Monday Marks, 14 tetor
Këtë javë po ju sjellim ngjarje kulturore nga Prishtina, kah Gjakova, Shkodra deri n'Tironë. Ka muzikë vokale, filma italianë, video art kontemporan, graffiti si dhe një revistë ballkanike në Londër.
Do t’jemi të sinqertë me juve, sa herë që po afrohet fundjava, jemi pak në stres se a ka mjaft ngjarje për javën pasardhëse, por deri në momentin kur po i botojmë këto rreshta në Monday Marks, po duhet me zgedhë e përzgedhë çka me rekomandu e çka jo.
So, it’s a full house prapë këtë javë, me festivalin e muzikës vokale në Prishtinë, shfaqje të filmave italianë në Kino Armata. Gjakova do të jetë nikoqire e shfaqjes së famshme teatrale “Koprraci” të Molierit, në Tiranë galeria fantastike Harabeli, në bashkpunim me Qendren Bind dhe Nilor Filmpo sjellin edicionin Tirana International Video Art.
Poashtu në Shqipëri, ma saktësisht në Shkodër është një ekspozitë e artistes që na pëlqen Arnilda Kyçyku me kuratoren që na pëlqen Edit Pula, ndërsa knej kufinit imagjinar, në Prishtinë ju ftojmë ta vizitoni një kand të ri të kulturës urbane, ku mundeni mu pajis me furnizime për graffiti, por edhe me pa ekspozita dhe me ble printa. Dy produkte interesante mediale për këtë javë? Një revistë dedikuar artit dhe kulturës së Ballkanit, botuar nga një entuziast kosovar i njoftun në Instagram, ndërsa nuk mujm pa e rekomandu edhe serialin “So Long Marianne”, dedikum jetës boeme në ishullin grek Hydra të kangëtarit Leonard Cohen. Bash qaj që e ka sjell kangën “Suzanne” që ka inspiru edhe podkastin tonë!
So here we go!
Me dëgju: PRIVOCALFEST, Prishtinë
PriVocalFest po mban edicionin e shtatë si festival dedikuar muzikës vokale, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare. Sipas organizatorëve “PrIVocalFest është ngjarje që sjell së bashku artistë nga këndvështrimet më të ndryshme të muzikës vokale”. Janë pesë netë si dhe Masterklas për Këndim me Maestro Raúl Giménez. Festivali do të hapet më datën 14 Tetor me sesionin “Eternal Echoes” të sopranos së njohur Adelina Paloja e shoqëruar nga pianistja Lirika Pula Kasapolli dhe kuarteti harkor Amati. Nata e dytë - Opera Night; Nata e tretë - Young Generation me artistë të rinj, pjesëmarrës të përzgjedhur nga masterklasi i udhëhequr nga maestro Raúl Giménez. Nata e katërt - There is quhet “Someone on Earth” me mexosopranoja Albane Carrère e shoqëruar nga pianisti Andi Duraku dhe Donjeta Cërmjani, violonçelo. Nata e pestë është koncert i titulluar “12 Months” të cilin e sjell kori Pro Ars udhëhequr nga dirigjenti Sasho Tatarchevski.
Me këqyr: Java e Gjuhës Italiane në Botë, Kino Armata, Prishtinë
Ciao! Java e Gjuhës Italiane në Botë është një ngjarje që mbahet që nga viti 2001 dhe me kalimin e kohës është kthy në një nga nismat më të rëndësishme kushtuar festimit të gjuhës italiane në nivel ndërkombëtar. Në Kosovë po shenohet me aktivitete të ndryshme, por ju rekomandojmë filmat italianë në Kino Armatë, “L'amore molesto” (1995), film nga Mario Martone dhe “Pinocchio” (2019) nga Matteo Garrone. Një dialog letrar dhe socio-kulturor i titulluar “Le Donne di Elena Ferrante – Gratë e Elena Ferrante” do të mbahet në Ambasadën Italiane pasditen e 18 tetorit, me fokus protagonistet femra të romaneve të Elena Ferrante të famshme.
Me pa: Shfaqja teatrale “Koprraci”, Gjakovë
Teatri Hadi Shehu ne Gjakovë është pika kryesore e skenës teatrale në qytetin perëndimor të Kosovës dhe atje këtë javë e keni një super komedi, ndër ma të famshmet, që vjen si shfaqje mysafire në teatrin gjakovar. Me regji të aktores dhe profesoreshës Arbnesha Grabovci Nixha me datë 18 tetor (e premte) ora 19:00 teatri hap dyert për “Koprracin”, një komedi klasike të dramaturgut J.P. Moliere, ama me një cast dhe twist të ri.
