Çikënia
Parathënia e libërthit "Girlhood", nga shkrimtarja, redaktorja, kuratorja Claire Marie Healy, botum nga muzeu Tate. Libri osht i dedikum figurës së çikës në art, pikturë, fotografi... Na pëlqeu.
“Çikat kanë qenë gjithmonë gjithkah. Kanë qenë me mu dhe përreth meje; presin qosheve ama afër meje, me qindra, me mija. I kam pa mrena kornizave të arta, të këqyruna nga çika tjera në ekskursione shkollore, me sy të lyme me laps të zi që takohen përmes shekujve. I kam pa në vitrinat e hapësinave ekskluzive të artit - terren i zakonshëm jo për nxanëse shkollash, por për koleksionistë të plakun të artit: ton ata burra që i kanë vlerësu këto përfytyrime të zojushave të pafajshme - ose ma mirë me thanë, që vlerësojnë çmimin që ato arrijnë.
I kam pa n’loop të pafund, në screenat e telefonit (këtu lëvizin ma shpejt sesa që dikush kish mujt m’i kapë skajet e fustaneve për m’i ju dhanë nëj titull). I kam pa t’u guglirat, buzëqeshjet e tyne janë të bleshme si imazhe komerciale; në rrjetet sociale, çikënia osht në shitje pak ma ndryshe, ma subtile. Derisa t’ja boj refresh feedit.
Kronikat e historisë së artit gjithmonë e sugjerojnë nëj titull anonim për të gjitha këto çikëni: “Portrait of a girl”. Kanihere osht “Portrait of a young girl” ose e përgjysmume, “A girl at half-length”. Kur nuk është Çikë, ajo është Zonjushë. Në Profil, ajo shmang shikimin tonë; ama ma shpesh, na këqyr drejt në sy.
Krytë dhe shpatullat e saj janë të studiume, modelume dhe vizatume, pikturume, imagjinume, riprodhume. Por në mes këtyne variacioneve të pafundëta - kësaj ushtrie anonime çikash - disa vizëllojnë ma shumë se të tjerat.
Sepse gjithmonë janë do çika që duket thuase dojnë me na tregu diçka se çka përban idetë tona të përbashkëta për çikëninë - janë këto çika që dalin nga kuadri për me komuniku me përvojën tonë të saj.
Edhe ky osht një rrëfim.”
(Librin “Girlhood” e gjeni këtu, ose porositeni në libraritë e qytetit)








