Monday Marks
Po ja nisim me një kategori të re në faqen tonë të Substack, me materiale inspiruese, ekspozita, artikuj, linka, muzikë a recensione, që na kanë pëlqy e po dojmë me i nda me juve. Ndoshta ju pëlqejnë!
Me lexu: Petrit Halilaj në Vogue dhe New York Times
Shoku jonë Petrit Halilaj tashmë është bo emër i njoftun i skenës së artit kontemporan europian, po edhe ma gjanë. Momentalisht e ka ekspozitën në Meksiko si dhe hapjën e ekspozitës në museun Metropolitan të famshëm të Nju Jorkut. Në Kosovë në vitet e fundit ka pasur dy punime të ndryshme por që kanë lanë shumë përshtypje: performancën multi-mediale “Shkrepëtima” në fshatin e tij të lindjes në Runik, si dhe instalacionin e yjeve për Manifestë në Prishtinë, e cila ende po qëndron maje Hotelit Grand.
Pasi që jo të gjithë munden me i pa live punimet e Petritit nëpër botë, po I rekomandojme dy shkrime në gazeta dhe revista tepër prestigjioze për komisionimin e fundit të Petritit në MET, një shkrim nga New York Times dhe një tjetër nga Vogue. Në të dyjat tregohet rrefimi i Petritit, inspirimi, lidhja me Kosovë, etj.
NYT: On the Met Roof, Skywriting His Way to Freedom
VOGUE: Artist Petrit Halilaj Is Bringing His Whimsical, Poetic Work to the Met's Rooftop
Me pa: Edi Hila në Galerinë e Ministrisë së Kulturës
Galeria e vogël në lagjen Qafa, që menaxhohet nga Ministria Kulturës, shpesh ka ekspozita tepër të mira me artistë të rinj e të vjetër, me përmbajtje të shumëllojshme. E tillë është ekspozita e piktorit nga Shqipëria Edi Hila, kuruar nga Shkelzen Maliqi. Edi ka shumë piktura monumentale, të stilit realist. Ekspozitat e tija janë gjithmonë të mëdha, me punime nga pejsazhi urban i Shqipërisë, objekte të papërfunduara buzë rrugëve apo portrete njerëzish në momente të kapura. Kjo ekspozite shkon në burim të veprimtarisë së Edit, pra dokumenton procesin e hulumtimit dhe ka shumë fotokopje me shënime, me ide të shtjelluara. Janë edhe dy nga pikturat më të famshme te Hilës. Vlen të vizitohet!
Me pa: Vahida Nimanbegu dhe Mersiha Resulbegoviq Mavriq
Një galeri e vogël por interesante vepron pak në dalje të Prishtinës me emrin Open Art Gallery. Zake Prelvukaj është kuratore e një ekspozite të dy artisteve shqiptare nga Mali i Zi. Hapja e galerisë para do ditëve tërhoqi shumë përfaqësues të korit diplomatik, gazetarëve dhe dahamirëve të artit që nuk kanë edhe aq shumë mundësi ta përcjellin krijimitarinë e re të krijuesve nga Mali i Zi. Ne shpesh shkojmë në pushime në Ulqin, por pak kemi ndërveprim me artin e kësaj zone, sin ë pikturë ashtu edhe në fotografi apo formate tjera. Duke marrë parasysh që edhe piktoret si dhe kuratorja janë edhe gra, ne nga podkasti “Suzanne” e kemi edhe një arsyje ekstra me rekomandu ekspozitën.
Me ngu: Anita në UNUM
Festivali super i madh, super fun i muzikës elektronike UNUM në Ranën e Hedhun tash është bo destinim i padiskutueshëm për krejt fansat e muzikës dhe zbavitjes së mirë. Ekipi i UNUM gjithmonë sjellin një kombinim të emrave të mëdhenj por edhe artistëve që sapo po krijojnë emër në skenën e clubbingut. Unë për këtë listë po e veçoj Anita Bojnikun, që kemi pasë rastin me dëgju nëpër party dhe evente më të vogla, por që sivjet është para një crowdi ma të madh në UNUM. Muzikën e Anitës e du shumë edhe reflekton një energji dhe personalitet të saj super updated.
Me hangër: Pite me hitha
S’po rekomandojmë restorane kësaj rradhe po ndoshta një gatim që tepër na pëlqen: pite me hitha. Hithat janë koxha irituese kur i prekim, bile për njerëzi alergjik janë edhe të rrezikshme se e provokojnë një reagim në lëkurë që djeg shumë, por nëse pregaditen mirë si gjellë (dhe me dorëza dore!), janë bazë e mirë për pite – jo shumë larg spanaqit por me një dozë ma “edgy”. Nejse, provojeni nga receptet e gjyshës, s’keni me i ra pishmon!