Me pa: Festivali TIVA, Tiranë
Tirana osht bo burim i pashterrshëm i nismave të reja në arte, sidomos ato vizuele, dhe shpesh Galeria Harabel del nismëtare kryesore. Tirana International Video Art festival është një nismë e tillë e re, me fokus në video art kontemporan dhe artistë mysafirë si Anri Sala, Stefano Romano, Lori Lako, Lek Gjeloshi, Filippo Berta, Anna Ehrenstein, etj.
Me pa: Ekspozita “Tirana n’Shkodër”, Galeria e Arteve Shkodër
Shkodrën na pëlqen me rekomandu se gjithmonë ja vlen për vizitë të shkurtë turistike me përmbatje kulturore. Galeria e Arteve të qytetit të Shkodrës është nikoqire e dy artisteve që sjellin imazhe të Tiranës Doris Graf dhe Arnilda Kyçyku, kuruar nga Edit Pula. Arnilda sidomos sjell piktura me skena super urbane, në stilin realist, por me hije pop-arti.
Me përjetu (e mu furnizu): Box 01, Prishtina Graffiti Shop
Kultura e artit urban moti ka qenë prezente në Kosovë, me nismat e para që origjinojnë që nga periudha e para luftës, me kolektivet e parë që kanë vepru në 2000-at e hershme por këto vitet e fundit Prishtina, Ferizaji, Mitrovica kanë fillu me promovu festivale dhe ngjarje me fokus ne graffiti dhe murale të medha, muzikën e nderlidhun. Por festivalet pa skenë lokale nuk janë të qëndrueshme, e tash osht çel një pikë e re dedikume bash entuziastave lokal të artit të rruges, nga kolektivi Q’art (ata të Meeting of Styles). Box 01 gjendet te Pijetorja në Ulpianë, te kuarti i artistave, dhe osht shitore e sprejave, galeri e vogël ku mundeni me ble punime, majica, etj dhe pikë vend-takimi i entuziastëve tër street style.
Me lexu: Revista “Balkanism”, Londër
Është një faqe instagrami Balkanism që ka me dhjeta mija followera dhe kontent dedikum Ballkanit, që osht koxha intriguese. Faqet për Ballkan nëpër rrjete sociale zakonisht lëngojnë nga dy, tri behane: ose janë jugo-nostalgjike dhe koxha relativiste ndaj pjesës tragjike të Ballkanit, ose jane sllavo-centrike, tu e injoru trashëgiminë shqiptare, greke, por edhe të grupeve ma të vogla si romët, çerkezët, etj. Balkanism s’i ka këto probleme sepse mbahet me konsistencë dhe kualitet (dhe korrektësi maksimale politike të llojit angazhues, përfshi mbulim të temave të randa por të nevojshme mu diskutu) nga një kosovar Arbër Qerka-Gashi, shkrimtar, kurator, studiues, artist vizual dhe producent, i bazum në Londër. Ka grumbullu edhe kontribues vullnetarë, dhe tash e ka botu edhe revistën e printume eponime “Balkanism”, krejt me crowdfunding nëpërmjet platformës Kickstarter. Urime Arbërit dhe ekipit të tij super divers!
Me kqyr: TV seriali “So Long Marianne”
Eeeh, këtu jemi pak në teren tonin. Ndoshta e keni lexu rrëfimin themeltar të podkastit dhe platformës tonë “Suzanne” (këtu e keni). Një pjesë të fajit e ka kangëtari boem kanadez Leonard Cohen e nëse doni me ditë ma shumë per to dhe jetën e tij, ose së paku një pjesë të jetës së famshme në ishullin grek Hydra, ku ka jetu me shkrimtarë, muzikantë e piktorë si Henry Miller, Allen Ginsberg, John Lenon, Eric Clepton, kqyreni serialin e ri që ka dal. Cohen në Hydra ka taku një gru norvegjeze Marianne Ihlen, kanë ble shpi në Hydra (e kemi vizitu këtë verë, osht në rrugën “Kriezi” të ishullit që poashtu ka trashëgimi enorme arvanitase, por ky është rrëfim për tjera herë).
Tash ka dalë një serial i bukur, inspirues, me aktorë tepër t’mirë dhe muzikë natyrisht t’mirë që quhet “So Long, Marianne”. Apsolutisht e rekomandojmë për këto ditë vjeshte, osht ndryshe prej sendeve tjera në TV.