Monday Marks, 13 maj
Javë e re, listë e re e ngjarjeve, ekspozitave, koncerteve, librave, që mundeni me i pa, lexu, dëgju këtë javë, kryesisht në Prishtinë + një rekomandim për një qoshe fastfoodi të ri aziatik.
Me pa: Ekspozita e Gjelosh Gjokajt, Galeria Kombëtare
Gjelosh Gjokaj quhej edhe “baba” i artit grafik të Kosovës. I lindun më 1933, para dy jugosllavijave, një lufte botërore dhe katër luftave ballkanike, Gjokaj është ndër artistët e parë kosovarë kontemporanë që filloi të ekspozohej në rajon dhe në perëndim. Ka vepra të mëdha e të vogla, piktura epike edhe grafika surealiste. Shumë prej tyne janë të famshme dhe të shfaqura gjithandej (si ai bariu i deleve me mollë në dorë). Kjo ekspozitë po organizohet për nderë të 90-vjetorit të lindjes së artistit dhe sipas informatës nga Galeria Kombëtare “përfshin vepra nga të gjitha fazat e zhvillimit të artit të Gjokajt. Ajo përbëhet nga dy koleksione të mëdha të artit të tij. Koleksioni bazë, me 75 vepra të artistit, është ai i Sead Gjokajt si dhe 18 vepra nga fundi i Galerisë Kombëtare të Kosovës, që duhet të jetë koleksioni më i madh institucional i veprës së tij.” Kurator është shoku jonë dhe i juaji Shkëlzen Maliqi.
Me lexu: Shpëtim Selmani
“Jam i vetmi që kam një libër në dorë. Dukem qesharak. Një mbeturinë e hatashme klasike. Nuk më ha palla për asgjë. Jam kryengritës bosh.” - kështë fillon “Libërthi i Dashurisë” nga Shpëtim Selmani, botuar nga Dukagjini më 2022. Po të njejtin vịt e ka botuar edhe një libër tjetër, “Balada e buburrecit” (poashtu nga Dukagjini), kështu që ndoshta mirë është me i lexu të dyjat përnjëherë. “Libërthi…” ka copëza reflektimesh të një jete të përditshme, që bëhen gjithnjë e më personale. “Balada e buburrecit” (me titull të huazuar natyrisht nga kënga e rock grupit Lindja) është pak ma vështirë me definu. Eseje, mendime, fragmente që përshkojnë territor të gjanë dhe tema të gjana, nga lufta e deri te paqja dhe shumeçka në mes. Shpëtimi është ndër autorët e paktë që nuk synojnë me qenë të pakuptueshëm si nëj vlerë artistike, kështu që reflektimet e tija absorbohen mirë. Dhe të shtijnë me mendu.
Me dëgju: Koncerti i Madonës në Rio
Krejt viti na ka kalu t’bombardum me koncertet e Taylor Swift, që quhej turneu mă i suksesshëm koncertesh në histori të muzikës. Tash ky konglomerat kapitalist po vjen edhe në Europë. Eeeeh. Badihava bon koncerte Taylor, apo Beyonce (që poashtu ka pasar turne të suksesshëm). Nana (dhe baba) i krejt koncerteve sivjet është Madona me performancën finale në qytetin brazilian Rio de Janeiro para 1.6 milion fansave. Po, po: ma shumë njerëz kanë shku në këtë koncert, në një mega dance floor të pllazhës Copacabana, se sa që ka banorë në Kosovë sipas regjistrimit që po ndodh. Plus koncerti ka qenë gratis. Koncertin e gjeni onlinë në faqe pak si ilegale si Solarmovies (prandaj s’po e qesim linkun), ama secili segment i koncertit dy-orësh është shfaqje në vehte. Madona është spektakulare, historike, seksualisht eksplicite, intime. Shpesh dalin imazhe burrash, grashë, gejash e strejterash t’u qaj (e tu u puth), edhe mundet fare lehtë me paramendu pse po qajnë në këtë koncert. Ndoshta edhe juve ju del nëj lot. A puthje.
Me pa: Lui Shtini në Lambda Lambda Lambda
Galeria e vogël e Katit dhe Izabelës, dy kuratoreve austriake të bajtne në Prishtinë, pas një rilokimi te kafet e vogla në Qafë, përsëri u rikthye te lokacioni i vjetër te tuneli përballë Hotel Grand, afër restoranit vegan Babaganush. Edhe u kthye me një seri ekspozitash tepër t’mira nga artistët e koleksioneve të Lambdës. Këto javë e keni piktorin shqiptaro-amerikan Lui Shtini. I lindun në Kavajë, por tash e shumë vite duke punu dhe jetu në Amerikë, Shtini e ka ba një emën në skenën e New York, me stilin e veçantë. Nuk është lehtë me u përshkru opusi i Shtinit. New York Times në një recenzion verpast të tij i pat përshkruar që kanë “repulsive allure” dhe “invasive beauty”. Këto punimet që janë në Prishtinë kësaj rradhe na doken ma reflectieve, ndoshta ma pak provokative për shqisën e të pamunit, më ftuese për m’u thellu në mendime me format repetitive dhe abstrakte që ftojnë për interpretime se çka janë dhe çka përfaqësojnë. Shkoni shiheni!
Me hangër: WokWok
Kanihere njeri don me hangër fastfood. Diçka të shpejtë që t’knaq pa menu shumë. Me dekada, opsionet e vetme që i kemi pasë kanë qenë bureku dhe qebapat. Diversiteti i fastfoodit është rrit ndjeshmërisht vitet e fundit, sidomos nëpër qendrat tregtare, që janë shëndrru në pika kryesore të socializimit vikendor për shumë familje. Për ata që e dojnë ushqimin aziatik, një opsion i ri u lansu me WokWok, një kënd me sushi dhe noodles në Prishtina Mall, “courtesy” e Alaudin Hamitit nga Big Brother. Dini pat thanë një herë “festoj vetëm kur ha”, dhe menuja e WokWok është festë për shqisa, ambël e idhtë, djegstë, butë, fortë. Ka menu të mjaftueshme me variacione të shumta të proteinave, sosave dhe noodles të orizit, si dhe komplete të ndryshme sushi.