Fitoni bileta falas për koncertin e Armend Rexhepagiq
Me 19 korrik ka mu mbajt koncerti i Armend Rexhepakiqit, njanit prej kangëtarëve dhe kompozitorëve ma te dashtun të muzikës shqip. A po doni me ardhë bashkë me Suzanne?
Armendi gjithmonë ka qenë i veçantë. Ka këndu pak ma ndryshe se shumica e tjerëve që e kanë përzi pop me folk. Osht veshë pak ma ndryshe dhe ka pasë prezencë pak ma ndryshe. Me motrën e vet Violetën kanë shënu një epokë te re në muzikën shqip, ndërsa me grun Aida Baraku janë bo power-couple i kompozimit edhe teksteve të plot e plot artistave tjerë, prej Jehona Sopit e Leonora Jakupit e deri te Tuna e Lori.
Hitet e Armendit janë plot ndjenja, edhe zani i tij osht i përkrym me interpretu si dhimbjet e dashnisë ashtu edhe gëzimet e qytetit ku Armendi ka lindë - Prishtinës.
Tash Armendi po vjen me një super koncert në qendër të Prishtinës me pru pak dashni të vjetër, me hite të këndume për disa dekada dhe kangët e reja të albumit të ri “Dashni e vjetër”. Koncerti ka mu mbajt në Pallatin e Rinisë, me 19 korrik, në ora 20:00.
Biletat gati janë shitë krejt, por mundeni m’i gjetë në RAVE TRAVEL, kompaninë kryesore kosovare për bileta, promovim të muzikës dhe organizim koncertesh.
Edhe Suzanne ka me qenë në koncert, e lexuesve tonë do t’i dhurojmë 2 bileta. Qysh? Lehte!
Bonja share postimit tonë në Instagram edhe bonani tag!
Fituesi i dy biletave shpallet me 18 korrik!
Për fund, qe një kangë e Armendit: