Curating the sound of Dokufest
Dokufesti është festivali më jetëgjatë filmik në Kosovë. Dokunights janë eventet muzikore që ja dhurojnë soundtrackun festivalit. Ja një mini-intervistë me kuratorët e muzikës Nitën & Leartin
Arlinda: Nita, po ja nis Dokufesti e me to edhe Dokunights, seria ikonike e eventeve muzikore që e përcjellin festivalin e filmit, si një lloj soundtracku i krejt festivalit. Ti ke qenë një nga nismëtaret fillestare të Dokunights. Pse është me rëndësi të ketë performansa muzikore në festival filmik?
Nita Deda: Dokunight si koncept ka ekzistu kur jam bashku në DokuFest por e ka pasë formën e nejave të vogla në një restoran, edhe kemi mendu që ka pasë shumë hapësinë po edhe qef prej neve me u zhvillu në një festival të muzikës. Kjo ka qenë koha kur Kosova ka qenë e izolume dhe Dokufest përmes programit te filmit e muzikës na e ka bo të mundun me kriju një hapësinë që na ka lidhë me botën, tu i pru koncertet që kena dashtë me i pa, po edhe tu ja tregu botës që ka ardhë në Prizren muzikën e vendit tonë.
Muzika ka qenë gjithmone pjesë e natyrshme e DokuFestit, edhe është rritë bashkë me programet e tjera të festivalit. Kultura organizative e DokuFestit ka qenë ambient inkurajues ku je shty me mësu tu provu e tu guxu me eksperimentu. Kjo shihet edhe në zhvillimin e DokuNights ku në 10 vite sa e kam drejtu, kam eksperimentu me zhanre të ndryshme të muzikës por edhe hapësina të ndryshme në qytet, janë kriju hapësina për kolektivet vendase me qenë nikoqir të netëve të tyre brenda programit e mandej kemi prezantu performanca që kanë qenë mes filmit dhe muzikës dhe plot që janë kriju enkas për festival.
Një moment i zhvillimit të DokuNights ka qenë poashtu kur e kam ftu Patrik Ukiq me u bashku në ekipën e programimit, i cili për disa vjet e ka pru shijën e tij fantastike të muzikës elektronike dhe e ka zhvillu atë pjesë tu e qu në një nivel krejt tjetër, dicka që ka vazhdu në dimensione tjera fantastike edhe prej Leartit ma tutje.
Pas pesë viteve, sivjet jam rikthy prapë me ftesën e festivalit për këtë edicion për me propozu programin e muzikës bashkë me Leartin, edhe muj me thonë që më paska marrë shumë malli!
Arlinda: Çka ka t're ne Dokunights sivjet?
Nita: DokuNights gjithmonë ka evolvu dhe është transformu, edhe edicioni i këtij viti e bjen në një format të ri me tre skena të ndryshme edhe një program që e kemi kuru bashkë me Leartin e për të cilin jemi krenarë.
Programi perfshinë një koncert nga kolektivi palestinez i muzikës shamstep 47 Soul, një performancë te krijume prej valltarit Tiran Willemse dhe muzikantes Nkisi enkas për Kalanë e Prizrenit, një rave në kala me një prej kolektiveve më ikonikë të Berlinit, Hypersoft, një performancë e re live A/V prej muzikantit eksperimental elektronik, Actress. Dy albume prej dy çikave kanë me u promovu ne festival; Agona Shporta me grupin e saj të jazz muzikantëve dhe producentja e muzikës elektronike prej Prishtinës, Eljesa Beka, që ka me prezantu albumin e saj të parë të ndjekur prej një performance live kuadrofonike prej producentit legjendar finlandez të muzikës, Aleksi Perälä. Herrensauna kthehet në DokuFest me një performancë speciale që përfshin kompozime zanore, skulpturë dhe këngë sufi me Gegezen, kurse grupi danez i muzikës pop, indie-rock, post-rock dhe elektronik, Efterklang, ka me prezantu një film dhe koncert në Kinemanë Lumbardhi. Festivali ka me u hapë me superartisten Aïsha Devi dhe ka me u mbyll me nje koncert prej Orkestrës Shkodra.
Qysh i përzgjedh performuesit edhe a e bon dhe qysh e bon ndërlidhjen në mes temës se Dokufestit dhe muzikës që e kuroni ju dy bashkë?
Leart: Përveç kësaj që e tha Nita, tu e marr parasysh sa vend i vogël jemi edhe sa shumë kemi nevojë me pa edhe me ni, saherë që m’ka ra me udhëtu edhe me qenë prezent në performanca dhe clubs që m’kanë bo me mendu, gjithmonë e kom pas atë mendimin: “sikur të kish qenë ky x person ose ky x tjetri me e pa këtë performancë ose këtë event, kishte me qenë shumë e bukur” - edhe kom vazhdu me një etje për me i pru këta artistë edhe me sjell nje storie të re në vendin tonë edhe me e nda këtë eksperiencë me njerezit tonë, me e nda një kujtim së bashku. Përveç këtyre përvojave, kurimi i një programi të tillë duhet me u mendu edhe me u konceptu me shumë kujdes, prandaj mendoj që Dokunights e ka pas gjithmonë vlerën e vet që nga dita e parë që është mbajt para shumë viteve.
Nita: Zakonisht është një proces i gjatë dhe shumështresor që përfshinë plot biseda me ekipën po edhe me Leartin në këtë rast, inspirim prej udhëtimeve në festivale të muzikës ose clubs, por edhe gjithmonë randësia që DokuNights me qenë platformë një dritare që e bjen botën në Kosovë por edhe e kuron muzikën e vendit dhe rajonit.
Arlinda: Çka jeni tu ngu je këto ditë?
Nita: Këtë track të Brian Eno on repeat:
Këtë set të Paquita Gordon: soundcloud.com/discover/sets/personalized-tracks::nita-deda:1687612761
Edhe këtë koncert të 47 Soul që i kemi në festival:
Leart: Ka plot momente kur obsesionohem me treka specifik edhe i ngoj me muaj, e qetash momentalisht janë keto:
edhe këtë set qe moti nuk kom ni diçka kaq te mire:
por këte set më poshtë jom edhe tu e ni edhe tu e kqyr sidomos min 31:00 deri 34:00
Me pas pare e resurse pa fund, kon e kishit thirrë ne Dokunights?
Nita - Laurie Anderson, Nick Cave, Nils Frahm, Fka Twigs, Patti Smith etc
Leart - Aphex Twin, Björk, Underworld, Traumprinz