Çka kena këqyr këtë vit n'TV?
2024 ka qenë vit bombastik për seriale televizive, shumicën e të cilave i këqyrim bashkë me shoqni, familje, dashni... Unë e Petriti folëm për serielet që i kemi këqyr sivjet - (pjesa e parë)
Fundviti osht i përkrym për me bo lista: listat e sukeseve dhe sfidave, listat e kangëve që na kanë pëlqy, lista e filmave ma t’mirë dhe librave ma t’lexum.
Edhe une në Suzannë mendova se çka me botu, çka me rekomandu, dhe ke krejt e natyrshme m’u fokusu në serialet televizive se koxha shumë kohë po shpenzojmë me Netflix, Amazon Prime dhe turli shërbimi streaming legal e gjysëm-legal…
E diskutimet ma t’shpeshta i kom me shoqni e familje. Pak na ka mbet prej kohës së pandemisë, kur krejt dyjeja u zhytëm në seriale. Ama besoj që pajtohemi se muhabet super osht kur pajtohemi krejtësisht për seriale që na pëlqejnë ose për të cilat hiç s’pajtohemi, se kanihere kemi shijet krejt të kundërta.
Por qe një muhabet me Petritin, për serialet televizive që na kanë pëlqy të dyve, dhe të cilat i kemi kqyr bashkë me rekomandim të njanit apo tjetrit. Kemi mu mundu mos me jep shumë spoilera nga vetë serialet, që me ju lon juve m’i zbulu vetë.
Arlinda: Hajde pe provojmë edhe këtë format të muhabetit online, në ditët kur kemi kohë ti dhe unë.
Po du je ja nis me serialin “Sunny” që shpejt m’ka lon përshtypje se i ka pasë krejt elementet që i adhuroj: pop artin, ngjyrat pastele dhe dizajnin e arkitekturën weird t’inspirum prej një verzioni futurist të 1980-ave (apo ndoshta 1970-ave?) me ngjarje dhe lokacion Japoninë!
Me Japoninë kam marrëdhanje speciale, kam qenë disa herë, atje e kam taku edhe Dea Lumën, neuroarkitekte dhe mysafirën e podkastit tonë. Zhanri i “Sunny” osht fantastiko-shkencor, që nuk osht edhe zhanri ma i preferum i jemi, me një rrëfim intrigues - por me një fund ndoshta jo bash edhe të kënaqshëm.
Petriti: T’ka pëlqy edhe soundtracki besoj i Sunnyt?
Arlinda: Poooo. Kur e përmenda pop art, menova me përmend edhe qat version të pop muzikës japoneze që osht shumë e lezeçme. Kanga kryesore “Suki Yo Ai Shite” nga Mari Atsumi m’ka metë në mendje me javë të tana. M’ka shti pak me hulumtu për vargjet lozonjare dhe plot dashni, shpesh tipike për kangët ritmike ose romantike në kulturën pop japoneze.
Jam pak e familiarizume me jazz japonez (tu falenderu DJ Gilles Peterson). Prej këtij seriali manej e zbulova kangëtaren Miki Matsumara me kangën “Mayonaka no door/Stay With Me”, një zhanër që quhet Japanese City Pop, që thjesht m’bon happy. E keni një podkast fantastik për Japanese City Pop te Maximum Fun. Ngojeni se pernime shumë mësoni. Po t’i kthehemi “Sunnyt”...
Petriti: Diqysh “Sunny” mu ka dok si një festival kulturor që përzin retron e do kohnave të kalume me një të ardhme robotike. Është si me këqyr Wes Andersonin tu pi kafe (a single malt whiskey japonez) me një J-Pop idol në mes të një pazari vintage! Kangët pernime janë një kaleidoskop tingujsh që t’i kujtojnë disqet e vjetra që i gjen nëpë LP shops a shpija të LP fanatikëve.
Kostumografia, besoj që pajtohesh osht si '70s disco me dal n’korzo me TikTok trends. Edhe atmosfera osht e mbushun me një ambëlsi shampite që t’i kujton përqafimet e një gjyshe imagjinare japoneze, ama në një botë full neon. Osht asi seriali që menihere e kap Shazamin. Rrëfimi osht për një amerikane t’martume me një japonez, inxhinier robotash, i cili bashkë me djalin e tyne t’vogël vdekë apo hup pas nje aksidenti te aeroplanit. Masnej përzihen mafiat japoneze, kamarieret e barave dhe gjyshet me agjendat e tyne. Krejzi. Por pajtohem që fundi len shumë për të dëshiruar. Diqysh bahet krejt ky kombinim tepër...
Po du me ta përkujtu që Sunny s’osht seria e vetme e inspirume prej Japonisë, se edhe “Shogunin” e kemi kqyr bashkë?
Une e mbaj në mend si n’mjegull serialin Shogun kur jom kanë fëmijë tepër i vogël edhe krejt simpatinë që e tregojshin çikat e tezes ma t’mdhaja se une, për Richard Chamberlain atëherë.
Ky versioni i ri i Shogun i fitoi krejt Emmyt, edhe me merite a po?
Arlinda: Veç edhe pak t’i komentoj teshat në Sunny. Tepër t’mira. Tepër Issey Miyake e Yohji Yamamoto. Tepër modë përtej kohës, që ke mujt me vesh dje, sot edhe munesh m’i vesh nesër. Nashta edhe qikjo ka qenë një arsye pse m’ka pëlqy Sunny. Rashida Jones osht aktore tepër e mirë me tesha tepër eklekike dhe nostalgjike.
E Shoguni osht ndoshta seria ma e mirë sivjet, apo e dyta ma e mira. Dhe ndër ma t’mirat këtë dekadë... 18 Emmys që i fitoj për gati krejt kategoritë kryesore dhe teknike vetë dëshmojnë sa spektakulare ka qenë seria.
Anna Sawai dhe Hiroyuki Sanada kanë role spektakulare, skenat e Japonisë mesjetare janë poashtu spektakulare, por natyrisht edhe rrëfimi romantik për anglezin e parë John Blackthorne që ka mbrri në ishujt japonez dhe dashurohet në japonezen e bukur dhe e “thith” kulturën japoneze și luftëtar shogun përnime osht njana prej atyne serialeve që zbavitesh edhe mëson shumë. Besom që sa herë e kam këqyr Shogunin, kom google sa kushton bileta me shku në Japoni.
Petrit: Po të besoj, se i kemi hallakatë bashkë biletat :) Ndoshta shkojmë me 2025?
Edhe une kam qef me u inspiru nga ajo anë e botës, ama për me nd’rru pak temën edhe serialin, një vend tjetër që absolutisht osht i integrum në atmosferën e një seriali është “The Penguin”.
Për mu ka qenë seriali ma i mirë i 2025. Gotham city, që osht një version i Nju Jorkut prej universit të Batman, absolutisht derdhet në çdo skenë të filmit. Ai Nju Jorku pak i zhyllaft, jo i Midtownit ku janë zyret, e as Sohos, ku janë turistat hipstera, po do pjesë pak ma të errëta, pak ma reflektive historisë së qytetit. Penguini osht produkt i stripave dhe karakter gati komik në novelat grafike dhe filmat e mahershëm por këtu vjen në një version të Sopranos. Colin Farrellin as nuk mundesh me vërejt si aktor, qaq mirë lun edhe qaq t’mirë e ka maskën. Thjesht osht personazhi Ozz Cobb që t’shtin me absorbu krejt ngjarjen, dialogjet, historinë e tij familjare.
Arlinda: E përmende Sopranos, edhe m’duhna me pranu që mu m’ka ikë krejt ajo periudha kur osht këqyr Sopranos dhe krejt sezonat i kom pa përnihere me 2023. Edhe po – The Penguin ka qenë serial që hiç s’ma ka qu mallin e stripave të Marvelit dhe botës së super-herojve.
Edhe Sopranos dhe The Penguin janë dy universe që flasin për moralin në botën e pamëshirshme të jetës në krim, por prej këndvështrime të ndryshme. Tony Soprano gjith I shkreti mundohet diqysh me mbajt nën kontroll dualitetin e shpirtit të tij— osht një baba po dhe një bos mafie, ama në Penguin mishërohet transformimi nga një njeri i zakonshëm në një ikonë të dhunshme, tepër të pamëshirshme, të krimit. Në të dy serialet Sopranos dhe The Penguin veç, pyetja osht e njejtë: a është njeri një produkt i botës së tij apo arkitekt i fatit të tij? Hijet tepër të errëta që i kanë në personalitet, a janë me t’leme apo produkte të mënyrës qysh janë rritë?
Petriti: Në të dy rastet, nanat janë koxha ndikuese në personalitetin e personazheve kryesore.
Arlinda: Po bre. Pak inati, se edhe në sezonin e tretë të The Bear (rol fantastik i Donna Berzatto prej artistës Jamie Lee Curtis), nana jep koxha një ndikim të kaosit që sillet në familjet respektive. A të ka pëlqy sezoni i tretë i The Bear?
Petriti: Po, por “The Bear” pak ja ka nisë mu bo repetitiv me qat atmosferën kaotike të restoranit. Pos rolit fantastik të Jamie Lee Curtis si matriarke e familjës, sezoni 3 nuk ka sjellë diçka të re.
Tepër më pëlqen kur ja nisin “yes, chef”, “no, chef”, edhe kemi dosta që janë chefa të mirë, prej Barcelonës e deri në Nju Jork, po në The Bear sivjet nashta ma së shumti më kanë pëlqy skenat kur njani prej ndihmësve në kuzhinën e restoranit në Chicago, shkon në Kopenhagenit me mësu për ambëlsina. Qajo qetësia shpirtnore e aktorit, kombinume me skenat e Kopenhagenit m’kanë flejtë shumë. Gjithmonë kom nostalgji për Skandinavi.
Arlinda: S’po m’hekët prej mendjës karakteri i nanës në do seriale.
Tepër u shqetësojsha me rolin e nanës te “Disclaimer” të Alfonso Cuarón, një serial tjetër që m’ka lanë përshtypje këto muajt e fundit. Veç pak fjalë edhe për to. Cate Blanchett osht tepër e mirë, ma s’kemi çka e lavdojmë ma shumë, po m’ka mush me ankth deri në fund. Konteksti osht që ajo e lun rolin e një gazetare të famshme, po nane jo fort të kujdesshme, edhe ballafaqohet me një akuzë për sjellje të pahijshme, masnej e përjeton mu kanë cancelled prej familjes, shoqnisë dhe punës por asnjëherë – deri në fund – nuk e dëgjojmë versionin e saj. Zanin e saj. Gati që e kom ndërpre së shikumi krejt serinë pë shkak qasaj ngulfatjeje. Po nejse, po ja la shikusve me këqyr vet.
Petriti: “Disclaimer” ka qenë përzgjedhje interesante për Cuarón. Tipi ka definitivisht një stil të vetin, ku ngjarjet janë gjithmonë shumë… kinematografike. Tensioni derdhet në skena edhe s’mundesh pa u koncentru. Paraqitje tepër e mirë edhe e Kevin Kline, që e lun babën e djalit në qendër të skandalit, por edhe e Sacha Baron Cohen. Me to e kom veq një problem, kurr s’muj me këqyr 100% seriozisht se gjithmonë m’del Borati ose Ali G, ose ai karakteri i atij frizerit austriak. Sidoqoftë, seriali ja vlen mu pa, edhepse ka marrë recenzione koxha negative.
Krejt në fund, hajt ama top 10-shin tond për 2024?
Arlinda: Sacha Baron Cohen e ka lujt tepër mirë, m’ka metë në mendje sa mirë e lun, edhe një akuzë që ja bon grusë së vet me një episod kah fundi, qaq e lun mirë rolin e burrit të pasigurtë.
Atëherë, pa ndonje renditje specifike, nashta edhe me do ma t’vjetra që sivjet i kom pa: Shogun, The Penguin, The Bear, Masters of the air, The Old Man, Disclaimer, House of the Dragon, True Detective: Night Country, Industry, La Maison, New Look, Hacks, gjysa e parë e Sunny... ti?
Petrit: Do i kemi ashiqare të pëbashkëta: Shogun, The Penguin, The Old Man, House of Dragon, po i kisha shtu edhe The Day of The Jackal, The Boys, Slow Horses, Lord of the Rings: Rings of Power, Blue Eye Samurai, True Detective: Night Country, 3-Body Problem, Fargo, edhe reality tv nashta e kisha përmend The Traitors. Koxha koncept inovativ dhe zbavitës.
Arlinda: E tejkalove koxha numrin – edhe m’duhna me përmend që soundtracki i Day of the Jackal shumë po m’pëlqen, por pe lojmë me qekaq.
Edhe krejt në fund, duhna edhe një serial me përmend. Do me thanë, me vite të tana s’kom mujt me duru qysh e këqyr The Walking Dead. Kurgjo s’më ka pëlqy hiç në atë serial. As zombitë, as story – edhe pse kurrë s’e kam pa ma shumë se 30 sekonda qe sa sezona osht tu shku, por sivjet e kom pa spin-offin The Walking Dead: Daryl Dixon, qe ndodh krejt në Paris edhe muj me thanë që ka qenë eksperienca jeme ma e mirë pos-apokaliptike qe moti. Plus me një episod, lun një rol edhe një shok i fillores Genc Jakupi.
Petrit: M’vjen mirë. Zombitë janë gjithmonë fun! E sonte çka po kqyrim?
Arlinda: Valla qetash kanë dalë edhe plot seria të reja, kështu që duhet edhe një vazhdim me bo t’këtij muhabeti!