Çka me lexu mirë për queer?
Është Java e Krenarisë në Kosovë, me shumë ngjarje, koncerte dhe paraden Prishtina Pride. Autorja dhe kuratorja Vesa Sahatçiu e ndan edhe një listë librash që dëshmojnë që "love is love".
Vesa ishte mysafirja e pare e podkastit Suzanne. Ka experience së jetuari në Zelandë, Amerikë, Angli dhe Kosovë, tash është kuratore arti dhe aktiviste në fushën e kultures por ka shkruar edhe poezi, të cilat i kemi ndarë edhe këtu në Substack.
Nëse në këtë qershor të vapes, qershiave dhe dredhëzave; në këtë Javë të Krenarisë, keni kërshëri për me lexu letërsi qe trajton tema të dashnisë, dëshires, e qenies jo heteronormative, zhytuni në këta libra te poezise, prozes, e eseistikes.
Përzgjedhje e ofrume nga Vesa:
Libri "Night Sky with Exit Wounds" nga Ocean Vuong është një përmbledhje poetike që eksploron temat e dashurisë, humbjes, identitetit dhe trashëgimisë kulturore me një gjuhë të fuqishme dhe të ndjerë.
Libri "Milk Fed" nga Melissa Broder është një roman që eksploron temat e urisë, dashurisë, dhe vetëpranimit përmes një tregimi të guximshëm dhe provokues për një grua që sfidon marrëdhëniet e saj me ushqimin dhe trupin e saj.
Libri "All About Love" nga Bell Hooks është një reflektim i thellë mbi natyrën dhe rëndësinë e dashurisë në të gjitha format e saj, duke sfiduar konceptet tradicionale dhe duke ofruar një vizion më të gjerë dhe përfshirës për të jetuar me dashuri.
Libri "My Cat Yugoslavia" nga autori tashmë i famshëm finlandez-kosovar Pajtim Statovci është një tregim kompleks që ndërthur realitetin dhe fantazinë për të eksploruar identitetin, migrimin, dhe marrëdhëniet ndërpersonale përmes përvojës së një shqiptari nga Kosova dhe maceve të tij të jashtëzakonshme.