Andrra andrron old school-in
Një koncept i ri i block parties po lansohet në Prishtinë, me idenë që publikut t'i rikujtohet shkolla e vjetër e hip-hopit. Super muhabet me Andrra Nurkollarin për projektin REWIND. Ka me ju pëlqy...
Arlinda: Tung Andrra, ma s’pari urime diplomimin në Côte d’Azur, mas dyti çka është Rewind?
Andrra: Tung Arlinda, falemnderit shumë! Feels good me u kthy në Prishtinë fresh edhe full e motivume. Rewind është një projekt i ri, mirëpo është një vizion shumëvjeçar. Ndryshe thënë, është një kolektiv që ka për synim të organizojë një seri eventesh që synon me e rigjallëru skenën e muzikës hip hop & amp, rnb, sidomos atë ‘old school’.
Gjithmonë kam pasë qef me host a block party. Kush ka ngu e ngon “hip-hop” e din çka janë block parties. Në block parties, sidomos në ato që ka lëshu muzikë DJ Kool-Herc, s’ka pasë as VIP lounge e as shirita të “backstage”. Ka pasë njerëz të mahallës, që kanë ardhë me ngu muzike të mirë, me hangër e me pi. Që është pikërisht çka na synojmë me mbërri me Rewind, me shfrytezu hapësira të qytetit ku munden me u mbledhë njerëz që e respektojnë këtë koncept.
Koncepti po dukët ma chill, ndoshta edhe nostalgjik, a po të duket që kemi pak nevojë me ju kthy old -schoolit?
Rewind ka lindë më shumë si një nevojë, nevojë për muzikë të mirëfilltë. Ka kohë që në Kosovë, e sidomos në Prishtinë, servohet masivisht muzika elektronike, ose zhanret më komerciale të cilat nuk po mundem as me i qujtë hip-hop, andaj e kemi pa si të nevojshme fillimisht për vetën dhe shoqerinë e ngushtë me organizu diçka ku dëgjojmë kangë me t’cilat jemi rritë, ide kjo që mandej ka kalu në diçka pak më të madhe që kemi vendos me e nda edhe me të tjerë. Koncepti është chill, dhe po, është nostalgjik. Është chill sepse kemi vendosë me i mbajtë eventet të dielave, mbasdite, në mënyre që sidomos shoqnia jonë që kanë fëmijë tash, e nuk po ju dilet ne kllab, me e pase një “spot” ku me ardhe edhe me “chillit”.
Është nostalgjik, sepse është lloj i muzikës që e kemi ngu ndër vite. Kasetat, mixtape-at, tekstet e kangëve kanë lujt rol në formësimin tonë. Djemtë janë vesh si reperat, çikat janë mundu me u dokë si Aaliyah. Përpos muzikës, komplet ajo periudhë e të 90-tave edhe 2000-tave kanë lujt rol të madh në stilin e jetesës tonë si shoqni, tu u nisë nga vetja që gjithçka për mu në adoleshencë është sillë rreth basketbollit, muzikës e ndejave hip-hop.
Unë gjithmonë e thom, “Old school is the best school”. E sidomos në muzikë. Muzika e ka një fuqi te papërshkrueshme të kthimit të kujtimeve. Është si një portal i udhetimit në kohë. E me “Rewind”, emër ky qe e kena gjetë bashkë me Jungle në facetime, po mundohemi me i “rewind” edhe kujtimet e bukura që janë te veshuna me muzikë.
Pasi që Rewind ka edhe muzikë edhe kulinari edhe flea market, cila osht dita perfekte për ty, në Prishtinë apo kudo në Kosovë? Çka me ngu, çka me lexu, çka me hongër?
Për mu dita perfekte në Prishtinë është e dillja, pra dita kur kom kohë me hangër, me pi edhe me nejt me shoqni. Po në të njejtën kohë e dillja është lately shumë e zbraztë në Prishtinë, e për këtë arsye kemi vendosë me i dhonë diçka qytetit pikërisht në këtë ditë.
Në secilin vend që ka me u mbajtë një mbledhi e “Rewind”, ka me pasë edhe ushqim e fleamarket. Fleamarket kemi dashtë me pasë edhe për me pasë hapësirë disa dizajnera/e të rinj/reja me i shfaqë produktet e tyne, e edhe me u rishit teshat për me pasë sadopak ndikim në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
E për me hi në mood për Rewind, mundeni me ngu një prej kangëve t’mija t’preferume, që është Mos Def – Mathematics. E ka “the typical groove” që dojmë më e perçu.
Me lexu, Anthony Bourdain me librin “Kitchen Confidential”, për me e pa se si një “punk” e çmon ushqimin e mirë e skenën jo komerciale të asnjë gjëje në jetë.
Me hangër, mish edhi në “Edhe” – aty ku edhe është eventi jonë i parë (në Sofali).
Me pasë buxhet pa fund kon kishe pas qef me pru në Kosovë?
Fugees! Forever.