Daisies at someplace where something's going on..
Një muhabet freskues me Aurelën e Gresën për lansimin e platformës super intriguese në Kino Armata këtë javë dhe dëshirën e tyne të përbashkët për me kriju; për me lonë nji shejë në Prishtinë..
Arlinda: Tungjatjeta, Gresa dhe Aurela, po e lansoni një platformë koxha intriguese javën e ardhshme me emnin ¨Daisies¨. A po na tregoni pak se për cka bohet fjalë?
Aurela & Gresa: Ka ndodhë shumë natyrshëm–kur jemi taku para pak kohe, menjiherë e kemi identifiku te njona tjetra një dëshirë të perbashkët për me kriju; për me lonë nji shejë në Prishtinë. Në nji kohë kur në vendin tonë mbizotëron njëfarë plogështie kulturore, dhe mungojnë aktivitete qe zgjojnë kuriozitetin, thamë pse mos me kriju na vetë dicka? Një narrative që e ndëgjojmë shpesh është qysh ka qenë Prishtina ktyneher, nostalgji e përherëshme për nji kohë e ambient kulturor që nuk është i pranishëm sot–që ne mendojmë se mund të jetë pikënisje për me ushqy rininë sot drejt krijimit të hapësirës artistike të cilën me shumë shpresë, e kërkojmë. Kështu, në një mënyrë modeste, përmes eventit tonë të parë me 14 Gusht, ne po e nisim nji projekt, si duo, ‘Daisies,’ për të cilin kemi andrra të mdhaja, e të cilat me kohë shpresojmë t’i materializojmë.
Arli: Sivjet koxha do nisma të reja, të vogla por kreative janë lansu. Qysh e sheh platformën e juj në këtë arkipelagon e nismave? Me kon po bashkëpunoni dhe cili është objektivi juj artistik dhe shoqnor?
Aurela & Gresa: Sigurisht që shoqnia rreth neve është toka e plleshme nga e cila ka mbi ‘Daisies.’ Miqësia jonë, në fakt ka fillu në Kino Armata–në një prej vendeve të pakta në Prishtinë ku kultivohet kulturë alternative e dialog shoqëror, e që zhvillohet në menyrë shumë organike. Në shumë mënyra, Armata është shtëpia e ‘Daisies,’ për këtë arsye edhe aktiviteti jonë i parë do të mbahet aty. Objektivi jonë është thjeshtë me kriju dicka që na vetë kishim pasë qef me e shiju–qoftë event, publikim, aktivitet, e cka do që ka me e sjellë jeta para nesh.
Arli: Koncepti Daisies po dokët i ankorum në diskurs të feminizmit, reflektimit kritik, por edhe anti-establishment? A po na shtjelloni pak drejtimin edhe propozimet e juja si nismë, kah me shku na si shoqni?
Tu e nisë aktivitetin tonë me shfaqjen e filmit ‘Daisies’ (1966) nga Vera Chytilová që ka qenë kundërpergjigjje ndaj autoritarianizmit të kontekstit dhe shtypjes se patriarkatit me një qasje lozonjare, ne e kemi ma të lehtë me e ngulit aktivitetin tonë në një epos të ngjajshëm. Në fakt ne natyrshëm kemi gjetë afinitet me frymen e këtij filmi qe e pasqyron ndër te tjerash një vullnet vajzëror për me e marrë në dorë një situatë qe len pak vend për vajzat si subjekte me dinjitet–që është konteksti jonë lokal me të gjitha kompleksitetet që i kemi trashëgu–duke e pranu radikalisht gjendjen në të cilën veprojmë: duke e fillu aktivitetin tonë në urën lidhëse mes mediumeve tona të zgjedhura, filmit dhe fotografisë.
Arli: çka jeni tu lexu e dëgju momentalisht? Cka ishim dashtë me lexu për me hy ma thellë temave që po i çelni si kolektiv?
Aurela: Nji libër që unë e kam rilexu s’fundmi që mi ka zgju shumë sinapsa të fjetura është ‘Staying with the Trouble’ i Donna Haraway ku autorja na frymëzon me punu, me lujtë e me mendu përmes vështirësisë së bashkepunimit, cfarëdo forme qe e mer. E shoh si manual per mu hap ndaj jetës, ndaj të tjerëve, ndaj ambientit në një menyrë më primale që i tejkalon ndasitë sociale.
Gresa: Ndërsa një libër që më përcolli kohëve të fundit si një mirazh i rikujtimeve është “A Field Guide to Getting Lost” i Rebecca Solnit, i cili shtjellon dinamikat e monologut individual si dhe ato interpersonale, shoqërore si një pandashmëri kundrejt nevojës për lirinë e endjës së mendjes, duke e konsideruar të paçmueshme hapin drejt të panjohurës. Ne filluam këtë projekt në momentin kur Aurela mori rrugën për një qytet të ri të botës; vendosëm se deshira jonë e perbashkët per ta kriju nji platformë si Daisies, të jetë një prej shumë arsyeve qe na mban afër. “Let us love this distance, which is thoroughly woven with friendship, since those who do not love each other are not separated.”
Aurela e Gresa: Kanga e Daisies: