Monday Marks, 1 korrik
Shkoj gjysa e vitit ama lista e koncerteve me i dëgju, ekspozitave me i pa, ngjarjeve me i eksperiencu, pijeve me i pi, veç sa po shtohet. E këtë jave kemi edhe dhurata: 10 bileta për një super event!
Vera e ka të vehtën, festivale gjithandej, topa vizëllues të diskos majtas e djathtas, ekspozita inspiruese përkundër vapës përvëluese… Këtë javë prapë po e sjellim një mori eventesh për krejt shqisat e mundshme, dhe në krejt anët e Kosovës. Një festival i rokut në Prizren, një festival i arteve urbane në Pejë, dhe plot do ngjarje e muzikë e mirë në Prishtinë. Edhe nime, mundeni mu ndal me një vend t’mirë me pi një pije t’lehtë (nejse s’është bash e lehtë) flladitëse-verore-natore. Prą, qe Monday Marks për javën që po fillon.
Me marr pjesë: Wuman Festival, Nerodime
Festival i dedikum muzikës elektronike t’bome prej grave. Koncept super, po na flen bile tepër edhe për produktin tonë Podcast Suzanne (ngojeni e bonjani subscribe kur keni kohë). Këtë vit festivali (i treti me rradhë) mbahet me 6 korrik në lokacion magjepsës të Nerodimës në Ferizaj. DJ mysafire janë plot në Wuman sivjet: Henri Bergman, Eramah (e cila e kalli Zone dhe UNUM para do jave), Mila Stern, Caren Callas, Adine Frost. Biletat i gjeni në Rave Travel. Ka edhe program tjetër si yoga, etj. Muzika elektronike tash veç o bo pjesë esenciale e pejsazhit të kulturës dhe muzikës te na e nëpër botë kështu që kur vijnë ngjarje që kanë twist interesant, mezi presim me i përjetu. E për 10 lexuesit e ri të faqes tonë kemi dhurata:
Me dëgju: Prizren Rock n’ Blues Festival
S’ka bash shpesh festivale të rock dhe blues muzikës në Kosovë edhe pse ka plot fansa që kanë qef me ngu pak old (e new) school rock. Prizreni tash e disa vjet e organizon një ngjarje të tillë, te fusha e qendrës të teknologjisë, ku ka qenë përpara KFOR-i gjerman. Festivali i Rock & Blues do të mbahet më 4, 5 dhe 6 korrik, ndërsa hyrja është falas! Këtë vit sipas organizatorëve, “kemi përgatitur një lineup të fuqishëm me artistë të njohur rajonal dhe ndërkombëtar. A jeni gati të kaloni një verë të jashtëzakonshme me ne?” Përgjegja është po, me i dëgju bendet prej Bojken Lakos, Vladko Stefanoski e Henry Ojutkangas, e deri te Grupi 403 dhe plot bende jazz, blues, metal, rock… Listë e gjatë performuesish për krejt shijet.
Me dëgju: Muzikë të re nga Sytë, La Fazani dhe Tomor Kuçi
Ndoshta jeni në deti tu i dëgju valët, ama edhe knej te vendi jonë me përroje, erdh një valë e re e muzikës, prej bendeve e kangëtarëve të gjeneratës Z (ndoshta edhe nëj milenial).
Tomor Kuçi gjithmonë ka qenë prezent në bende tu lujt rol në krijim të muzikës të mirë, por tash ka dal me projekt vetanak solo, e ka lëshu një single me titullin “Hyp mbi re”. Tekstin e ka shkru vet edhe muzikën e ka bo vet, videon e ka bo me Arbër Kuçin, një pop sen me sound r’n’b-ish e me melodi që t’mbet në vesh. Urime dhe sukese Tomor.
Arbër Salihu / La Fazani poashtu ka dalë me single të ri me titullin “Overdrive”. Si zakonisht, Arbëri po luan me krejt neve, partnerja e tij në jetë dhe art Likana Cana është omniprezente, si bashkëregjisore, editore dhe kostumograve - tu e konfirmu edhe një herë që të tont duhet m’u dashtë si çifti dancues i qytetit. Najs me pa edhe fotografin berliner Qazim Gashin, një fytyrë tjetër e keshun, të përfshim në projekt.
Sytë i kena taku në Nju Jork para do javëve, e tash bash në Nju Jork në kanalin televiziv FOX5 e kanë lëshu singlin e ri “Beat Goes On”, me melodinë indie-art-pop, që neve gjeth na sounditin si cutest summer French electronic pop, ama made in Le Prishtinë. Super Sytë Summer Sound (vërejtje: na kanë shti me kesh pak ata amerikant qysh e theksojshin Sytë/Suite/Sweet.
Me pa: Ekspozita “Covers”, Barbara Prenka, kuruar nga Zef Paci, Galeria MKRS
Galeria e Ministrisë së Kulturës ka kohë që po dëshmohet si një pikë e re fokale e artit pamor me super ekspozita. Pas shumë vitesh, e ka gjetë identitetin e vet në lokacionin që e ka bo lagjen Qafe të frekuentushme jo veq për Kafet e Vogla por edhe për art. Tash po na vjen një ekspozitë personale e Barbara Prenkas, të kuruar nga Zef Paci me titull ”Covers”. Ekspozita hapet me 4 korrik, ndërsa sipas tekstit kuratorial, “Barbara Prenka asht nji artiste e re, e vendit dhe e ardhun, që ndonëse studimet i ka në pikturë (një art jo ngushtësisht utilitar), kësaj radhe sjell jorganin, një objekt utilitar që ka udhëtuar nga bota e artizanatit në atë të design-it dhe të artit, nga teknika artizanale në atë industriale. Arësyeja e risjelljes sot të këtyne mbulesave gjendet ne ngarkesën e fortë simbolike që ato bartin për autoren, si dhe për mëtimin e saj se objekti i artit asht një jehonë që mbetë mbrenda nesh dhe asht i thirrun parreshtun prej kërkimit tonë për identitet.” Vlen të vizitohet 100%.
Me pa: Ekspozita “I kemi edhe 12 orë të tjera”, Pallati i Rinisë & Galeria 17
Me ju thanë të drejtën kjo ngjarje na u dok e mistershme 🤷♀️ - dhe nuk gjetëm ndonjë tekst kuratorial a ndonjë referencë përtej postimit në instagram, por lista e artistave ke me plotë emna të mirë (e shokë e shoqe tonë) kështu që ndoshta edhe ma mirë me lanë mister se çka është titulli dhe çka po na bjen kuratorja Catherine Nichols. Artistët pjesëmarrës janë Flaka Haliti, Oda Haliti, Dren Maliqi, kolektivi Haveit, Eshref Qahili, Dusi Ramadani, Zake Prelvukaj, Sead Rama e plotë të tjerë, kështu që ekspozita duket e popullume me plot talent. Duhet me shku patjetër me 5 korrik në ora 19:00 në Galerine 17, ndërsa me datën 6 korrik jane 4 performanca në Pallatin e rinisë. Ja vlen shumë me pa what’s the story…
Me pa: Ekspozita “Çdo verë e klikume”, nga Arijan Zymeraj dhe Miranda Gashi, Grand Hotel
E tash për diasporë pak se vera te na është stina e mysafirëve që na vijnë nga 4 anët e botës. Një ekspozitë veç është hapë por mund ta vizitoni këtë javë me titull “Every Summer Clicked”, me veprat e artistëve holandezo-kosovarë Arijan Zymeraj dhe Miranda Gashi, të kuruar nga Simon Kurti. Ekspozita është në katin e 6 të Grand Hotel Prishtina. Kjo ekspozitë organizohet nga Joan de Boer dhe prezanton perspektivat e dy artistëve me origjinë holandeze, të cilët, si plot tjerë nga diaspora, vizitojnë Kosovën çdo verë. Përmes imazheve, ata rrëfejnë përvojat e tyre dhe çfarë i bën ata të ndihen si në shtëpinë e tyre në Kosovë, si e sheh diaspora jetën në vend dhe si lidhet me skenën e artit. Sipas tekstit kuratorial, “ky zoom na jep një perspektivë të re se si jetojmë, çfarë vlerësojmë dhe çfarë harrojmë ndonjëherë. Titulli ‘Çdo verë e klikuar’ rrjedh nga një bisedë mes miqsh, një përzierje e artistëve të lindur në Kosovë dhe diasporë, të cilët rilidhen ose ‘klikojnë’ çdo verë. Ata e vlerësojnë kohën e tyre së bashku, duke krijuar kujtime të reja në vendet ku janë rritur prindërit e tyre.”
Me marrë pjesë: Rrugë Fest, Pejë
Ky është edicioni i tretë i Rrugë Fest, një festivali në Pejë të Kosovës që, sipas organizatorëve, sjell “një festë të paharrueshme të artit dhe muzikës”. Mund ta paramendoni se do të ketë shumë grafite dhe murale mahnitëse, instalacione me realitet virtuel, koncerte muzikore dhe punëtori praktike të artit. Synimi i festivalit pejond është me i transformu hapësinat urbane dhe me frymëzu kreativitetin. Festivali urban në qytetin e Alpeve shqiptare mbahet nga data 04 deri më 07 korrik. Muzika është diverse, prej Elina Dunit e deri te DJ-et Gemza dhe Eramah, e deri te Buta. Plot yje botnore të skenës grafitti do t’jenë në Pejë.
Me pi: Moscow Mule në Servis Fantazia
Këtë verë pija që po na pëlqen ma s’shumti është Moscow Mule (se e ka akronimin e njejtë si Monday Marks: MM.) E krijume prej do amerikanëve që kanë dashtë me marrë vesh se çka ndodhë nëse e përzinë vodkën me ginger beer e me pak mentë, ju ka dal një kombinim që pëshpërit lezet e bërtet partyyyy. Servis Fantazia është vendi ku i pijmë koktejet tona - edhe ngojmë muzikën me sound sistemin ma të mirë në qytet. Veç një vërejtje, MM shërbehet në kupa të bakrit, e këtu na erdhë në gota xhami, po kjo s’e prish fort eksperiencën e një nate vere në Servis.
Hej... U kry edhe ky MM, see you next week!
Cover photo: Jetmir Idrizi, August 2010.