Kosova sipas Ghiblit
Sagllam i keni ditët e fundit plot portrete nëpër rrjete sociale të inspirum nga filmat vizatimorë japonez Ghibli, të krijum me AI. Na e imagjium qysh ish dokë krejt Kosova sipas Ghiblit!
Ma s’pari të tregojmë kush/çka osht Ghibli? Studio Ghibli osht një studio e njoftun japoneze e filmave të vizatum, e themelume në vitin 1985 nga regjisorët Hayao Miyazaki dhe Isao Takahata, së bashku me producentin Toshio Suzuki. Kjo studio njihet për stilin unik artistik, përralla të bukura dhe emocionale dhe temat e saj të fuqishme që trajtojnë natyrën, shoqninë dhe marrëdhaniet njerëzore. Filmat e saj ma të njohur janë Spirited Away, My Neighbor Totoro, Princess Mononoke dhe favoritin tonë: Howl’s Moving Castle. Nëse s’i keni pa, këqyrini sa ma shpejt!
Studio Ghibli konsiderohet një referencë e randësishme kulturore për shkak të aftësisë për me krijuar rrëfime universale që përcjellin mesazhe për tema të randëishme si për shikuesit në Japoni edhe për ata në Kosovë: respekti për mjedisin, fuqia e grave, dhe vlera e jetës së thjeshtë e të patrazume prej zhurmës së jetës moderne.
Personazhet e Ghiblit doken thjeshtë të vizatume e tyre ama janë komplekse dhe shpesh kundërshtojnë stereotipet, tu frymëzu plotë artistë, kineastë dhe neve shikuesve. E platforma ChatGPT e ka kriju një filter që mundëson rikrijimi e imazheve sipas stilit unik të Ghiblit. Vetë autorët e Ghiblit s’jon fort të kënaqun me këtë cunami imazhes Ghibli në rrjete sociale dhe ja kanë nisë me discute edhe të drejtat autoriale se ChatGPT kurgjo s’ka pagu Ghiblin për këtë filter që i ka mush rrjetet sociale.
Eeee na vendosëm me (keq)përdor pak këtë mundësi dhe me lujt pak me imazhe të ndryshme të një Kosove të ghiblifikume dhe glorifikime, me plot diell dhe andrra të bukura, me art dhe jetë të nates, krejt bazume në foto dhe ngjarje të vërteta!
E bonem edhe një rikrijim të premtën natën kur Arlinda lëshoj muzikë në Bubble Pub!
Dhe fare në fund, ja edhe instalimi artistik i shokut tonë Petrit Halilaj dhe Álvaro Urbano titullume “Forget Me Not”, ekspozume me 2021 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, si pjesë e ekspozitës “Manifesta 14”:
I think this is very insulting to Miyazaki. Could you imagine if he could see this, which copies a style he dedicated his life to, and seeing images that took no effort to create? This is a video of him reacting to a presentation by AI designers, and he just roasts them:
https://youtu.be/ngZ0K3lWKRc?si=jzC8VwS9BE9EIA6l