nuk e dijmë çka, ama rezultati është që në Prishtinë njeri çuditnisht s’mundet bash me gjetë pasta t’mira. Eh, ka përjashtime! Një përjashtim i madh është një vend i vogël që quhet Ponte Vecchio, te rruga Fehmi Agani. Është një familje e tërë (baba, nana, dy çikat e mira) që punon në restoranin me 7-8 tavolina, po që ofron pasta tepër t’mira: të zime al dente, me harxh të freskët, pa yndyrë të teprume. Pasta ponte është e preferumja jonë, ama edhe pjesa tjetër e menusë është super. Ky restoran edhe pizza t’mira bon edhe kurthi ma i madh për shqisën e erës e shijës, e përforcume me buzëqeshjet e krejt familjes, është kur porosit gjysë pizze edhe gjysë paste me tiramisu në fund. Duket heavy, ama Ponte i ka edhe brumërat e lehta, si flladi veror në Itali.
Përndryshe ilustrimi i Pontes është i artistes Teuta Kelmendi që poashtu po e rekomandojmë ta checkiratni për aftesine e saj me i rikriju do vende e do sende të Kosovës.
Cover photo: Astrit Ismaili, July 2010.